FJALOR MJEKESOR GERMA H
HAPUR
Që zhvillohet duke dhënë shenja të dukshme
Formë e hapur e sëmundjes.
HARDHJE
Difteriti, gryka e bardhë. I doli hardhja
në grykë.
HARMI
1. Tuberkulozi i kockave (kryesisht për kafshët).
2. Sëmundje që bren e prish dhëmbët.
HELIOTERAPI
Mjekimi i disa sëmundjeve me anë të rrezeve të diellit.
HEMOFILI
Sëmundje e trashëgueshme, që shfaqet me rrjedhje të
shpeshta e të vijueshme të gjakut, sepse ai mpikset me
vonesë. Sëmundja e hemofilisë. Vuan nga hemofilia.
HEMORRAGJI
Rrjedhje e madhe gjaku nga organizmi, humbje e madhe
gjaku; rrjedhja e gjakut nga enët e gjakut; gjakrrjedhje.
Hemorragji e jashtme (e brendshme). Hemorragji në tru
(cerebrale). Hemorragjia e stomakut (e mushkërive).
Ndaloj hemorragjinë. Shoqërohet me hemorragji. U
dobësua nga hemorragjia.
HEMORROIDE
Sëmundje që shfaqet me zgjerim të venave në fund të
zorrës së trashë dhe që shkakton rrjedhje gjaku;
majasëll.
HEQIM
Mjek.
HERNIE
Sëmundje që shkaktohet nga shkarja e një organi të
brendshëm ose e një pjese të tij nëpër një të çarë në një
vend tjetër të barkut a nën lëkurë; qeska e formuar nga
organi që ka shkarë në këtë mënyrë; dhjami, dhjamthi.
Hernia e barkut. Hernia e diafragmës. Qeska e hernies.
HËNË
Sëmundja (lëngata) e hënës, sëmundja e tokës, epilepsia.
HIDROTERAPI
Mjekimi i disa sëmundjeve duke përdorur ujërat natyrore etj.
HIPNOTIZUES
Që të vë në gjumë me anë të hipnotizimit.
HISTERI
Sëmundje nervore te njerëzit shumë të
ndjeshëm, e cila shfaqet me turbullimin e
herëpashershëm të gjendjes shpirtërore e mendore dhe
shoqërohet me britma, me të qeshura, me dridhma, me
lot etj. çaste histerie. Krizë histerie.
E kapi (e zuri) histeria. Qeshi si me histeri.
HISTERIK
Që vuan nga histeria, që është i sëmurë nga
histeria; që ka shfaqje të histerizmit; që është
karakteristik për histerinë ose për atë që vuan nga
histeria: që shpreh histeri. Njeri (i sëmurë) histerik.
Grua histerike. Gjendje histerike. Britma (ulërima, të
qeshura) histerike.
HITHËS
Sëmundje që shkaktohet nga disa ushqime ose
nga disa lëndë dhe që shfaqet me njolla si flluska të
kuqërreme në lëkurë, të cilat kruhen e djegin, por
kalojnë shpejt.
HUAJ
1. Tumor që zhvillohet në pjesët e sëmura të organizmit;
2. diçka që ka hyrë në organizëm nga mjedisi i
jashtëm dhe ka zënë vend në indet, në organet ose në
No comments:
Post a Comment