FJALOR MJEKESOR GERMA I


FJALOR MJEKESOR GERMA I





IDIOT
Njeri me zhvillim mendor shumë të 
mangët që nga lindja, ai që vuan nga idiotësia.

IDIOTËSI
Mungesë e rëndë e zhvillimit mendor, 
zakonisht që nga lindja, të qenët idiot.

IMUNITET
Veti mbrojtëse që ka një organizëm për t’u 
bërë ballë disa mikrobeve ose për të mos u dëmtuar nga 
disa helme; aftësi mbrojtëse e organizmit për të mos u 
prekur nga një sëmundje. Imunitet i lindur (i 
vetvetishëm, i fituar). Imuniteti i fëmijëve. Ka humbur 
imunitetin. Jep imunitet (sëmundja, vaksina). Fiton 
imunitet (organizmi). 

IMUNIZOJ
E bëj një organizëm që të fitojë veti a aftësi mbrojtëse 
për të përballuar disa mikrobe e për të mos u prekur nga 
disa sëmundje ose për të mos u dëmtuar nga disa 
helme; i jap imunitet një organizmi, bëj që dikush të fitojë 
imunitet. Imunizoj fëmijët (nxënësit). 

IMUNIZUAR
Që ka fituar imunitet. Organizëm i 
imunizuar. 

INFARKT
Vdekja e një indi a e një pjese të një organi kur prishen 
ose kur mbyllen enët që e ushqejnë me gjak. Infarkt i 
zemrës. Infarkt i trurit (i mushkërive). 

INFEKTIV
Reparti i sëmundjeve 
ngjitëse në një spital. Të sëmurët (mjekët) e infektivit. U 
shtrua në infektiv. Punon në infektiv. 

INJEKSION
1. Injektim. Injeksion në muskul (në krah, në damar). 
2. Bar i lëngshëm, gjak etj. që shtihet me gjilpërë nën 
lëkurë, në muskul a në enët e gjakut me qëllim mjekimi 
ose me qëllime të tjera; gjilpëra me këtë lëng. Injeksion 
me glukozë (me morfinë). E mbajnë me injeksione (për 
një të sëmurë rëndë). 

INJEKTOJ
Shtie me gjilpërë nën lëkurë, në muskul a në 
enët e gjakut një bar të lëngshëm, gjak etj. për mjekim a 
për qëllime të tjera, bëj një gjilpërë. 

IRIQ
Mish i huaj që del në një pjesë të trupit a në një 
organ të tij dhe që është përsipër gjemba-gjemba. Iriqi i 
zi kanceri. I doli një iriq. Djeg (pres, heq) iriqin. 

IRIZË
Iriqi i zi, kanceri. Vdiq nga iriza.






FJALOR MJEKESOR

No comments:

Post a Comment