FJALORI BOTANIK GERMA Q


FJALORI BOTANIK GERMA Q




QARR
Lloj dushku me trung të trashë e të gjatë, me 
lëkurë të errët plot të çara e me gjethe vezake, që 
bën lëndë të mëdha. 

QARRABUTË
Bungëbutë.

QARRAZI
Bujgër.

QARRUCË
Përnar.

QELBËS
Shkurre me degë të holla, me gjethe 
heshtake, që mbajnë erë të rëndë dhe me lule të 
verdha, që bëjnë bishtaja; karthë e egër, rrunjë.

QELBINË
Arrç, shurrëpelë.

QEN
Kopër qeni > maraskë

QEPË
Bimë barishtore me kokë të nëndheshme prej 
shumë fletësh të tulta, të mbledhura njëra mbi 
tjetrën, me rrënjë si tufë, me gjethe të gjelbra si 
bishta të hollë e të gjatë, të zbrazët brenda e të 
mbyllur në majë, që bën lule të vogla të 
mbledhura si çadër dhe fara shumë të imëta; 
koka dhe gjethet e kësaj bime me shije djegëse, 
që përdoren si ushqim.

QEPË DETI
Boçkë.

QEPË GJARPRI 
Xhërrokull.

QEPËZ
Qepore

QEPOR(E)
Bimë barishtore si zambaku etj. që e kanë pjesën e 
nëndheshme si kokë qepe.

QEPUJKË
Qepë e vogël që rritet nga fara dhe që 
përdoret për t'u mbjellë ose për ushqim.

QERSHI
Dru frutor me gjethe vezake të dhëmbëzuara, me 
lule të bardha të grumbulluara tufë, që bën kokrra 
të kuqe a të verdha, të ëmbla e me bërthamë në 
mes, të cilat piqen në fillim të verës; kokrrat e 
kësaj peme që përdoren për të ngrënë a për 
reçel.

QERSHI TOKE
Qershigël.

QERSHIGËL
Shkurre e ulët me shumë degë, me gjethe të 
vogla e të dhëmbëzuara, me lule të blerta ose në 
ngjyrë trëndafili të zbehtë, që bën kokrra të vogla 
e të rrumbullakëta në ngjyrë vishnje të errët, me 
shije të ëmbël e pak të athët; kokrrat e kësaj 
bime, që hahen ose përdoren për reçel etj.; 
qershi toke, qershizë e egër, rrush mali, thrashegër.

QERSHIZË
Qershigël.

QERTHULL
Pjesët e bimës, që rriten rreth e rrotull 
kërcellit a trungut kryesor.

QERTHULLAK
Qerthullor

QERTHULLOR
Që është vendosur përreth kërcellit ose trungut 
kryesor. 

QIMNON
Bimë barishtore dyvjeçare me kërcell të degëzuar 
në majë, me lule të bardha ose ngjyrë trëndafili të 
mbledhura si çadër, që bën disa fara të vogla me 
vaj, të cilat përdoren për t'u dhënë erë pijeve, 
ëmbëlsirave etj. 

QINGËL
Shpendër

QIPARIS
Dru halor mesdhetar me trup të drejtë e të gjatë 
dhe me një majë të zgjatur, me gjethe të vogla 
luspake përherë të blerta, të renditura kryq nëpër 
degëza, që bën disa boçe të vogla e të forta, 
selvi.

QIQËR
Bimë barishtore me kërcell mjaft të degëzuar, 
me gjethe të vogla e të dhëmbëzuara, me lule 
ngjyrë qielli të hapur, që bën bishtaja vezake me 
kokrra të rrumbullakëta si bizele, por me ngjyrë 
si të verdhë; kokrrat e kësaj bime, që përdoren 
për ushqim. 

QIQËRVIQËR
Kikirik

QIRITH
Gjunjëz, bar guri.

QITRO
Dru frutor i ngjashëm me limonin, me gjethe 
gjithnjë të gjelbra, që bën kokrra të mëdha me 
ngjyrë të verdhë e me lëkurë të trashë, me pak 
lëng me shije si të athët; fryti i këtij druri, që 
përdoret për ëmbëlsira dhe për të nxjerrë një 
esencë me erë të mirë. 

QUMËSHTORE
Bimë barishtore me gjethe të këmbyera, me 
lule të vogla, të verdha, të mbledhura tufë në 
formë çadre, kërcellisë cilës nxjerr një lëng të 
bardhë si qumësht; rryell.

QYQE
Misër qyqeje > këlkazë.




FJALORI BOTANIK

No comments:

Post a Comment