FJALOR MJEKESOR GERMA E
EKZEMË
Sëmundje kronike e lëkurës që shfaqet me skuqjen e saj
dhe me flluska a puçrra të lëngëta ose të thata. Ekzemë
e lëngët (e thatë). Ekzemë e gjirit. Ekzemë në dorë.
EPIDEMI
Sëmundje ngjitëse që përhapet shpejt te shumë
njerëz në një krahinë, në një vend a në disa vende.
Epidemia e kolerës (e tifos, e gripit). Ra një epidemi. U
përhap epidemia.
EPILEPSI
Sëmundje e rëndë nervore që shfaqet me kriza të
herëpashershme e të papritura, gjatë të cilave i sëmuri
përpëlitet e nxjerr shkumë nga goja dhe humbet
plotësisht a pjesërisht vetëdijen; sëmundja e tokës,
punëhera. I ra epilepsia.
EPILEPTIK
Që lidhet me epilepsinë; që vuan nga epilepsia. Krizë
epileptike. Gjendje (asfiksi) epileptike. Njeri epileptik.
EUFORI
Gjendje shpirtërore e sëmurë, kur njeriu
pushtohet nga ndjenja të forta gëzimi, kënaqësie e
lumturie, e cila shkaktohet nga ndonjë sëmundje
nervore, nga veprimi i narkotikëve, i pijeve alkoolike etj.
No comments:
Post a Comment