FJALOR BOTANIK GERMA U


FJALOR BOTANIK GERMA U





UJTH
Lëng që qarkullon në trupin e bimëve dhe 
që ndryshon sipas stinëve, limfë.

ULPËTI
Hithës.

ULZË
Dru i vogël ose shkurre nga gjinia e panjave, me 
degë të murrme në të kuqë, me gjethe vezake e 
të dhëmbëzuara, me lule të bardha në të blertë, 
që lidh fara me një cipë të hollë si krah.

ULLASTËR
Ulli i egër, me degë të gjembta, që lidh kokrra 
shumë të vogla, të rrumbullakëta, të zeza dhe pa 
shije. 

ULLI
Dru frutor i vendeve të ngrohta, gjithmonë i 
blertë, me gjethe gjatoshe, që bën kokrra të vogla 
me shumë vaj; kokrra e këtij druri, që përdoret 
për të nxjerrë vaj ose për të ngrënë. 

ULLINJORE
Familje drurësh që bëjnë kokrra me vaj, në të 
cilën futen ulliri, ullastra etj.

URDHJE
Bar urdhjeje > rrushqyqe.

URENJË
Bërshen.

URITHE
Shkurre e vogël me gjeth të ashpra e me qime, 
që e kanë bishtin me gjemba; me lule të verdha 
ose të bardha në trajtë vileje.

UROV
Bimë barishtore njëvjeçare, e ngjashme me 
grashinën, me kërcell të shkurtër e me qime, me 
gjethe tek, me lule të kaltra, që bën bishtaja me 
fara të rrumbullakëta dhe përdoret si ushqim për 
kafshët

URTYTË
Dredhëz, luleshtrydhe. 

URTH
Shkurre kacavarëse, më kërcell të bardhë në të 
verdhë, me gjethe gjithmonë të gjelbra e me bisht 
të gjatë me lule të vogla, të verdha në të blertë, 
që bën kokrra të vogla sa një qiqër dhe që rritet 
si bimë zbukuruese. 

URTHORE
Familje bimësh barishtore ose shkurresh, në të 
cilën hyjnë urthi e disa bimë të tjera. 

URRË
Pjesë e drurit që vjen fill pas myjës ose zemrës së 
drurit dhe shkon gjer te barma, blanë. 

USHEJZË
Bimë dyvjeçare me gjethe të dhëmbëzuara e plot 
me gjemba therës në majë, me lule në ngjyrë të 
verdhë, që rritet në vende të thata dhe dëmton 
kullotat dimërore. 

USHINTH
Shkurre e vogël me gjemba, me gjethe përherë të 
gjelbra, vezake e me majë me lule të bardha si 
tufë me kokrra të vogla në ngjyrë të kuqe e të 
shndritshme, që rritet në vende malore e në pyje 
ose si bimë zbukuruese; murriz i kuq, farëkuqe. 

USHQERË
Bimë barishtore dyvjeçare e kullotave, me gjethe 
të gjera, të trasha e me push, që përdoren në 
mjekësinë popullore për të shëruar plagët dhe me 
lule të kaltra ose në ngjyrë vjollce, që përdoren 
për të ngjyer. 

UTHULLISHTE
Bimë barishtore, që mbin në vende të lëna djerr 
dhe që i ka gjethet gjatoshe si të lëpjetës, por më 
të vogla e mjaft të tharta; lëpjetë lepuri. 
Uthullnike, Uthullirë, Uthullicë, Uthullare, Uthullaç.




FJALOR BOTANIK


No comments:

Post a Comment