FJALOR BOTANIK GERMA XH


FJALOR BOTANIK GERMA XH


XHENXHEFIL
Bimë barishtore shumëvjeçare e vendeve të 
nxehta, me gjethe si heshta e me lule të verdha, 
rizomat e së cilës kanë një lloj vaji dhe përdoren 
të thara për t'u dhënë erë të mirë pijeve, 
gatesave etj.

XHIXHËLL
Bimë barishtore dyvjeçare e dëmshme, me kërcell 
të drejtë, me gjethe bardhoshe, me lule në ngjyrë 
të kuqe, që mbin në kullota a në gurishte.

XHUFKË
Bimë barishtore shumëvjeçare e livadheve, me gjethe 
të gjata e të ashpra që dalin tufë nga rrënjët dhe me 
lule të imëta ngjyrëmanushaqe mbi një kërcell të hollë, 
të cilën nuk e ha bagëtia.




FJALOR BOTANIK

No comments:

Post a Comment