Fjalor latinisht shqip
- C -
c,ca : shkurtim i circa
captatio benevolentiae : tërheqja e vëmendjes së audiencës
caput mundi : qendra e botës
carpe diem : të shijosh ditën
casu : rastësisht
casus belli : shkak për luftë, për një ngjarje apo veprim që sjell luftë
caveant consules : kjo shprehje plotësohet me "ne quid respublica capiat" që fjalë për fjalë do të thotë, le të kenë kujdes konsujt, për të mos rrezikuar republika. (kjo frazë thuhej në Senat për të treguar me mënyrë indirekte ndonjë diktator të mundshëm në kohë krize dhe se ata që kishin përgjegjësi juridike duhet të merrnin masa )
cedant arma togae : pushteti ushtarak duhet t'i bindet politikës
cetera desunt : pjesët e tjera kanë humbur, frazë për të treguar se një pjesë e një vepre nuk është gjetur apo nuk ka shpëtuar.
cf. : shiko confer
circa : rreth
citius - altius - fortius : më shpejtë, më lartë, më fortë, emblema e Lojrave Olimpike
codex : kodik
cogito ergo sum : mendoj, pra ekzistoj.
collato : në krahasim me
conditio sine qua non : shiko sine qua non
confer : krahaso
confessio fidei : pohimi i besimit
coniecit : supozo, konkludo
consensus : marrëveshje, konsensus
consuetudo altera natura : zakoni është natyra e dytë
contra naturam : kundra natyrës
contraria contrariis curantur : të kundërtat kurohen me të kundërta
corpus : trupi, totali, korpus
corrigenda : ato që duhet të korrigjohen
cui bono : për cilin është dobia? kush përfiton?
cuique suum : sejcilit hakun, sejcilit ajo që i takon
cuius regio eius religio : feja e qeverisë
curriculum vitae : CV, curriculum vitae, rezume
- D -
de facto : faktikisht, de fakto (siç është në të vertetë)
de gustibus et coloribus non disputandum : përsa i përket shijeve dhe ngjyrave nuk duhet të debatohet, dmth sejcili është i lirë të mendojë dhe dëshirojë çfarë i pëqen
de hoc satis : mjafton
de jure : de jure, (siç është në bazë të ligjeve)
de minimis non curat praetor : (njëlloj me frazën de minimis non curat lex) ligji nuk merret me gjërat e parëndësishme
de nihilo nihil : nga zeroja në zero
de novo : nga fillimi
de profundis : të thellë
de rerum natura : gjërat e natyrës
delenda est Carthago : Kartagjena duhet shkatërruar
delirium tremens : (fjalë për fjalë delir me dridhje) çrregullim që karakterizohet me humbjen e orintimit, konfuzionit mendor, dridhje për shkak të përdorimit të tepëruar të alkoolit
desideratum : e dëshiruara
diem ex die : ditë për ditë, vazhdimisht
diem perdidi : e humba ditën, shprehje e perandorit Tito që e përdorte nëse kalonte një ditë pa bërë një gjë të mirë
dies irae : ditë tërbimi
divide et impera : përça dhe sundo
do, ut des : jap, që të japësh; për të treguar nevojën e dhënies dhe marrjes midis njerëzve
dum spiro spero : përsa kohë jetoj, shpresoj
dura lex sed lex : ligj i ashpër, por është ligji. thuhet për të treguar nevojën që të zbatojmë ligjin akoma edhe kur është i ashpër
- E -
e contrario : përkundrazi shiko. a contrario.
e pur si muove : megjithatë leviz, fraza e Galileut
e.g. : shiko exempli gratia.
editio princeps : versioni i parë i shtypur (për tekste të lashta)
editio vulgata : versioni publik
errare humanum est : të gabosh është njerëzore
erratum,errata : gabim në tekst të shtypur apo të shkruajtur
est modus in rebus : çdo gjë me masë
et cetera : e të tjera
et tu, Brute : edhe ti Brut? fjalët e fundit të Jul Qezarit kur pa se bashkë me vrasësit e tjerë ishte dhe shoku i tij Bruti; Përdoret për tradhëti nga shoku, për mosmirënjohje dhe shok harbut
ex animo : nga shpirti, nga zemra, sinqerisht
ex cathedra : nga katedra (fjalë për fjalë nga froni i Papës), përdoret kur flitet me mënyrë dogmatike dhe që nuk diskutohet fjalimi
ex consuetudine : sipas zakonit
ex libris : fjalë për fjalë nga librat. bëhet fjalë për një shkrim mbi një libër i cili dëshmon pronarin e librit, vula, emblema
ex nihilo : nga hiçi
ex nihilo nihil : nga zerua, zero. dmth që asgjë nuk krijohet nga hiçi
ex officio : me fuqinë e ofiqit, e gradës ose të pozicionit
ex oriente lux : drita që vjen nga lindja
ex sententia : nga dëshira
ex silentio : qetësisht, e nënkuptuar
ex voluntate : nga qëllimi
ex,ab abrupto : ose ab abrupto, spontanisht
examinatio : egzaminim
exempli gratia : (e.g) për shembull
exeunt : braktisën skenën
Fjalor latinisht shqip indeksi
-----------------------------------------------------------------------------------------------
No comments:
Post a Comment