FJALOR MJEKESOR GERMA SH


FJALOR MJEKESOR GERMA SH





SHARRË
Sharrëza; sëmundja e tokës.

SHARRËZ
Sëmundje shumë e rëndë, e cila shkaktohet nga një 
bacil që hyn në organizëm nëpërmjet plagësh a 
gërvishtjesh dhe shfaqet me tkurrje të të gjithë muskujve 
të trupit e me të dredhura të forta; tetanos. E zuri 
sharrëza. Vdiq nga sharrëza. 

SHEQER
Sëmundja e sheqerit, sëmundje e shkaktuar nga tepria e 
glukozës në gjak; diabet. 

SHËRONJËS
Mjek.

SHËRUES
Që mund të shërojë një sëmundje a një plagë, që ka 
veti mjekuese. Bar shërues. Bimë shëruese. Banja 
shëruese. Fuqi (veti) shëruese. Veprim shërues. 

SHIATIK
1. Nervi shiatik: nerv që del nga pjesa e përparme e 
legenit dhe shkon përgjatë ashtit të këmbës. 
2. Nervi shiatik, sëmundje që prek 
këtë nerv e që shkakton një dhembje të hidhur. Vuan 
nga shiatiku. E ka zënë shiatiku. 

SHIRINGË
Vegël e posaçme, që përbëhet nga një gyp prej xhami 
me një piston brenda dhe që përdoret për të shtënë në 
trup bar të lëngshëm, për të marrë gjak etj. nëpërmjet 
një gjilpëre. 

SHPËRGËTI
Urdhje.

SHPIRRË
1. Astmë, gulçim, frymëz.
2. Sëmundje si rrufë, që u bie kafshëve e 
shpendëve shtëpiakë në mushkëri dhe në rrugët e 
frymëmarrjes. 

SHUMËVALENT
Që vepron kundër shumë mikrobeve të 
ndryshme të të njëjtit lloj. Serum shumëvalent. Vaksinë 
shumëvalente. Antibiotikë shumëvalentë. Ka veprim 
shumëvalent. 

SHUTËR
Lëngjyrë, tifo. 

SHYTA
Sëmundje ngjitëse që prek gjëndrat e pështymës dhe 
shkakton ënjtje në gushë (kryesisht te fëmijët). I kanë 
dalë shytat. Është me shytat. I hoqi (i kaloi) shytat.





Indeksi

FJALOR MJEKESOR

No comments:

Post a Comment