FJALORI BOTANIK GERMA K


FJALORI BOTANIK GERMA K


KAÇE 
Bimë barishtore e vogël, që nxjerr në fillim të 
pranverës lule me petla të bardha në të 
verdheme a në ngjyrë vjollce dhe që ka në rrënjë 
një zhardhok me shijen e pjeprit të papjekur; 
zhardhokukësaj luleje. 

KADAIFI I TOKËS 
Kuskutë.

KAFE
1. Shkurre e vendeve tropikale, përherë e 
blertë, që bën kokrra të vogla, të cilat kanë 
brenda dy pjesë si gjysmërruzuj në ngjyrë të 
gjelbër a të përhime; 
2. kokrrat e kësaj shkurreje.

KAFE E EGËR 
Bar miu.

KAKAO
1. Druvendeve tropikale, përherëblertë, 
që bën kokrra të vogla të mbledhura në një 
bishtajë të madhe, të cilat bluhen e përdoren për 
çokollata dhe për një pije të veçantë me erë të 
këndshme; 
2. Kokrrat e këtij druri. 

KAKI 
Hurmë. Kaki e egër lloj hurme që 
bën kokrra sa një lajthi e të mbuluara me një 
shtresë të hollë dyllore.

KAKUTË
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të 
mëdha, që e ka kërcellin dhe lulesën si të 
shpendrës dhe rritet zakonisht nëpër kullota ose 
nëpër ledhet e arave.

KALLAM 
Bimë shumëvjeçare e vendeve të 
lagështa, me kërcell të fortë, të lartë, të drejtë, me 
nyja e bosh përbrenda dhe me gjethe të gjata e 
heshtore; kërcelli pa gjethekësaj bime, që 
përdoret për të mbuluar çatitë, për të bërë 
tavane, për gardhe etj. 

KALLAM SHEQERI
Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe si të misrit, 
me kërcell të drejtë e të gjatë, nga e cila nxirret sheqer.

KALLAMBOQ
Misër. 

KALLM
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell 
të gjatë, të hollë e të fortë, që rritet nëpër moçale 
dhe përdoret për të bërë tavanet e shtëpive etj., 
kundje.

KAMBANORE 
Familje bimësh barishtore, që bëjnë lule në trajtë 
të kambanës.

KAMOMIL 
Bimë barishtore njëvjeçare, që rritet në vende 
fushore e kodrinore dhe që bën lule si të 
luledeles e me erë të këndshme; lulja e kësaj 
bime, e cila përdoret në mjekësi si qetësues
sistemit nervor, kundër sëmundjeve të lëkurës etj.

KANADEZ 
Plep kanadez lloj plepi me trung të trashë e 
me kurorë të gjerë që bëhet deri 30 metralartë 
dhe jep shumë lëndë druri.

KANELLË 
Bimë shumëvjeçare e vendeve tropikale, me 
lëkurë që mund të hiqet dhe të përdoret në 
mjekësi ose në pije e në gatesa; lëkura e tharë e 
kësaj bime; pluhur në ngjyrë kafe nga lëkura e 
tharë e kësaj bime, që ka erë të këndshme dhe 
që u hidhet pijeve ose ëmbëlsirave për t'u dhënë 
erë e shije të mirë. 

KAPASTËR 
Lloj panje, me lëkurë të lëmuar, me gjethe të çara 
si pëllëmbë dhe me lule të ndara si dy grremça.

KAPINË
Manaferrë, ferrëmanzë.

KAPINOK 
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell 
katërfaqësh e të degëzuar, me gjethe vezake e 
me push, e cila bën lule të vogla e të bardha dhe 
rritet në toka djerre, nëpër gërmadha etj.

KARAFIL
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të 
dobët, me nyja e të degëzuar, me gjethe të holla 
e të gjata, që bën lule të bukura, me ngjyra të 
ndryshme e me erë të këndshme. 

KARAFILORË
Familje bimësh barishtore njëvjeçare, me kërcell 
me nyja e të degëzuar, me gjethe të holla e të 
gjata dhe që bëjnë lule të bukura, me ngjyra të 
ndryshme e me erë të këndshme; familja e 
karafilave.

KAROTË 
Bimë barishtore me gjethe të buta që dalin tufë 
afër rrënjës dhe me rrënjë boshtore më të gjerë 
përsipër e në ngjyrë tulle, që ka vlera të mëdha 
ushqimore; rrënja e kësaj bime, që përdoret si 
ushqim. 
Karotë e egër karotë që del nëpër toka 
kodrinore, rrënja e së cilës nuk hahet.

KASTRAVEC 
1. Bimë njëvjeçare, me kërcell të shtrirë përtokë 
dhe me gjethe të mëdha pëllëmbore, që bën një 
fryt të gjatë, të trashë e me ngjyrë të gjelbër; fryti
kësaj bime, që përdoret i njomë për sallatë ose 
bëhet turshi; trangull.
2. Lloj fiku që i bën kokrrat të mëdha e të gjata.

KASHËR
Xunkth.

KASHTË 
Bimë njëvjeçare, me kërcell të hollë, të këneta 
dhe përdoret për të mbuluar kasollet, për të 
thurur rrogoza etj.; kallamikënetës. 

KASHTËBARDHË 
Lloj kashtë e tokave të lagëta, me kërcell të 
mbushur me palcë, e cilaka gjethet të holla e me 
push dhe nxjerr një lulesë në trajtë kalliri me fara.

KASHTËKUQE 
Bimë e vendeve moçalore, e ngjashme me 
shqirrën, që e ka kërcellin të kuq e me tri 
degëzime.

KASHTËRROJË
Bimë barishtore me kërcell të gjatë, të 
drunjëzuar e me gjemba.

KAVAK 
Lloj plepi i gjatë e i hollë, me degë të drejtuara 
përpjetë, që rritet anës ledheve të arave ose 
anës rrugëve dhe e duron thatësirën; plep i butë.

KEPCË
Shelg i butë, thupër nga ky shelg për të thurur 
shporta, për të lidhur duaj etj.

KËLKAZË 
1. Bimë barishtore shumëvjeçare, e helmët, me 
gjethe të mëdha e të tulta, me lule të verdha dhe 
me një fryt në trajtën e kallirit të misrit,cili kur 
piqet mbushet me kokrra të kuqe. 
2. Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe të 
gjera e me zhardhokë, që përdoren si ushqim për 
derrat.

KËLPISHTË 
Bajame e egër. 

KËLYSHËZ
Ndajgjethëz.

KËMBËDELE 
Radhiqe.

KËMBËPATË 
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe si këmbë 
pate, që bën lule në trajtë të një lëmshi me ngjyrë 
të gjelbër në të verdhë dhe që rritet në vende të 
lagështa, anës rrugëve e nëpër ledhe.

KËMBËPULË 
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell si të 
egjrës, me gjethe të holla, me lule të verdha në 
trajtë kalliri, e cila bën fara si të fshesës dhe 
përdoret si ushqim për bagëtinë.

KËPUTJE
Bimë barishtore shumëvjeçare e tokave të 
lagështa, e ngjashme me fierin, me gjethe të holla 
e të lëmuara si ato të pishës, që këputen lehtë.

KËRP 
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të lartë, 
ngacili nxirren fije për të bërë thasë, litarë etj.

KËRPORE 
Familje bimësh (si kërpi etj.), me kërcell të gjatë, 
ngacili mund të nxirren fije për të bërë litarë, 
pëlhurë të trashë etj

KËRPUDHË
Bimë e tipit të ulët pa klorofil, që është zakonisht 
si një ombrellë e vogël, që nuk bën lule e fara, por 
shumëzohet me spore dhe rritet në livadhe e në 
pyje, në vende me hije e me lagështirë.

KËSULËKUQE
Lloj kërpudhe e vogël, në trajtën e një kupe, që e 
ka faqen e jashtme në ngjyrë si të kuqërreme.

KIKIRIK 
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell shumë të 
degëzuar dhe me gjethe të përbëra nga katër 
fletëza vezake, me lule të verdha, që bën në tokë 
disa bishtaja me dy-tri kokrra brenda; kokrrat e 
thara të kësaj bime, të cilat përmbajnë vaj dhe 
hahen të pjekura. 

KINË 
Bimë shumëvjeçare e vendeve të nxehta, me lule 
si vile, me lëkurë të hidhur, nga e cila nxirret 
pluhuri i kininës.

KLEKË 
Lloj pishe e vogël, që rritet si shkurre, me degë të 
shtrira përtokë dhe me lëkurë të përhime në të 
zezë.

KLLOGJËR 
Kërpudhë parazitare në trajtë brirësh të vegjël, 
me ngjyrë të errët në të zezë, që del mbi kallinjtë 
e thekrës, të grurit etj. në mot me lagështirë; 
kërpudha e thekrës; sëmundja e këtyre bimëve 
që shkaktohet nga kjo kërpudhë.

KOÇIMARE 
Mare. 

KOÇKULL 
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell si të urovit, 
që mbillet në toka të thata, bën bishtaja me kokrra 
të murrme në të zezë, dhe përdoret si ushqim për 
bagëtinë.

KOKOÇEL 
Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të 
degëzuar, me gjethe të buta e pak të 
dhëmbëzuara, që bën lule në ngjyrë të kaltër dhe 
rritet zakonisht në kullota, në toka jopjellore e 
nëpër ara; ngjyra e lules së kësaj bime.

KOLMUTH 
Ferrënuse.

KOLLOGJONË 
shih Murriz

KONOPISHTË 
Marenë. 

KOPËR 
Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të drejtë e 
pak të degëzuar, me gjethe të vogla e shumë të 
holla treshe, që mbillet nëpër kopshte e përdoret 
si erëz në gjellë.

KOQE LEPURI 
Shkurre që bën kokrra të ngjashme me rrushin, 
rrush me gjemba.

KOQËZ
Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të 
degëzuar, me gjethe të gjata e heshtake, me lule 
të vogla e të bardha, që bën një fryt plot me 
farëza të zeza.

KORTHITË 
Bisk që nxjerr druri i cungulluar, filiz që del rreth 
kërcurit të një druri të prerë, mitë. 

KOSTREVË 
Bimë barishtore njëvjeçare e egër, me kërcell të 
trashë, të fortë e të gjatë, me gjethe si halëza, që 
bën lule si të misrit, rritet në toka me ujë dhe 
përdoret si ushqim për kafshët; melipulës, meli
egër. 

KRAHJETË 
Mështekën.

KRAHNJERR 
Shkurre me degë të holla në ngjyrë gështenje të 
hapur, me gjethe si hala e me bisht të shkurtër, 
me lule në ngjyrë trëndafili të grumbulluara në 
vile, që bën fryte të vogla e të gjata, rritet më 
shumë në pyjet me pishë të zezë dhe përdoret 
për të bërë fshesa.

KREKË 
Dru i vendeve të ngrohta,ngjashëm me panjën, 
me lëvore të lëmuar në ngjyrë të kuqërreme, me 
gjethe të mëdha të ndara zakonisht në pesë 
pjesë, me lule të vogla, të blerta në të verdhë dhe 
me push, që bën fryte prej dy farash në ngjyrë të 
gjelbër dhe ka lëndë të fortë, e cila përdoret 
sidomos për të bërë vegla muzikore; krekëz.

KREKËZ 
Lulja a xhufka e zhukës

KRESHT 
Pishë e zezë.

KRIFSHË 
Shkurre a dru me gjethe gjithnjë të gjelbra, me 
lule të vogla, të bardha në të verdhë e të 
grumbulluara si vile në rrëzë të gjetheve, që rritet 
në çdo lloj toke dhe përdoret kryesisht si dru zjarri 
ose për të bërë qymyr; mret.

KRIPTOGAME 
Grup bimësh (si kërpudhat, fieri; etj.), që nuk çelin 
lule dhe nuk bëjnë fryte të vërteta, që i kanë 
organet e riprodhimit të fshehta dhe që 
shumëzohen me spore; bimë pa lule.

KRIPTH
Veshtull

KRISJE
Gram. 

KRIZANTEMË 
Lule vjeshte. 

KROCË 
Trëndafilegër, kaçe.

KROMË
Trëndafilegër, krocë.

KRUSPULLUK 
Madërgonë.

KRYELAKËR
Lakër e bardhë, lakër kungullore.

KRYQORE 
Familje bimësh që e kanë kurorën e lules të 
përbërë nga katër peta të vëna kryq 
(si lakra, sinapi, sheboja etj.).

KUFIRMË 
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të 
drejtë e të gjatë deri një metër, me gjethe të 
mëdha, me lule si kambanë zakonisht në ngjyrë 
vjollcë të çelur dhe me rrënjë të madhe, e cila 
përdoret në mjekësi.

KUKURAQ 
Taçe.

KULMAK 
Lloj xunkthi që rritet në vende moçalore e që 
përdoret për të bërë shporta, për të lidhur tufat e 
perimeve etj.

KULMETIN 
Lloj plepi me kurorë të gjerë, me trung të trashë e 
me lëkurë të lëmuar në ngjyrë hiri të errët, me lule 
të vogla, të blerta në të verdhë të varura si vile, 
që rritet zakonisht anës lumenjve dhe pranë 
bregut të detit; plepizi.

KULPËR 
Bimë shumëvjeçare me kërcell të hollë e të 
gjatë, me gjethe të vogla pendore e të lëmuara, 
me degëzime të holla që përdridhen në një bimë 
tjetër; me lule të bardha në të kuqe e me erë të 
mirë, rrënjët e së cilës përdoren në mjekësinë 
popullore.

KULLUMBRI 
Shkurre me degë të dendura e me gjemba, me 
lule të bardha, që bën kokrra të rrumbullakëta më 
të vogla se të qershisë, në ngjyrë blu të errët e 
me shije të athët; kumbull e egër; kokrrat e kësaj 
bime. 

KUMAK 
Bimë barishtore njëvjeçare e vendeve të ngrohta, 
me gjethe pak të zgjatura, me lule të verdha që 
dalin grumbull nga një bisk.

KUNDJE 
Lloj kallami i hollë, që rritet nëpër vende me 
lagështi e nëpër këneta dhe që përdoret 
zakonisht për resë tavani.

KUNGULL
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të 
gjatë zvarritës, me fletë të gjera sa një pëllëmbë e 
me lule, të verdha, që lidh kokrra të mëdha, në 
trajtë vezake ose gjatoshe e me fara brenda; 
kokrrat e kësaj bime që përdoren si ushqim.
Kungull i egër bimë barishtore e helmët, me 
kërcell kacavarës, që bën lule të bardha dhe 
kokrra të vogla e të zeza. 
Kungull ferracak stërkungull. 
Kungull ujës kungullujës. 

KUNGULLESHKË
Lloj kungulli që bën kokrra të holla e të 
gjata si tranguj, me lëkurë të butë në ngjyrë të 
bardheme; kokrrat e kësaj bime, që përdoren për 
gjellë.

KUNGULLUSH 
Lloj kungulli i egër, me gjethe të trasha, në trajtë 
trekëndëshi e me lule të verdha, që del vetiu 
nëpër gërmadha e toka të papunuara dhe bën 
kokrra të gjata e të tulta.

KUNUPICË 
Marenë

KUQËLARE 
Bimë shumëvjeçare, me kërcell të lëmuar e të 
gjatë deri në një metër, me gjethe të gjera e të 
ashpra, me lule të kuqe a ngjyrë trëndafili, që 
rritet në toka të lëna djerr. 

KUQËLORE 
Lloj kërpudhe me ngjyrë si të arit, që është shumë 
e shijshme në të ngrënë.

KURALË 
Kuralë gjarpri, hidhnaq.

KUSKUTË 
Helmëz.



FJALORI BOTANIK

No comments:

Post a Comment