FJALOR MJEKESOR GERMA T



FJALOR MJEKESOR GERMA T





TABLETË
Hape. Tableta për gjumë. Tri tableta në ditë. Piu një
tabletë.

TENSION
Fuqi, me të cilën enët e gjakut, duke përballuar
shtypjen që lind gjatë kalimit të gjakut në to, e shtyjnë
atë në të gjitha pjesët e trupit; sëmundje që shkaktohet
nga shkalla e lartë ose e ulët e kësaj fuqie dhe nga
humbja e elasticitetit të enëve të gjakut. Tension i lartë
(i ulët). Tension nervor. Aparat për matjen e tensionit.
Iu ngrit (i hipi, iu ul,i zbriti, i ndryshoi) tensioni. I mat
tensionin.
Vuan (është i sëmurë) nga tensioni.

TERAPI
Mjekimi i sëmundjeve të brendshme vetëm me barna ose
me mënyra të tjera pa operacion; degë e mjekësisë që
merret me studimin dhe me përdorimin e këtij mjekimi.
Terapi shkencore. Terapia fizike metodë shkencore
shërimi a mjekimi, në të cilën përdoren lloje të ndryshme
të energjisë fizike, si energjia elektrike, termike,
mekanike, e dritës etj. Filloi terapinë.

TESH
Sifiliz, gërdec. I ka rënë teshi.

TETANOS
Sharrëz. Ka tetanosin. Bëri gjilpërën kundër tetanosit.

TETRACIKLINË
Antibiotik i fuqishëm, zakonisht në hape.

TËRBIM
Sëmundje e rëndë e kafshëve dhe e
njerëzve, që ngjitet me anë të kafshimit nga kafsha e
sëmurë, që sjell tkurrje të forta të muskujve e paralizë
dhe që zakonisht shkakton ngordhjen e kafshës ose
vdekjen e njeriut të sëmurë. Mikrobi i tërbimit.
Vaksina kundër tërbimit.

TIFO
Sëmundje ngjitëse, e cila shkaktohet nga një mikrob që
hyn në organizëm me anë të ujit të papastër, të
ushqimeve etj. Tifoja e zorrëve tifo që shkakton plagë në
zorrë. Tifoja e morrit tifo që shkaktohet nga pickimi i
morrit të kuq dhe që shfaqet me disa njolla të kuqe në
trup. Mikrobi i tifos. Vaksina kundër tifos

TIROID
1. Gjëndra të mëdha që gjenden në pjesën e përparme
të gurmazit dhe që prodhojnë disa hormone me jod, të
domosdoshme për rritjen e zhvillimin e organizmit dhe
sidomos për këmbimin e lëndëve.
2. Sëmundje e këtyre gjëndrave, që shfaqet me
ënjtjen e gushës dhe shoqërohet zakonisht me
shqetësime të mëdha nervore; sëmundja e strumës.
Ka tiroidet. Vuan nga tiroidet.

TIS
Cipë e hollë në sy, perde. I kanë vënë sytë tis.

TOKË
Ajo e tokës (sëmundja e tokës), epilepsia

TOKSINË
Lëndë e helmët që prodhohet nga disa mikrobe parazite
në trup të njeriut, të kafshës a te bimët. Toksinë
biologjike.

TONIK
1. Që të forcon e të jep fuqi (për barna, për pije a për
lëndë të tjera). Bar tonik. Pije tonike.
2. Bar, pije a lëndë tjetër që të forcon e të jep fuqi.
Është një tonik i mirë.

TRAJTOJ
Ndjek deri në fund një sëmundje a përkujdesem
për një të sëmurë, duke bërë mjekimet e nevojshme.

TRAUMË
1. Plagë a dëmtim i rëndë i një pjese të trupit, që
shkaktohet nga një goditje e jashtme. Traumë e mbyllur
(e hapur). Traumë në kokë (në gju).
2. Tronditje e fortë shpirtërore, që pëson dikush kur i
ndodh një fatkeqësi a diçka tjetër e rëndë dhe e
papritur, plagë shpirtërore. Traumë psikike (shpirtërore).
Pësoi një traumë.

TRETËSIRË
Tretësirë fiziologjike, tretësirë kripërash, e
përgatitur në mënyrë artificiale, që ka veti të ngjashme
me ato të plazmës së gjakut.

TRONDITJE
Gjendje e rëndë shëndetësore, që ndodh për
shkak të ndonjë goditjeje në kokë; turbullim. Tronditja e
trurit.

TRUPAZI
Sëmundje që shfaqet me grumbullimin e lëngjeve në një
zgavër të trupit, veçanërisht në bark. I sëmurë me
trupazi. Vdiq nga trupazia.

TUBERKULOZ
1. Sëmundje ngjitëse e kronike, që shkaktohet nga një
mikrob i quajtur «bacili i kokut» dhe që prek mushkëritë
ose ndonjë organ tjetër të trupit, ndishku, kolla e keqe.
Tuberkulozi i mushkërive (i zorrëve, i kockave, i
gjëndrave të fytit). Tuberkulozi i kafshëve (i gjedhit, i
derrave). Tuberkulozi i shpendëve. I prekur nga
tuberkulozi. Vuan (u sëmur) nga tuberkulozi. Lufta
kundër tuberkulozit.
2. Që është i sëmurë nga tuberkulozi, që ka tuberkuloz.

TUMOR
Rritje e tepërt e indeve të një organi (te njeriu, te kafshët
ose te bimët). Tumor femër (i keq.) Tumor mashkull (i
mirë, i butë). Tumor kanceroz. Tumor në tru
(në stomak). Hoqi (operoi) tumorin.

TYTYKATH
Elbth, kath.





Indeksi

FJALOR MJEKESOR

No comments:

Post a Comment