FJALOR MJEKESOR GERMA K



FJALOR MJEKESOR GERMA K





KANCER
Sëmundje e rëndë, që shfaqet zakonisht
me një bullungë në lëkurë ose në një organ, e cila vjen
duke u rritur dhe shkatërron indet e organet e tjera
përreth; tumor i keq që përhapet me shpejtësi në gjithë
trupin e njeriut ose të kafshës. Kanceri i mushkërive.
Kanceri i kockave. Kancer në gjak leucemi.

KARDIAK
1. Që ka të bëjë me zemrën, i zemrës; që lidhet me një
sëmundje të zemrës ose që shkaktohet prej saj.
2. Njeri që vuan nga një sëmundje e zemrës.

KARDIOLOG
Mjek i specializuar për sëmundjet e zemrës.

KARDIOLOGJI
1. Degë e veçantë e mjekësisë që merret
me studimin e me mjekimin e sëmundjeve
të zemrës. Kardiologjia e fëmijëve.
Studimet në fushën e kardiologjisë.
2. Sektor i veçantë në një klinikë ku
vizitohen të sëmurët nga zemra; pavijon i
posaçëm në një spital ku mjekohen këta
të sëmurë.

KATARAKT
Sëmundje e syrit që shfaqet me një perde
përpara kokërdhokut, e cila ndalon ose pengon të parët;
perdja e syrit.

KAVERNË
Zbrazëti e vogël që bëhet në mushkëri a në ndonjë
organ tjetër të trupit nga tuberkulozi ose nga ndonjë
sëmundje tjetër. Me kaverna në mushkëri.
Iu bë një kavernë.

KEQ
Tumor i keq, tumor që është vështirë të shërohet, kancer.

KIRURG
Mjek i specializuar për kirurgji. Thika e kirurgut.

KIRURGJI
Degë e mjekësisë që studion metodat për shërimin e
disa sëmundjeve me anë të operimit; mjekimi i këtyre
sëmundjeve me anë të operimit. Kirurgjia e
përgjithshme. Kirurgjia plastike. Kirurgjia e kockave (e
zemrës, e dhëmbëve). Klinika e kirurgjisë.

KIRURGJIK
Që ka të bëjë me kirurgjinë, që i përket kirurgjisë, i kirurgjisë;
që përdoret për operacione; me anë të operacionit. Anatomia
kirurgjike. Sëmundje kirurgjike. Pavijoni (reparti) kirurgjik.
Ndërhyrje kirurgjike.

KOKËRR
Kokrra e keqe (e zezë), pika e diellit.

KOKRRIZË
Puçërr e vogël, si kokërr rëre, në ngjyrë të
kuqe, që del në trup e përhapet shpejt; puçrrizë. Iu
mbush trupi me kokrriza.

KOLERË
Sëmundje e rëndë ngjitëse, që shfaqet me ënjtje e qelbëzim
të zorrëve, me heqje e me dhembje të forta të barkut, me të
vjella e me të ngjethura. Kolera aziatike.

KOLIT
Ënjtje a mahisje e zorrës së trashë. Vuan nga koliti.

KOLLË
1. Kolla e keqe (e zezë), tuberkulozi, veremi.
2. Kolla e mirë (e ëmbël, e bardhë), sëmundje ngjitëse
e fëmijëve zakonisht deri shtatë vjeç, që shfaqet me kollë
të fortë e të gjatë.

KOLLOFRUTH
Fruth

KONSULTË
Takimi i disa mjekëve specialistë për të
shkëmbyer mendime për gjendjen e një të sëmuri dhe
për mënyrën e mjekimit të tij. Konsultë e shpejtë. Bënë
një konsultë.

KONVALESHENCË
Periudha nga koha kur sëmundja është duke u shëruar
deri në shërimin e plotë të saj; përmirësimi i gjendjes
shëndetësore të një të sëmuri pas një sëmundjeje të
rëndë; koha e pushimit që i duhet një të sëmuri për të
marrë veten mirë para se të fillojë punën. Koha
(periudha) e konvaleshencës. Është në konvaleshencë.

KOQE
1. Koqja e mirë, lëmsh i vogël në ngjyrë të errët, që formohet
zakonisht në mollëzat e gishtërinjve e më rrallë në pjesë të
tjera të krahut dhe që të jep dhembje të forta.
2. Koqja e zezë (e ligë), plasja.

KRIPË
Lëndë e bardhë dhe e kristaltë që pihet për të
dalë jashtë kur jemi kaps; sulfati i magnezit.

KRIZË
Ndryshim rrënjësor në zhvillimin e një
sëmundjeje, që shfaqet me një keqësim të
menjëhershëm të të sëmurit; gjendje e rëndë
shëndetësore ose psikike që i vjen papritur një njeriu, i
cili vuan nga një sëmundje kronike. Krizë nervore.
Krizë zemre. Krizë në veshka. E zuri kriza. I kaloi kriza.

KROMË
Zgjebe.

KRONIK
Që ka filluar shumë kohë më parë e nuk është
shëruar; që zhvillohet ngadalë e nuk shërohet shpejt
(për një sëmundje). Sëmundje (plagë) kronike.

KRYEMJEK
Mjek me përvojë, që drejton, organizon e kontrollon
punën e mjekëve të tjerë në një spital a institucion
shëndetësor.

KUNDËRTRUP
Lëndë që prodhon organizmi për t'u qëndruar
sëmundjeve, për t'u mbrojtur nga disa baktere e nga
helmet e tyre etj., antitrup.

KUQ
Të kuqtë e madh, foka.

KUROJ
1. Bëj kura për të shëruar një sëmundje a për të
përmirësuar gjendjen shëndetësore; mjekoj. Kuroj
zemrën (bajamet, mëlçinë).
2. Mbikëqyr vazhdimisht një të sëmurë dhe i këshilloj
kura për t'u shëruar.

KURTESH
Sëmundje e lëkurës që shfaqet me disa puçrra që të
hanë; ngacmim në lëkurë që na shtyn ta kruajmë,
gjendja kur na ha lëkura. I ka rënë (e ka zënë) kurteshi.





Indeksi

FJALOR MJEKESOR


No comments:

Post a Comment