FJALOR BOTANIK GERMA RR
RRABOSHTË
Fshikakuq, herdhaqen.
RRAP
Drulartë me trung të trashë, me degë të
gjera, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe, që
bën lëndë të vogla me gjemba të imët përsipër.
RRAPORE
Familje që përfshin pak lloje drurësh, ndër të cilët
mënjohuri është rrapi, familja e rrapeve.
RRATHJE
Kërpudhë që hahet, me kësulë të verdhë e me
vija të bardha rrathë-rrathë, e cila, kur shtrydhet,
nxjerr një lëng të bardhë e pak si të kuq.
RREPAN
Rrepë e bardhë.
RREPË
Bimë barishtore kryqore me lloje të ndryshme
zakonisht dyvjeçare, me gjethe si të panxharit, që
bën nën tokë një kokërr të rrumbullakët me tul e
me bisht të zgjatur, me cipë të bardhë, të errët
ose të kuqe; zhardhoku i kësaj bime, që përdoret
si ushqim.
RREPICË
Bimë barishtore, që mbin zakonisht vetë nëpër
arat e mbjella me të lashta, që bën lule të verdha
e bishtaja të holla me fara të zeza dhe që ka
gjethe të gjera, të cilat përdoren për ushqim si
lakra.
RREZAK
Qëka petlat anësore me llapë më të shtrirë sesa
ato të qendrës (përdoret për lulet e përbëra, si
lulja e dhenve etj.).
RREZORE
Familje bimësh barishtore e drurësh të vendeve
të nxehta (ku hyn edhe drurikafesë) me lule
zakonisht në trajtë vilesh, që përdoren në
mjekësi, për të ngjyer etj.
RRËFESHK
Gjembaç, gjemb gomari.
RRËKUALL
Bimë barishtore dyvjeçare me gjethe të mëdha e
të dhëmbëzuara, me lule të verdha, që rritet në
vende të thata dhe që lulëzon në qershor-shtator.
RRËNJAK
Që del drejtpërdrejt nga rrënja e jo nga kërcelli.
RRËNJË
1.Pjesa kryesisht nën dhe e një bime
barishtore, e një shkurreje a e një druri, që e
mban atë të ngulur dhe qëshërben për të
thithur ujin a ushqimin; pjesa e nëndheshme e
disa bimëve, që përdoret për ushqim, për të bërë
barna a pije ose për të përgatitur sende të
ndryshme.
2.Lloj dushku me trup të drejtë e me gjethe si të
gështenjës, që bën lende të bashkuara zakonisht
tri e nga tri dhe që përdoret për lëndë ndërtimi,
për të nxjerrë tanin, për të bërë qymyr të cilësisë
së lartë etj.
RRËNJËZ
Fije e hollë që del nga degëzimi i rrënjës
kryesore; fije e hollë që nxjerr si rrënjë fara kur
sapo fillon të mbijë.
RRËNJOR
Që ka kërcell të nëndheshëm të trashë e
të tultë (si panxhari, karota etj.).
RRËNJORE
Familje bimësh si panxhari, karota, rrepa etj. që
kanë rrënjë të trashë e të tultë, e cila përdoret si
ushqim për njerëzit e për kafshët, në industrinë
ushqimore etj.
RRËSHQANOR
Që e ka kërcellin të shtrirë për tokë, që
nuk rritet drejt lart; zvarritës
RRËSHQITJE
Lloj kërpudhe që hahet, e cila e ka kësulën ngjyrë
hiri nga sipër e të bardhë poshtë dhe vjen si e
yndyrshme kur preket me dorë.
RRËSHYELL
Bimë barishtore helmuese e arave dhe e
kullotave, me kërcell të butë,cili nxjerr një lëng si
qumësht, me gjethe të mëdha shumë të çara, të
dhëmbëzuara e me gjemba dhe me lule të vogla
të verdha
RRËZË
Bimë barishtore e vendeve të ngrohta, me gjethe
të holla që dalin si fije nga kërcelli, me lule të
imëta, të verdha e të mbledhura tufë dhe me
rrënjë të tultë, e cila thahet, bluhet e përdoret si
bojë për të ngjyer në të kuqe të ndezur.
RRIKË
Rrepë.
RRILKË
Rrikë
RRILLË
Bimë barishtore me gjethe të imëta e me lule të
verdha, që bën kokrra të vogla e të rrumbullakëta
dhe që lëshon një lëng helmues.
RRITËS
Që rritet e zhvillohet më tej, që vazhdon të
rritet.
RRJETËZUAR
Që ka në sipërfaqe vija të ndërthurura e të
kryqëzuara si rrjetë.
RROBOÇ
Mënjollë.
RROBULL
Dru halor i pyjeve malore,ngjashëm me pishën
e zezë, me trung të trashë, me degë të drejta e
me pak gjethe në majë dhe me lëndë të fortë e të
epshme, e cila përdoret për fuçi, për bucela, për
ndërtim etj.; pishë mali.
RRODHE
Bimë barishtore njëvjeçare e livadheve, me
kërcell të degëzuar e me lule të bardha, që bën
kokrra vezake e me gjemba si grep.
RRODHËZ
Kokrra e rrodhes, rrodhe.
RROLBË
Bimë barishtore njëvjeçare, që rritet nëpër
shkëmbinj gëlqerorë, me gjethe heshtore e me
lule si të gjembaçëve, rrënjët e së cilës lëshojnë
një bojë të kuqe.
RRUNJË
Dru a shkurre e pyjeve, me gjethe vezake, të
shkëlqyera përsipër a të zbehta poshtë, me lule
të blerta të grumbulluara në vile, që bën kokrra të
vogla, në fillim me ngjyrë të kuqe e më vonë si
gështenjë dhe me shije të athët; qelbës, frashër
egër.
RRUSH ARUSHE
Gërdec.
RRUSH GJARPRI
Shkurre e vogël me kërcell të hollë e të drejtë, me
gjethe vezake e të trasha, me lule të vogla, të
bardha e me pesë cepa, që bën kokrra të zeza, të
cilat hahen kur piqen mirë.
RRUSH MALI
Thrashegër, qershizë.
RRUSH PULE
Mana toke.
RRUSH QENI
Vadhëz e egër.
RRUSH TOKE
Shkurre me degë të holla me gjemba, me gjethe
si të hardhisë e me lule të bardheme, që bën
kokrra me cipë të gjelbër në të verdhë si të
tejdukshme, me pak qime e me shije të athët.
RRUSH THËLLËZE
Qershi e egër, bar thëllëze.
RRUSHIQYQES
Rrushqyqe.
RRUSHK
1. Fryti i disa bimëve, që ka tul plot lëng dhe farat
të shpërndara nëpër të, pemël.
2. Bimë si rrushi, luleshtrydhja, mjedra,
manaferra etj. që bëjnë kokrra të vogla me lëng,
pemlat.
RRUSHKULL
Shkurre e viseve mesdhetare, me kërcell shumë
të degëzuar e me lëng të hidhur, me gjethe të
vogla si luspa, përherë të blerta e me majë të
mprehtë si gjemb, që bën kokrra të kuqe, të cilat
piqen në dimër dhe hahen; therpelë.
RRUSHKUQE
1. Shkurre e vogël e ngjashme me gjineshtrën, që
ka gjethe të lëkurta, të shkëlqyera, përherë të
blerta e me majë, lule të vogla të verdheme dhe
që bën kokrra të vogla të kuqe.
2. Lulja e kuqe e lofatës, e mbledhur në vile.
RRUSHQYQE
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të ulët
e të tultë, me gjethe vezake të dhëmbëzuara, me
lule të verdha të mbledhura në majë, që bën
kokrra të vogla si të rrushit, me ngjyrë në të
gjelbër; bar urdhjeje, thonj qete.
RRUSHZEZË
Thanukël.
RRYELL
Qumështore.
No comments:
Post a Comment