FJALORI BOTANIK GERMA J


FJALORI BOTANIK GERMA J




JAMBALL 
Bimë bishtajore si shkurre, me kërcell të gjatë, me 
gjethe vezake, me lule të mbledhura në vile dhe 
me rrënjë të fuqishme të drunjta, që ka një shije 
të ëmbël dhe që përdoret për të përgatitur barëra 
të ndryshme, pije etj. 

JARGAVAN 
Shkurre a dru i vogël, me lule në ngjyrë vjollce të 
çelët ose të bardha dhe me erë të mirë, që mbillet 
në kopshte, në oborre etj. për zbukurim; lulja e 
kësaj bime; ngjyra vjollcë e kësaj luleje. 

JASEMIN 
Shkurre, zakonisht kacavarëse, me lule të bardha 
ose të verdha në trajtë ylli e me erë të mirë, që 
rritet në vende të ngrohta dhe që mbahet si bimë 
zbukuruese; lulja e kësaj shkurreje. 

JERMËSINË 
Dru ose shkurre shumë e ngjashme me dëllinjën, 
që ka erë të rëndë dhe bën kokrra të zeza. 

JONXHË
Bimë barishtore me kërcell të drejtë, me gjethe të 
përbëra në tri pjesë, me lule të vogla në ngjyrë 
manushaqe ose të verdhë, që mbillet për ta 
përdorur si ushqim për bagëtinë. 

JUTË
Bimë që rritet në Azinë Jugore e sidomos në Indi 
për të nxjerrë prej saj fije, të cilat shërbejnë për të 
bërë litarë, pëlhura të trasha etj.; fijet që nxirren 
nga lëvorja e kësaj bime.




FJALORI BOTANIK

No comments:

Post a Comment