FJALORI BOTANIK GERMA L
LABOT
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë,
me gjethe të gjelbra të errëta a të çelëta në të
verdhë, të ngjashme me ato të spinaqit, që mbin
nëpër toka të punuara ose mbillet dhe përdoret si
ushqim.
LAFSHAGJELE
Lloj kërpudhe johelmuese, qëngjan
lafshës së gjelit.
LAFSHË GJELI
Bimë barishtore me kërcell e me gjethe në ngjyrë
të kuqërreme dhe me lule të kuqe, të ngjashme
me kreshtën e gjelit, e cila rritet nëpër kopshte e
lulishte për zbukurim.
LAFSHINË
Bimë barishtore kacavarëse, me gjethe vezake
përherë të blerta, me lule në ngjyrë të kaltër a si
të bardha, që rritet nëpër gardhe, në pyje e në
vende me hije; menekshe gomari.
LAJTHI
Dru a shkurre e vendeve malore me klimë të butë
ose e vendeve të ngrohta e me lagështi, me degë
të holla e të lakueshme, me gjethe si zemër, të
gjera e me dhëmbëza anash që bën kokrra të
vogla me guaskë të fortë; kokrrat e kësaj bime, që
kanë brenda një thelb të rrumbullakët a pak të
zgjatur,cili hahet.
LAJTHIZË
Bimë barishtore njëvjeçare, që rritet në bjeshkë
në trajtë xhufke dhe bën lule me pak erë.
LAKËR
1. Një nga perimet kryesore të vjeshtës e të
dimrit që mbillet në kopshte e rritet si kokërr e
madhe me gjethe të gjera, të mbledhura e të
ngjeshura njëra mbi tjetrën.
2. Barishte të ndryshme të egra e të buta (si
lëpjetë, laboti, nenët, hithra, spinaqi etj.) që
përdoren si ushqim për njerëzit e për kafshët.
LAKËR DETI
Lloj alge e ujërave të kripura që bëhet e
rrumbullakët si kokë lakre.
LAKËR PATE
Bimë barishtore e egër, me gjethe si të dejëzës,
por më të vogla, me lule të verdha e me fara të
grumbulluara në vile, që rritet në toka me lagështi
dhe e hanë shumë patat e rosat.
LAKËR QENI
Bimë barishtore e egër, që rritet në kullota e në
vende me shkurre dhe që ka lëng të hidhur e
mund të helmojë kafshët që e hanë.
LAKËR E VERDHË
Bimë barishtore e egër, me lule të verdha e të
rrumbullakëta, me gjethe të vogla e me push në
anën e poshtme, që rritet në vende pa ujë ose pa
lagështirë të tepërt.
LAKËR ZOGU
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të holla, me
lule të grumbulluara dhe me fara të mbledhura si
xhufkë, të cilati hanë shumë zogjtë dhe që rritet
në lëndina e fusha.
LAKËRISHTË
Bimë barishtore ujëse, me kërcell të gjatë, me lule
të bardha dhe me gjethe të gjera gjithë push, të
cilat rrinë të zhytura në ujë.
LAPËRUSHE
Kërpudhë me kësulë të rrumbullakët, në ngjyrë të
bardhë në të murrme, që ka erë të këndshme dhe
që hahet.
LAPËRUSHKË
Lapërushe.
LAR
Dafinë.
Lari i egër (lari i zi) ashe, beronjë.
LARËZ
shih LARUSHK
LARTH
1. Ashe.
2. Urth.
LARUSHK
1. Lloj rrushi i egër, me kokrra të vogla si të
kuqërreme, të rralla e të athëta;
LAVERDHËZ
Shkurre kacavarëse, në shumë lloje, me gjethe e
me lule në trajta e në ngjyra të ndryshme, që
rriten nëpër pyje e kullota, anës ledheve etj. e
mbahen edhe si bimë zbukuruese.
LEPURUSHKË
Lloj kërpudhe e madhe, me kësulë të
bardhë, e cila hahet.
LEQIKË
1. Marule.
2. Radhiqe.
LERTH
1. Urth.
2. Hudhër e egër.
LESHNJE
Myshk.
LESHTERIK
Bimë e thjeshtë që nuk ndahet në kërcell, gjethe
e rrënjë dhe që rritet në det ose në vende të tjera
me ujë.
LËKORE
Radhiqe.
LËKUA
Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe të
mëdha e me lule të bardha në të verdhë që dalin
mbi ujë, e cila rritet në liqene e në ujëra të
ndenjura; lëpushë.
LËMASHK
1. Lëmyshk.
LËMYSHK
1. Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e në
trajta të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell e
në gjethe dhe që rritet në vende të lagëta; në ujë,
mbi trungun e drurëve, mbi gurë e tjegulla, mbi
mure etj.; myshk.
LËNGSHTRYDHE
Luleshtrydhe.
LËPJETË
Bimë barishtore shumëvjeçare në lloje të
ndryshme, me gjethe vezake a gjatoshe, që rritet
e egër ose mbillet në kopshte dhe përdoret si
ushqim për njerëzit e për kafshët.
LËPUSHË
1. Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe
të mëdha, me lule të bardha në të verdhë, që
rritet në liqene, në ujëra të ndenjura etj.; lëkua.
2. Bimë barishtore dyvjeçare, me gjethe
vezake e me push nga të dyja anët, me kërcell të
lartë deri dy metra, që çel lule të verdha në tufë.
3. Lloj lëpjete e hidhur me fletë të gjata e si
të kuqërreme që rritet nëpër hendeqe e në vende
me lagështirë dhe që nuk hahet; lëpjetë kali.
LËPUSHKË
1.LËPUSHË
LËVARËS
Emërtim i përgjithshëm për bimë
kacavarëse si hardhia etj., që ngjiten e kapen
nëpër degët e pemëve; shtalbës
LI
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të holla, të
gjata e me majë, me lule të vogla e të kaltra, nga
kërcellisë cilës nxirren fije për të bërë pëlhurë,
thasë, litarë etj. dhe nga farat nxirret vaj; fijet që
nxirren duke rrahur kërcellin e kësaj bime.
LIGUSTËR
shih VOSHTËR
LIKEN
Bimë e ulët, që përbëhet nga një kërpudhë e nga
alge, të cilat bashkëjetojnë e formojnë një
organizëm të vetëm mbi lëvoret e drurëve, mbi
gurë e shkëmbinj, nëpër mure etj.; shpërgëti; në
shumë grup bimësh të këtilla.
LILAK
Jargavan.
LIMON.
1. Agrume me gjethe gjithnjë të gjelbra, që
bën kokrra vezake në ngjyrë të verdhë të çelur;
2. kokrra e këtij druri me lëvore të trashë, me lëng të
thartë e me erë të mirë.
LIQE
Xinë.
LIS
Dru pyllilartë, me gjethe me dhëmbëza
anash, që lidh lëndë dhe që përdoret si lëndë
ndërtimi e për zjarr; dushk.
LISËN
Bimë e egër barishtore, zvarritëse ose
gjysmëshkurre, me gjethe të vogla vezake, me
lule të kuqërreme, të kaltra, të kuqe ose të
bardha, që ka erë të këndshme e në disa krahina
përdoret edhe si erëz për gjellë.
LIVANDË
Gjysmëshkurre shumëvjeçare, me degë të
shumta e të thjeshta, me gjethe vezake ose edhe
të zgjatura si heshtë, që bën lule të kaltra me erë
të mirë; trumzë e butë.
LOFATË
Dru a shkurre e vendeve të ngrohta mesdhetare,
me degë mjaft të lakueshme, me gjethe të gjera
në trajtë zemre dhe me lule ngjyrë trëndafili, që
çelin në tufë para gjetheve.
LOFATORE
Gjini drurësh e shkurresh (si lofata etj.) me degë
të holla e zakonisht të lakueshme, me gjethe të
rrumbullakëta e me lule të kuqe ose ngjyrë
trëndafili në trajtë vilesh, që rriten në viset
mesdhetare dhe lidhin bishtaja.
LOTZONJË
Barilot i zonjës, drekëz.
LOZE
Dredhë hardhie, kungulli etj.
LULE
Organi i riprodhimit të bimëve, që
përbëhet nga bishti, kupa, kurora, thekët e pistili
dhe që lidh kokrrën e formon farën; pjesë e
bimëve që përmban organet e riprodhimit të tyre
dhe që zakonisht ka petla me ngjyra.
LULE AKSHAMI
Bimë barishtore zbukuruese, me kërcell të lartë
rreth një metër, me gjethe si zemër, që çel afër
mbrëmjes lule të kuqe në trajtë hinke.
LULE AKULLI
Bimë barishtore zbukuruese me gjethe të tulta e
të veshura me një cipë të bardhë dhe me lule të
ashpra që nuk fishken.
LULE ALLE
Bimë barishtore zbukuruese, me gjethe të gjata,
të dhëmbëzuara e të tulta dhe me lule në ngjyrë
të kuqe të ndezur, që rritet nëpër kopshte dhe
lëshon lehtë farat përtokë.
LULE ARGJENDI
Bimë zbukuruese me gjethe si të portokallit, që
bën një lule të vogël të bardhë me pesë petla e
pa erë.
LULE ARUSHE
Dorëzonjë.
LULE BALSAM
a) Bimë barishtore, me gjethe të holla dhe me lule
të vogla ngjyrë portokalli e me erë të mirë, që
përdoret në mjekësinë popullore për të mjekuar
plagët; balç; lule gjaku;
b) Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe si
heshtë dhe me lule të verdha me pesë petla, që
del gjatë muajve prill-gusht nëpër vende me bar.
LULE BEHARI
Lule vere.
LULE BLETE
a) Bar blete, milcë;
b) Dorëzonjë.
LULE BORE
Luleborë.
ULE BRESHKE
Lulebreshkë.
LULE BRETKU
Zhabinë.
LULE BUALLI
Tatull.
LULE ÇALLME
Çallmare.
LULE DELEJE
Luledele.
LULE DERRI
Bar derri.
LULE DIELLI
Bimë njëvjeçare, me kërcell të gjatë e të trashë,
me lule të grumbulluara në një kokë të madhe si
disk e rreth e rrotull me petla të verdha, që
kthehet nga drita e diellit dhe që mbushet me fara
të zeza, nga të cilat nxirret vaj.
LULE DIMRI
Bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe të
rrumbullakëta e të tulta, me lule të bardha e me
erë të mirë, që rritet si bimë zbukuruese.
LULE DJATHI
Bimë barishtore e egër, me gjethe si ato të fierit,
me lule të verdha, që përdoret për të zënë
qumështin djathë.
LULE DUSHKU
Bimë barishtore e egër, me gjethe si ato të
dushkut e të mbuluara me push, që qel lule të
bardha.
LULE DYLLI
a) Bimë kacavarëse, me gjethe vezake të tulta, të
mbuluara me një lëndë si dyllë dhe me lule të
bardha në vile, që rritet si bimë zbukuruese;
b) Qumështore, lulequmështore, luleradhiqe.
LULE DHENSH
Luledele.
LULE ETHESH
Trikë, bar ethesh.
LULE FIERI
Bimë barishtore, me gjethe si të fierit, që rritet
edhe si bimë zbukuruese.
LULE FILXHANI
Lulefilxhan.
LULE FLORIRI
Bimë barishtore, me gjethe të gjata anës kërcellit
dhe me një boçe me lule të verdha në krye, që
rritet si bimë zbukuruese.
LULE FSHESE
Bimë barishtore, me gjethe në ngjyrë të gjelbër të
errët e me lule të bardha, që rritet edhe si bimë
zbukuruese dhe, kur thahet, përdoret për të bërë
fshesa.
LULE GISHTI
Luletogëz.
LULE GOMARI
Qumështore, luleradhiqe.
LULE GJAKU
Lule balsami, balç.
LULE GJARPRI
Bimë barishtore zvarritëse, me gjethe të vogla, me
degë të tulta dhe me lule të verdha e të kaltra, që
rritet fushave e pranë gardheve.
LULE GJELI
Lulëkuqe.
LULE GJEMBI
Ferrë gomari, gjembaç.
LULE GJIZE
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të drejtë e
me gjethe heshtake, që çel lule të verdha dhe
rritet zakonisht nëpër ara.
LULE HASHASHI
Hashash.
LULE KADIFEJE
Lulekadife.
LULE KASHTE
Bimë barishtore, me kërcell të lartë rreth një
metër, me gjethe të gjata në trajtë heshte, që
rritet në tokë të pastër, të lehtë e me shumë diell;
lulekashtë, lulebukje.
LULE KËMBORE (KAMBANE)
Lulekëmborë.
LULE KREHRI
Lulekrehër.
LULE KUNGULLI
Lulekungull.
LULE LAKRE
Lulelakër.
LULE LEPURI
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
drejtë, me gjethe vezake e me bisht të gjatë, që
çel lule të kaltra.
LULE LETRE
Luleletër.
LULE MAJI
Bimë zbukuruese, që kacavaret në mur dhe që
çel në maj lule të bardha ose të verdha e me erë
shumë të mirë.
LULE MBRËMJEJE
Lule akshami.
LULE MËLLAGE
Lulemëllagë.
LULE MËNGJESI
Bimë zbukuruese kacavarëse, me gjethe si zemër,
me lule të bardha, të kaltra ose ngjyrë vjollce dhe
me njolla e me vija të ndryshme, të cilat rrinë të
çelura vetëm në mëngjes ose në ditë pa diell.
LULE MIZE
Lulemizë.
LULE MOSMËHARRO
Lulemizë
LULE MOSMËPREK (MOSPREK)
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të vogla si
ato të mimozës, të cilat kurprek ulen poshtë,
mblidhen e rrudhen.
LULE NGJITËSE
Lulengjitëse.
LULE PASHKE
Menekshe.
LULE PESHKU
Bimë barishtore dyvjeçare, me kërcell të drejtë e
të lartë deri në një metër e gjysmë, me gjethe të
gjata të mbuluara me push, me lule të verdha e të
grumbulluara si kalli në majë të kërcellit, e cila
rritet në toka të varfra e në gurishte.
LULE PJATE
Bimë barishtore zbukuruese, me lule të vogla në
ngjyrë trëndafili e pa erë, e cila rritet e
rrumbullakët si rreth.
LULE PLEPI
Bimë barishtore rreth një pëllëmbë e lartë, me lule
të verdhë, të madhe e të rrumbullakët, që i ka
petlat të mbyllura si kupë.
LULE PRANVERE
Aguliçe.
LULE PRESHI
Lulepresh.
LULE QENI
Kamomil.
LULE QENGJI
Luledele.
LULE QUMËSHTORE
Qumështore, lulequmështore, luleradhiqe.
LULE QYQEJE
Luleqyqe.
LULE REZHDE
Bimë barishtore, që rritet mbi një gjysmë metri
dhe që çel lule të vogla ngjyrë jargavani.
LULE RRUAZE
Lulerruazë.
LULE SABAHU
Lule mëngjesi.
LULE SAHATI
Bimë kacavarëse, me lule të bukura në ngjyrë të
kaltër e të bardhë, qëngjajnë orës së xhepit.
LULE SAPUNI
Shkumëz, lulesapun.
LULE SYRI
Bimë barishtore me kërcell të drejtë, me gjethe të
rrumbullakëta si të vjollcës, që çel lule në ngjyra
të ndryshme e pa erë; menekshe e egër.
LULE SHARRE
Bimë barishtore e dendur si shkurre, me gjethe të
gjata, të tulta e me dhëmbëza anash, që çel lule
të mëdha të bardha, ngjyrë trëndafili ose të kuqe
dhe mbillet për zbukurim; gjuhë vjehrre.
LULE SHEBOJE
Shebojë.
LULE SHPATE
Shpatore, luleshpatë.
LULE SHQERRE
Luledele, luleshqerrë.
LULE SHQIPONJE
Luleshqiponjë.
LULE TAMBLI
Qumështore, bar tambli.
LULE THOI
Bimë zbukuruese, me gjethe të grumbulluara, të
holla e të shkurtra si hala pishe, por të buta, e cila
çel lule të verdha.
LULE VATHI
Lulevath.
LULE VEDRE
Lulevedër.
LULE VERE
Bimë barishtore me lule të verdha, që çel në verë.
LULE VEZE (VEJE)
Luleve.
LULE VIZHE
Lulevizhë.
LULE VJESHTE
a) Bimë barishtore e helmët, me lule të bardha në
vjollcë, e cila rritet në kullota me lagështi dhe çel
në vjeshtë; bar plakash;
b) Bimë barishtore shumëvjeçare zbukurimi, me
gjethe shumë të çara e të mbuluara me një push
të imët, me lule të verdha, të mëdha e pa erë, të
cilat çelin në vjeshtë.
LULE VRESHTI
Dorëzonjë, lulevreshtë.
LULE YLLI
Luleyll.
LULE ZJARRI
Lulezjarr.
LULE ZOGU
Gjuhënuse.
LULE ZONJE
Lulezonjë.
LULEAKSHAM
Lule akshami.
LULEALLE
Lule alle.
LULEBARTËS
Që çel lule, që ka lule.
LULEBLETË
Bar blete, milcë.
LULEBORË
1. Bimë barishtore njëvjeçare, me lule të bardha
ose të kuqe që rritet në vendet malore dhe që çel
menjëherë sapo shkrin bora.
2. Bimë barishtore shumëvjeçare zbukuruese, me
gjethe të gjera, me majë e të dhëmbëzuara anash
dhe me lule të grumbulluara si top, që ndërrojnë
ngjyrat gjatë kohës së lulëzimit të tyre.
LULEBRESHKË
Bimë barishtore, me gjethe e me degë të
mbuluara me push të gjatë, me lule ngjyrë
trëndafili, që rritet në vende të thata e fushore.
LULEBUFKË
1. Bimë barishtore zbukuruese me gjethe të vogla
e të holla, me lule të verdha e të grumbulluara në
tufë.
2. Bimë e egër barishtore, me degë të holla e të
grumbulluara si tufë, që rritet në ujëra të kripura
dhe që e hanë peshqit si ushqim.
LULEBUKJE
Lule kashte.
LULEÇIMKË
Bimë barishtore e egër, që çel lule të vogla, të
verdha, pa erë e me shumë petla.
LULEDELE
Luleshqerrë, lule dhensh.
LULEDIELLI
Lule dielli.
LULEDIMËR
Lule dimri.
LULEDREDHË
Dredhëz.
LULEFILXHAN
Bimë barishtore dyvjeçare ose shumëvjeçare, me
kërcell të drejtë, me lule si kupë e vogël a si
filxhan dhe në ngjyra të ndryshme, e cila rritet në
natyrë ose mbillet si bimë mjekësore e
zbukuruese.
LULEFIN
Bar thëllëze.
LULEFROSË
Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe të
mëdha, të rrumbullakëta a si zemër dhe me lule të
bardha, që rritet në cekëtinat e liqeneve e të
kënetave; zambakbardhë uji.
LULEGOJË
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
degëzuar, me gjethe të zgjatura dhe me lule
shumëngjyrëshe në trajtë goje, që mbillet në
oborre e lulishte për zbukurim; gojasllan, gojujk,
gojë ujku, gojë asllani.
LULEGRERËZ
Bimë barishtore, me lule të vogla në ngjyra të
ndryshme, që rritet si bimë zbukuruese.
LULEKAÇE
Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe të
dhëmbëzuara anash, me lule të verdha ose të
bardha në të kuqërreme, që çelin në tufë nëpër
livadhe sapo vjen pranvera.
LULEKADIFE
Bimë barishtore me kërcell të lartë rreth një
metër, me gjethe të çara e të dhëmbëzuara, që
çel lule të bukura shumëngjyrëshe dhe që mbillet
për zbukurim.
LULEKAMBANË
Lulekëmborë.
LULEKASHTË
Lule kashte.
LULEKËMBËPULË
Lulekërdhokull.
LULEKËMBORË
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcej të
shumtë, të drejtë e pothuajse bosh përbrenda,
me gjethe vezake, me lule në trajtë këmbore e me
petla të bashkuara në ngjyrë vjollce, që rritet
nëpër lëndina, nëpër shkurre etj.
LULEKËRDHOKULL
Bimë barishtore e ngjashme me vjollcën, që rritet
në vende të larta malore.
LULEKORCULL
Bimë shumëvjeçare, që rritet si shkurre ose me
kërcell të drejtë e të lartë, ka gjethe të gjata e të
çara dhe çel lule në trajtë tufe, të cilat lidhin
kokrra të verdha; bar të preri.
LULEKREHËR
Bimë barishtore, që i ka gjethet të holla e të gjata
si dhëmbët e krehrit.
LULEKUNDE
Lulëkuqe.
LULEKUNGULL
Bimë barishtore zvarritëse, me gjethe të
rrumbullakëta e të mbuluara me push dhe me lule
shumë të bukura, që mbillet nëpër kopshte si
bimë zbukuruese.
LULEKUPË
Bimë barishtore zbukuruese, me kërcej mbi
gjysmë metri të lartë, me tri-katër gjethe të trasha,
të gjera e heshtake dhe me zhardhok në rrënjë, e
cila nxjerr vetëm një lule në trajtë kupe në çdo
kërcell, pa erë e zakonisht në ngjyrë të kuqe, të
verdhë ose të bardhë; tulipan.
LULELAKËR
Lloj lakre, që bën në mes të gjetheve një kokë
lulesh të tulta e të ngjeshura, me ngjyrë të bardhë
në të verdhë, të cilat përdoren për t'u ngrënë.
LULELESHE
Bimë barishtore e ngjashme me tërfilin, që rritet
nëpër livadhe dhe përdoret në mjekësinë
popullore për të shëruar plagë të ndryshme; tërfil
plagësh.
LULELETËR
Bimë barishtore zbukuruese, me gjethe të gjelbra
në mes dhe të bardha anës, me lule të bardha në
tufa, që i kanë petlat me vija si gjurmët që lënë
gishtat në letër.
LULEMAJ
Lule maji.
LULEMËLLAGË
Bimë zbukuruese me gjethe të rrumbullakëta si të
mëllagës e me erë të mirë, me lule tufa-tufa në
ngjyra të ndryshme, që mbillet në saksia dhe
nëpër kopshte.
LULEMINE
Shporiz.
LULEMIZË
1. Bimë barishtore shumëvjeçare, me lule shumë
të vogla, zakonisht në ngjyrë qielli të hapur, që
rritet nëpër livadhe e çeltira, në pyjet e rrallë etj.
ose që mbillet si bimë zbukuruese.
2. Bimë e vogël barishtore në disa lloje, me lule të
vogla, të kaltra të grumbulluara në vile, që rritet
në bokërima, në pyje, në livadhe e kullota.
LULEMUSTAK
Dorëzonjë.
LULENGJITËSE
Bimë barishtore shumëvjeçare, me lule të kuqe,
qëka gjethet e kërcellin me push të imët ngjitës
dhe që rritet në ara e livadhe.
LULENISHTE
Bimë barishtore me lule të kuqe, që mbillet për
zbukurim nëpër oborre e në lulishte.
LULENURE
Bimë barishtore, me gjethe si zemër e me lule të
verdha, që rritet nëpër pyje e mbillet edhe si bimë
zbukuruese.
LULENUSE
Lulëkuqe.
LULEPATATE
Bimë shumëvjeçare, me lule të mëdha në ngjyra
të ndryshme, që i ka rrënjët si kokrra patateje dhe
mbillet për zbukurim nëpër oborre e lulishte.
LULEPRESH
Shpatëz
LULEQERSHI
Shkurre e vogël me gjethe të imëta gjithnjë të
blerta, që bën kokrra të kuqe si qershi dhe që
mbillet si bimë zbukuruese në lulishte, në oborre
etj. ose në saksi.
LULEQYQE
Bimë barishtore, me gjethe të ngjashme me ato të
zymbylit dhe me lule ngjyrë trëndafili e të
grumbulluara në një vesh të dendur, që rritet e
vetmuar nëpër kullota e livadhe.
LULERADHIQE
Qumështore, lulequmështore.
LULERRUAZË
Bimë barishtore, që rritet deri në një pëllëmbë
dhe çel lule të vogla si rruaza.
LULESAPUN
Shkumëz, lule sapuni.
LULESË
Tërësia e luleve të grumbulluara në trajtën e një
koke, të një lëvari, të një kalliri, të një vileje etj.;
grumbull a tufë lulesh që kanë një bisht kryesor.
LULESY
Lule syri.
LULESHEBOJË
Shebojë.
LULESHPATË
Shpatore, lule shpate.
LULESHPATËZ
Shpatore.
LULESHQERRË
Bimë barishtore e vogël e livadheve, me kërcell të
hollë e me gjethe vezake, që bën lule me zemër të
verdhë e me shumë petla të bardha rreth saj dhe
që çel në fillim të pranverës, luledele, lule dhensh.
LULESHQIPONJË
Bimë shumëvjeçare zbukurimi, përherë e gjelbër,
me gjethe të mëdha e të prera thellë, që u
përngjajnë krahëve të shqiponjës; shqiponjë.
LULESHTRYDHE
Dredhëz.
LULESHURDHË
Qumështore, lulequmështore, luleradhiqe.
LULETAÇE
Taçe.
LULETOGËZ
Bimë barishtore shumëvjeçare, e lartë deri në një
metër, me lule ngjyrë trëndafili a të bardha e me
pika të ndryshme, të cilat dalin në një bisht të
gjatë të mbledhura si gisht e varen poshtë; lule
gishti.
LULEVATH
Bimë barishtore shumëvjeçare, që çel lule të
vogla në ngjyrë të koqe të ndezur e me pika të
bardha dhe që mbillet për zbukurim.
LULEVE
Bimë barishtore, me gjethe si të patëllxhanit, me
lule të bardha e të rrumbullakëta si vezë, që
mbillet për zbukurim.
LULEVEDËR
Bimë barishtore, me gjethe të gjera e të
mbledhura në tufa, me lule të bardha a të verdha,
që rritet nëpër kullota.
LULEVERDHË
Zhabinë
LULEVERË
Lule verë.
LULEVILE
Shkurre kacavarëse, me gjethe të përbëra nga
shumë fletë të vogla e heshtake, me lule ngjyrë
qielli të grumbulluara në vile, që mbahet si bimë
zbukuruese në mure, ballkone e kopshte.
LULEVIZHË
Bimë në lloje të ndryshme, gjethet e së cilës kanë
aftësinë të mblidhen e të kapin kandrrat që
qëndrojnë në to.
LULEVJESHTË
Lule vjeshtë.
LULEVRESHTË
Dorëzonjë.
LULEXIXËLLONJË
Lulemizë.
LULEYLL
Bimë barishtore, me gjethe e kërcell me shumë
push, që rritet në male e çel lule të bardha me
pesë petla si yll.
LULEZEMËR
Bimë barishtore, me gjethe të tulta, të çara më
trish, të gjelbra në të hirtë përsipër, që çel lule
ngjyrë trëndafili të ndritshme, të grumbulluara në
një vile me bisht të vogël dhe që mbahet si bimë
zbukuruese.
LULEZJARR
Bimë barishtore në lloje të ndryshme, me gjethe
vezake dhe me lule të kuqe të ndezura, që rritet si
shkurre ose mbillet për zbukurim në lulishte,
oborre etj.
LULEZONJË
Bimë barishtore, me lule me pesë petla të mëdha
e të bardha dhe me erë shumë të mirë, që rritet
në male dhe kur këputet nxjerr nga kërcelli një
lëng ngjitës.
LULËBARDHË
1. Bimë barishtore e egër, me gjethe të vogla
heshtore, me lule të bardha në vjollcë, që rritet
zakonisht në arat e mbjella me drithëra.
2. Lloj lakre e ëmbël, me gjethe të mbledhura, që
çel lule të bardha.
LULËBARDHË
Fshikartë; drokth.
LULËBUKUR
Bimë barishtore shumëvjeçare, qëngjan karafilit
dhe çel lule të bukura, të grumbulluara në tufa.
LULËGJAKE
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të gjera
dhe me lule të mëdha në ngjyrë të kuqe të
ndezur, që rritet zakonisht në vise malore ose që
mbillet për zbukurim, bozhure.
LULËKUQE
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe si
pendë të çara, me lule të kuqe me katër petla të
mëdha, që rritet në të lashtat dhe në vende me
gurë.
LULËZ
Bimë barishtore, me gjethe të holla si hala
pishe e të grumbulluara në tufë, e cila bën një
boçë në majë që e thajnë dhe e përdorin për fare
No comments:
Post a Comment