FJALOR MJEKESOR GERMA V


FJALOR MJEKESOR GERMA V


VAKSINË
Lëndë e përpunuar në laborator, që përmban mikrobe të 
dobësuara a të ngordhura ose helme të tyre dhe që 
futet në organizmin e njeriut a të kafshës për ta bërë të 
paprekshëm nga disa sëmundje e për të rritur 
qëndresën kundrejt tyre. Vaksinë kundër lisë (kundër 
difterisë, kundër kollës së mirë, kundër fruthit). 
Vaksinë kundër tetanosit. Vaksinë për mbrojtjen nga 
tuberkulozi. Prodhimi i vaksinave. Bëri vaksinën. 
I është ënjtur vendi nga vaksina. 

VAKSINOHEM
Marr a bëj një vaksinë për t'u mbrojtur nga një sëmundje

VAKSINOJ
I bëj vaksinën një njeriu a një kafshe kundër një 
sëmundjeje. 

VATËR
Vendi në trupin e një njeriu ose të një kafshe të 
sëmurë, që është qendra e qelbëzimit, e mahisjes ose e 
një sëmundjeje tjetër. Vatër tuberkulozi. Vatër qelbi. 
Zbuloi (zhduku) vatrën e sëmundjes. 

VDEKJE
1. Ndalimi i veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut, 
ndërprerja përgjithnjë e shkëmbimit biologjik të lëndëve 
në organizëm a në një pjesë të tij; mbarim a fundi i jetës 
së njeriut. Vdekje klinike (fiziologjike, natyrore). 
2. Vdekja e zezë, epidemia e murtajës që shpërtheu në 
Evropë në shekullin e katërmbëdhjetë; murtajë.

VENERIAN
Që përhapet a që ngjitet me anë të organeve gjinore; i 
organeve gjinore. Sëmundje veneriane.

VENTUZË
Kupë që i hidhet një të sëmuri, zakonisht në shpinë, kur 
ka marrë të ftohtë.

VERDHANI
Verdhëza.

VERDHË(Z)
1. Verdhëza. Sëmundje ngjitëse që dëmton sidomos mëlçinë e zezë 
dhe që i jep lëkurës e syve të të sëmurit ngjyrë të verdhë. 
2. Të fikët.

VEREM
Sëmundja e tuberkulozit.

VESHKË
Veshkë artificiale, aparat i ndërlikuar, që bën 
punën e veshkës kur këtë e operojnë ose kur është e 
sëmurë.

VETERINER
Specialist në veterinari, mjek veterinar.

VIRUS
Mikroorganizmi më i vogël, që njihet deri më sot, i cili 
rritet e zhvillohet vetëm në qeniet e gjalla dhe shkakton 
sëmundje ngjitëse. Virus i gjallë (aktiv). Virusi i gripit 
(i lisë, i tërbimit).



FJALOR MJEKESOR

No comments:

Post a Comment