FJALOR MJEKESOR GERMA N


FJALOR MJEKESOR GERMA N



NARKOTIZOJ
Vë në gjumë duke i dhënë lëndë narkotike; sjell 
në gjendje narkoze. 
E narkotizuan të sëmurin. E narkotizuan me eter. 

NARKOZË
1. Humbje e përgjithshme ose e pjesshme e 
ndjeshmërisë që shkaktohet me anë të narkotikëve, 
gjendje gjumi të thellë e pa ndjenja nga veprimi i lëndëve 
narkotike. Aparati i narkozës. I bënë narkozën. I doli 
narkoza. 
2. Lënda narkotike, që përdoret për ta vënë në gjumë të 
thellë e pa ndjenja një të sëmurë. I dhanë narkozën. 

NDËRHYRJE
Veprim i shpejtë dhe rrënjësor për të ndaluar 
zhvillimin e mëtejshëm të një sëmundjeje, operacion. 
Ndërhyrje kirurgjikale. Ndërhyrje e shpejtë mjekësore. 

NDËRLIKIM
Dukuri tjetër rënduese që shfaqet gjatë një 
sëmundjeje ose pas saj. Operacioni doli mirë, po pas tij 
pati disa ndërlikime. 

NDËRLIKOHEM
Shoqërohet një sëmundje nga një dukuri tjetër, 
që e bën më të rëndë. Sëmundja u ndërlikua. 

NDIHMË
Tërësia e veprimeve, që bëhen për të ndihmuar 
një të sëmurë ose për të mjekuar një plagë. Ndihmë 
mjekësore. Ndihma e parë mjekimi i parë që i bëhet një 
njeriu që sëmuret papritur ose që pësojnë fatkeqësi. 
Ndihma e shpejtë veprimtari për të dhënë ndihmën e 
parë mjekësore në rastet kur nuk mund të pritet dhe për 
t'i dërguar të sëmurët menjëherë në një qendër mjekimi. 

NDISHK
Tuberkuloz.

NDRYDHJE
Lëvizje e kockës së një gjymtyrë nga vendi i vet; 
pjesa ku është zhvendosur kocka e një gjymtyre. Pati 
një ndrydhje. 

NEFRIT
Pezmatimi i veshkave i shoqëruar me dhembje etj. Nefrit 
i qelbëzuar. 

NEGATIV
Që nuk ka shenja bakteresh, mikrobesh etj. në 
analizat e laboratorëve; që nuk është i prekur nga një 
sëmundje. 

NEUROKIRURGJI
Degë e kirurgjisë, që merret me mjekimin e sëmundjeve 
të nervave dhe të qendrave nervore. 

NEUROLOG
Mjek i specializuar për sëmundjet nervore. 

NEUROLOGJI
Degë e mjekësisë që merret me studimin e sistemit 
nervor dhe me mjekimin e sëmundjeve nervore. Reparti i 
neurologjisë. 

NEUROPSIKIATËR
Mjek specialist për sëmundjet nervore e mendore. 

NEVRALGJIK
Që ka të bëjë me nevralgjinë, që lidhet me 
nevralgjinë. Dhembje nevralgjike. 

NEVRASTENI
Sëmundje e sistemit nervor, pa ndonjë cenim të 
dukshëm organik, që shfaqet me dobësitë përgjithshme, 
me prishje të gjumit, me dhembje koke dhe me 
ndjeshmëri të tepruar ndaj çdo ngacmimi. Vuan nga 
nevrastenia. 

NËNGRUP
Nënndarje e një grupi, nëngrupet e gjakut

NGJITËS
Që ka aftësinë të kalojë nga një i sëmurë te një 
i shëndoshë, që përhapet nga një i sëmurë tek të 
shëndoshët (për sëmundjet). Sëmundje ngjitëse. Spitali 
(pavijoni) i sëmundjeve ngjitëse. Nuk është ngjitëse.





Indeksi

FJALOR MJEKESOR

No comments:

Post a Comment