Fjalor latinisht shqip - A -

Fjalor latinisht shqip 

- A -


a contrario : përkundrazi

a fortiori : aq më shumë

a maximis ad minima : nga më të mëdhatë tek më të voglat

a posteriori : më vonë, më pas (term filozofik që do të thotë se dija erdhi pas ekperiencës ose varet nga ajo)

a priori : nga fillimi (term filozofik që do të thotë se faktet janë që nga përpara dhe se nuk bazohen te eksperienca)

a quo : nga e cila

a tergo : nga mbrapa

ab absurdo : me absurditet (kjo shprehje përdoret kur duam të theksojmë duke treguar absurdin, paradoksin)

ab aeterno : gjithmonë (përdoret për të treguar se diçka konsiderohet se ka ekzistuar dhe do ekzistojë gjithmonë)

ab hoc et ab hac : tjetër për tjetër

ad hominem : shkurtim i argumentum ad hominem fjalë për fjalë "argument që i drejtohet njeriut" frazë për taktikë retorike që i drejtohet kryesisht ndjenjës dhe jo logjikës, e cila ekzaminon karakterin e kundërshtarit për çështjen në fjalë

ab imo pectore : nga thellësia e zemrës, me sinqeritet të plotë

ab initio : që nga fillimi

ab intra : nga brenda

ab irato : në nxehje e sipër

ab origine : që nga fillimi

ab ovo : që nga fillimi (fjalë për fjalë që nga veza)

ab uno disce omnes : fjalë për fjalë, nga njeri mësoji të gjithë. nga gjërat e voglat mund te kuptosh totalin

ab urbe condita : a.u.c që nga ndërtimi i qytetit (Romës) romakët kanë si datë ndërtimi të Romës vitin 753 p.K

abusus non tollit usum : abuzimi nuk e heq përdorimin

abyssus abyssum invocat : hapi i parë i gabur të çon në hap tjetër të gabuar

acta sanctorum : jetë shenjtorësh

ad calendas graecas : kurrë (fjalë për fjalë në kalëndrat greke, romakët kalëndra quanin ditën e parë të çdo muaji dhe meqë grekët nuk kishin kalëndra, kjo frazë flet për një datë inekzistente, pra kurrë)

ad gloriam : për lavdinë

ad hoc : për këtë qëllim, për këtë rast apo përdorim

ad infinitum : (fjalë për fjalë në pafundësi) pa kufi, gjithmonë

ad libitum : sipas dëshirës

ad litteram : sipas çdo gërme (gërmë për gërmë)

ad locum : në këtë vend (ad loc)

ad ostentationem : sa për syefaqe

ad placitum : sipas mendimit të dikujt

ad portas : (Hannibal ad portas) Hanibali te dyert. shprehje për të treguar një rrezik të madh

ad quem : për të cilën

ad referendum : shprehje që do të thotë se një çështje do të transferohet tek ai që ka pushtetin për të marrë vendimin final

ad rem : tamam, fiks fare

ad unum : deri tek i fundit

ad valorem : sipas vlerës

ad verbum : fjalë për fjalë

alea jacta est : u hodh zari

alibi : alibi

alieni generis : të një tjetër lloji

alma mater : (fjalë për fjalë mamaja që na ushqen, përdorej për Dhimitrën) e themi për dikë apo diçka që na jep ushqim dhe përkujdesje

alter ego : alter ego (uni im i dytë, egoja ime tjetër, vetja ime e dytë) shok i pandarë, person që i kemi besim absolut. 

alter idem : vetja ime e dytë ka të njejtin kuptim me alter ego

altera pars : ana tjetër

amantes sunt amentes : të dashuruarit janë të verbër, nuk gjykojnë mirë

anno Domini : pas Krishtit, pas erës së re (A.D)

anno mundi : përdoret për kronologjinë e supozuar që nga periudha  e krijimit të botës 

anno urbis conditae : në vitin e krijimit të qytetit të Romës (753. p.K)

ante bellum : koha para luftës

ante Christum : para Krishtit, para erës së re (A.C)

ante meridiem : paradite (a.m)

ante portas : para portave, shiko. ad portas

apparatus criticus : shënim kritik (pjesë e versionit të një teksti më të vjetër në të cilën referohen shkrime të ndryshme të tekstit në dorëshkrim apo versione të tjera, me korrigjime dhe gabime )

appendix : shtojcë

aqua vitae : uji i jetës, për pijet alkoolike

argumentum : argument

ars amandi : arti se si të duash

ars amatoria : arti erotik 

ars gratia artis : arti për artin

ars moriendi : arti se si të vdesësh

ars poetica : arti poetik

auctor : shkrimtar

audaces fortuna iuvat : fati ndihmon guximtarët

audi alteram partem : dëgjoje dhe anën tjetër (për çdo çështje ka dy mendime që duhen ekzamiuar për të gjetur të vërtetën)

aurea mediocritas : mediokriteti (modesti) i artë (shpehje e Oratios në "Odat" është më e çmuar gjendja e mesme që ofron qetësi dhe paqe)

aut Caesar aut nihil : o Qezar o asgjë tjetër (shprehje për çdo ambicjoz)

aut vincere aut mori : o fitore o vdekje

ave Caesar, morituri te salutant : Rroftë Qezari, ata që janë destinuar të vdesin të përshëndesin. (këtë frazë thoshin gladiatorët kur kalonin përpara perandorit)

 - B -

bellum : luftë, shiko. casus belli

bis dat qui cito dat : ai që jep shpejt dhe me dëshirë është sikur të japë dy herë

bis vivit qui bene vivit : ai që jeton mirë jeton dy herë

bona fide : mirëbesim

brevi manu : shkurtimisht



Fjalor latinisht shqip indeksi
-----------------------------------------------------------------------------------------------

No comments:

Post a Comment