FJALOR MJEKESOR GERMA U


FJALOR MJEKESOR GERMA U




UJË
Ujë fiziologjik. mjek. tretësirë e kripës së gjellës ose e lëndëve të 
tjera, që i futet të sëmurit në gjak. 

ULCERË
Puçërr që del në sipërfaqen e lëkurës ose në cipën e një 
organi dhe që mbyllet me vështirësi; sëmundje që 
shkaktohet nga dalja e këtyre puçrrave, sidomos në 
stomak. Ulcerë e re (e vjetër, kronike). Ulcerë e 
fshehtë. Ulcerë në stomak. Ka ulcerë. Vuan nga ulcera. 

URDHJE
Sëmundje lëkure, që shfaqet më shumë te fëmijët, me 
rrathë të vegjël puçrrizash të kuqërreme e të leskëruar 
sidomos nëpër duar, në fytyrë e në qafë; shpërgëti. 

URIQ
Irizë, kancer. Uriqi i zi. 
UROLOG
Mjek specialist në fushën e urologjisë.

UROLOGJI
Degë e mjekësisë që merret me 
sëmundjet e organeve të ujit të hollë dhe 
me mjekimin e tyre.

URTH
Urdhje.




Indeksi

FJALOR MJEKESOR

No comments:

Post a Comment