FJALORI BOTANIK GERMA R


FJALORI BOTANIK GERMA R




RADHIQE
Bimë barishtore njëvjeçare e livadheve me gjethe 
të gjata e të dhëmbëzuara, me kërcell të kuq e të 
bardhë, që përdoret e zier për sallatë; bresë.

RAMEÇË
Bimë barishtore e kënetave, me të cilën bëhen 
fshesa. 

RAVEN
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të 
trashë e të lartë, me gjethe të mëdha, të 
dhëmbëzuara e me bishta të tultë, e cila përdoret 
për ushqim. 

RESË
1.Lule në trajtë vileje, që lëshojnë disa drurë; 
gath, vastak, lëvare. 
2.Bimë barishtore e kënetave dhe e 
liqeneve, që bën fije të gjata, të cilat përdoren për 
të thurur; kashtë kënete.

RICIN
Bimë barishtore ose shkurre e vendeve të 
ngrohta, me gjethe të mëdha e me bisht të gjatë 
dhe me lule në trajtë vileje, nga farat e së cilës 
nxirret një vaj që përdoret në industri ose në 
mjekësi si bar për të dalë jashtë.

RIGON
Bimë barishtore shumëvjeçare me erë të 
këndshme, me kërcell të hollë, me gjethe të vogla 
vezake, me lule të bardha ose ngjyrë trëndafili, që 
rritet vetvetiu në toka të thata dhe që thahet e 
përdoret si erëz për gjellë. 

RIZOMË
Kërcell i nëndheshëm dhe i nyjëzuar i disa bimëve, 
që nxjerr disa gjethe të vogla e rrënjë plotësuese.

ROGOVECKË
Akacie

ROZMARINË
Shkurre përherë e gjelbër e vendeve të ngrohta, 
me lule të vogla ngjyrë qiell ose të bardha, me 
gjethe të imëta si hala e me erë të këndshme, që 
përdoren në gjellë ose për të nxjerrë prej tyre një 
lloj vaji

RYZË
Bimë mjekësore me fletë që kanë erë të fortë e të 
rëndë, me lule të verdha të mbledhura në tufa të 
vogla, nga e cila nxirret një vajhidhur; bar shpretke.





FJALORI BOTANIK


No comments:

Post a Comment