FJALOR BOTANIK GERMA X


FJALOR BOTANIK GERMA X



XANË
Gjineshtër.

XERXELE
Shkurre e ulët helmuese me lëvore të murrme, 
me gjethe vezake të zgjatura, me lule të bardha e 
me erë të këndshme që çelin gjatë muajit maj; bar 
thëllëze.

XINË
Shkurre me shumë degë, me lëvore të murrme 
leskra-leskra me gjethe vezake përherë të blerta 
që përmbajnë tanin e me lule të kuqërreme në 
vile që lidh si fryt disa kokrra të vogla të zeza, nga 
të cilat nxirret një lloj vaji me erë të këndshëm; 
shqind.

XINXIFE
Hide.

XUNKTH
Bimë barishtore që rritet në brigjet e 
lumenjve, të liqeneve ose nëpër këneta, me 
shumë kërcej pa gjethe, të rrumbullakët, të hollë 
e të epshëm, të cilët përdoren për të bërë 
shporta, fshesa etj., për të mbuluar çatitë e 
kasolleve etj.

XUNKTHORE
Familje bimësh ku hyjnë xunkthi 
dhe disa bimë të tjera të ngjashme me të.




FJALOR BOTANIK

No comments:

Post a Comment