FJALOR MJEKESOR GERMA M
MADH
Lia e madhe, lia e dhenve.
MAJASËLL
Sëmundje që shfaqet me zgjerim të venave në fund të
zorrës së trashë dhe që shkakton rrjedhje gjaku;
hemorroide. Bar majasëlli. Vuante nga majasëlli.
MALARIE
Sëmundje e rëndë që shkaktohet nga parazitë shumë të
vegjël, të cilët ia fut njeriut në gjak mushkonja anofele
kur e pickon, dhe që shfaqet me ethe të forta e me të
dridhura, të cilat e zënë njeriun herë pas here zakonisht
në mbrëmje; ethet e kënetës. Malarie e vjetër.
Mushkonja e malaries anofelja. Ethet e malaries.
Paraziti i malaries. Përhapja e malaries. Zhdukja e
malaries. Lufta kundër malaries.
Vuante nga malaria. E zuri (e kapi) malaria.
MANI
Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i
ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye. Kishte maninë
e përndjekjes (e vetëvrasjes).
MANIAK
Që vuan nga mani
MARRËS
Ai të cilit i shtien gjakun që ka dhënë një tjetër
MELHEM
Qull i trashë, që përgatitet duke përzier barna
të ndryshme me lëndë të yndyrta, me të bardhën e
vezës etj. dhe që përdoret në mjekësinë popullore për të
mjekuar plagët; bar plagësh.
MENDOR
Që ka të bëjë me mendjen, që i përket mendjes; që
lidhet me aftësinë për të menduar a me veprimtarinë e
mendjes. Puna mendore. Forcë (fuqi, aftësi) mendore.
Ngarkesë (lodhje) mendore. Sëmundje mendore.
MENINGJIT
Pezmatimi e qelbëzimi i cipës së trurit, që shkaktohet nga
disa baktere.
MËLLË
Breshkëz. I doli një mëllë në kokë. Iu mbush trupi me mëllënj.
MIGRENË
Sëmundje që shfaqet me dhembje të herëpashershme e
të forta të kokës, zakonisht në njërën anë.
MIKROB
Organizëm shumë i vogël njëqelizor, që gjendet në
ujë, në ajër, në tokë e në qenie të gjalla dhe kalbëzon e
tharbëton lëndët organike ose shkakton sëmundje të
ndryshme; bakter.
MIOPI
Dritëshkurtësi.
MJEK
Specialist me arsim të lartë në fushën e mjekësisë, doktor.
Mjek ushtarak. Mjek ligjor.
Mjek kirurg, psikiatër, neurolog, gjinekolog, pediatër, okulist.
Mjeku i dhëmbëve, stomatolog, dentist.
Mjeku i syve, okulist.
Mjeku i kafshëve, veteriner.
Mjek për fëmijë, pediatër.
Mjeku i zemrës, kardiolog.
Mjeku i rojës.
Mjeku i familjes
MJEKËS
Ai që mjekonte njerëzit duke përdorur barëra e prime
sipas përvojës së fituar në jetë, mjek popullor; mjek.
MJEKTAR
1. Mjekës; mjek.
2. Magjistar.
MOLË
Sëmundje e rrezikshme për gratë shtatzëna, që
gërryen muret e mitrës dhe nuk lë të zhvillohet fëmija.
MURTAJË
1. Sëmundje ngjitëse shumë e rëndë, që shkaktohet nga
një virus i posaçëm, përhapet shumë shpejt, shfaqet me
zjarrmi e dobësi të madhe, me dhembje të forta në kokë,
në qafë etj. dhe sjell vdekjen.
2. Sëmundje ngjitëse shumë e rrezikshme, që prek disa
shpendë e kafshë, sidomos pulat, pëllumbat, derrat,
bletët e larvat e tyre dhe që zakonisht shkakton
ngordhjen e tyre; kolera e bletëve.
MYKTH
Sëmundje e gojës së fëmijëve të vegjël e të foshnjave,
që shfaqet në fillim me pika të bardha, të cilat më vonë
formojnë një shtresë në tërë cipën e gojës, të gjuhës e
No comments:
Post a Comment