FJALOR MJEKESOR GERMA D


FJALOR MJEKESOR GERMA  D



DALTONIZËM
Paaftësi e syve të njeriut për të dalluar disa ngjyra, e cila 
i bën të ngatërrojnë sidomos të kuqen me të gjelbrën. 
Sëmundja e daltonizmit. Vuan nga daltonizmi.

DAMLLA
Sëmundje e rëndë që vjen nga gjakrrjedhja në 
tru ose nga mpiksja e gjakut në enët e trurit dhe që 
shkakton menjëherë humbjen e ndjenjave e pushimin e 
lëvizjeve, shpeshherë pa ndaluar frymëmarrjen e 
qarkullimin e gjakut; pikë. I ra (e goditi) damllaja. 
Vdiq nga damllaja. U ra si një damlla. 

DEHJE
#Dehja e thellësisë, turbullimi e humbja e 
ndjenjave që vihet re te disa zhytës pasi kalojnë 
thellësinë pesëdhjetë metra, kur nuk kanë marrë masa 
mbrojtëse.

DENTIST
Mjek dhëmbësh

DEPRESION
Gjendje shpirtërore patologjike e njeriut, që 
shfaqet me një lodhje të përgjithshme, me dobësimin e 
guximit e të vetëveprimit, rënie shpirtërore. Depresion 
moral (shpirtëror). Depresion mendor (psikik). 
Depresion nervor krizë nervore. Gjendje depresioni. 
Pati një depresion.

DERMATOLOG
Mjek për sëmundjet e lëkurës, specialist në dermatologji. 

DERMATOLOGJIK
Që ka të bëjë me dermatologjinë, që i përket 
dermatologjisë, Klinika dermatologjike. 

DËSHTIM
Ndërprerje e parakohshme e barrës dhe 
nxjerrja e pjellës kur s'është e aftë të jetojë jashtë trupit 
të nënës, prishja e barrës. Dështim i lejueshëm (i 
palejueshëm). Bëri një dështim. 

DIABET
1. Sëmundje që vjen nga paaftësia e organizmit për të 
përvetësuar sheqerin dhe që shfaqet me shtimin e 
sheqerit në gjak e në ujët e hollë, i cili del në sasi të 
madhe; sëmundja e sheqerit. Diabeti i sheqerit. 
2. Sëmundje që vjen nga disa çrregullime të sistemit 
nervor qendror e të sekrecionit të brendshëm dhe që 
shfaqet me etje të madhe e me shtimin e 
jashtëzakonshëm të ujit të hollë i cili nuk përmban fare 
sheqer, albuminë etj. Diabeti pa sheqer. 

DIAGNOZË
Përcaktimi i sëmundjes së dikujt nga mjeku. I 
bëri (i përcaktoi) diagnozën. Çfarë diagnoze ka? 

DIARRE
Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë të shpeshta e si 
ujë, heqja e shpeshtë e barkut. 

DIFTERI
Sëmundje e rëndë ngjitëse, që shfaqet me pezmatim të 
grykës, të mukozës së fytit e të hundës dhe prek 
zakonisht të vegjlit; fyt i keq, grykët e bardha. Difteria e 
shpendëve. Vaksinimi kundër difterisë. 

DIOPTRI
Njësi e matjes së forcës a të aftësisë së të parit; 
numri i thjerrëzës që korrigjon çrregullimet e të parit. 
Syze me dioptri. 

DISPANSERI
Institucion që merret me mjekimin e disa sëmundjeve të 
rënda e zakonisht ngjitëse (si tuberkulozi etj.) dhe me 
parandalimin e tyre, duke i mbikëqyrur e duke i 
kontrolluar rregullisht të sëmurët; ndërtesa e këtij 
institucioni. Dispanseri antituberkulare. Mjek (infermier) 
i dispanserisë. 

DISTROFI
Sëmundje që shkaktohet nga mungesa a nga varfëria e 
ushqimit ose nga përvetësimi i tij jo i rregullt; çrregullim 
në të ushqyerit e indeve, të organeve a të gjithë 
organizmit. Distrofi e rëndë (e thellë, e lehtë). Distrofi 
muskulore. Distrofia e mëlçisë. Distrofia e foshnjës. 

DISTROFIK
1. Që ka të bëjë me distrofinë ose me mjekimin e atyre 
që vuajnë prej saj. Spital distrofik. Çerdhe distrofike. 
Ndryshime distrofike. 
2. Që vuan nga distrofia. Fëmijë distrofik.

DIZENTERI
Mahisje ose zhvoshkje e zorrëve që shkakton dhembje e 
heqje të shpeshta barku, nganjëherë edhe me gjak; 
barku i keq, lëbarke. 

DOBËT
Që e ka trupin të pafuqishëm ose të hollë, të thatë e 
të brishtë; që e ka lënë fuqia (nga mungesa e ushqimit, 
nga ndonjë sëmundje, nga lodhja, mundimet etj.) (për 
njerëzit e për kafshët); që ka pak forcë fizike, që nuk i ka 
të gjitha vetitë e aftësitë e duhura fizike për t'i kryer mirë 
funksionet e veta; që mezi u qëndron kushteve të 
vështira natyrore, punëve të lodhshme, sëmundjeve etj. 
(për pjesët e organet e trupit); jo i shëndoshë; kund. i 
fortë, i shëndoshë. Fëmijë (plak) i dobët. 

DOKTOR
Mjek.
Doktori i kafshëve veteriner.

DOZË
Sasi e caktuar e një bari, aq sa duhet të pijë i 
sëmuri njëherësh, sipas këshillës së mjekut. Dozë e 
vogël (e madhe). Ia shtoi (ia uli) dozën. 

DRENAZH
Trajtim që u bëhet plagëve duke u vënë një gyp 
të posaçëm prej qelqi ose prej gome për të kulluar. 

DRENAZHOJ
U vë drena plagëve për të kulluar. I 
drenazhojnë plagët. 

DRENË
Gyp i posaçëm prej qelqi ose prej gome, me 
vrima a me fitil prej garze, që u vihet plagëve për të 
kulluar. 

DRENOJ
Drenazhoj.

DRITËGJATË
Që nuk mund të shohë mirë afër, por që sheh mirë 
larg, dritëlargët

DRITËGJATËSI
Të qenët dritëgjatë

DRITËLARGËSI
Dritëgjatësi

DRITËSHKURTËR
Që nuk mund të shohë mirë larg, por që sheh 
mirë afër, miop

DRITËSHKURTËSI
Të qenët dritëshkurtër





Indeksi

FJALOR MJEKESOR

No comments:

Post a Comment