Fjalor latinisht shqip - Q -

Fjalor latinisht shqip - Q -




quaere verum : kërko të vërtetën

qualis pater talis filius : siç është i ati është dhe i biri; karakteri dhe parimet e të atit ndikojnë dhe fëmijët e tij

qualis rex, talis grex : siç është mbreti është dhe turma; sjellja e udhëheqësit ndikon dhe popullin

qui desiderat pacem praeparet bellum : kush dëshiron paqe përgatitet për luftë (si vis pacem, para bellum.)

qui nescit dissimulare, nescit regnare : kush nuk di të shtiret, nuk di të mbretërojë; hipokrizia është e domosdoshme për qeveritarët

quid pro quo : kjo në vend të kësaj, për diçka që jepet si shkëmbim; psh nuk do ta dorëzoj pozicionin tim pa një quid pro quo

quieta non movere : ato që janë të qeta mos i trazo; thuhet për çështje politike dhe fetare

quo vadis : ku po shkon

quod cibus est aliis, aliis est venenum : çfarë është ushqim për disa për të tjerë është helm

quod erat demonstrandum : (QED) frazë për arsyetime matematikore që do të thote se diçka është vërtetuar

quod vide : (q.v.) shiko citimin

quot capita, tot sensus : sa kokë aq dhe opinione

quot homines, tot sententiae : sa kokë aq dhe opinione

quot linguas calles, tot homines vales : sa gjuhë flet aq vlere (në njerëz) ke [dmth nëse flet dy gjuhë ti vlen sa dy njerëz.]


- R -




radix omnium malorum est cupiditas : paraja është burimi i çdo të keqeje

referendum : referendum

res cogitans : njeriu

res communis : sundimi publik

res gestae : veprat, ato që janë kryer

res integra : rasti kur nuk është parashikuar nga ligji

res judicata : ajo që është gjykuar

res judicata pro veritate habetur : ajo që është gjykuar konsiderohet e vërtetë

res non verba : faktet, jo llafe

res nullius : gjërat e askujt; gjëra që nuk i takojnë askujt

res publica, respublica : gjërat e qytetit, gjërat politike

res sacra miser : fatkeqi është diçka e shenjtë; shprehje që do të thotë se duhet të kemi respekt për fatkeqtë

- S -




saeculum : shekull

salus populi suprema lex esto : shpëtimi i popullit është ligji suprem

sapiens nihil affirmat quod non probat : i urti asgjë nuk konfirmon nëse nuk e ka vërtetuar

scilicet : (scil ose sc) domethënë

scripta manent, verba volant : të shkruajturat qëndrojnë fjalët fluturojnë; shpesh herë përdoret vetëm scripta manent për të treguar rëndësinë e një dëshmie të shkruar

separatim eiusque : sejcili veç e veç

sequitur : vijon

si vis pacem, para bellum : nëse do paqe përgatitu pë luftë

sic : kështu, në këtë mënyrë; përdoret vetëm në shkrim dhe gjithmonë në kllapa, për të theksuar thënien e një frazë të dikujt fjalë për fjalë, duke treguar se orgjinali është ekzaktësisht kështu si referohet, akoma me gabimet gramatike, sintaksore dhe drejtshkrimore:

sic transit gloria mundi : kështu bie lavdia e botës

silent leges enim inter arma : në kohë lufte heshtin ligjet; ligjet në kohë lufte nuk i llogarit njeri

similia similibus curantur : gjërat e njëjta kurojnë njëra tjetrën

sine die : pa ndonjë datë të përcaktuar

sine dubio : pa dyshim

sine invidia : pa zili

sine ira et studio : pa inat apo favor; shprehje për të treguar paanshmërinë e një historiani

sine loco et anno : term i bibliografisë për të treguar se nuk dihen vendi dhe viti i prodhimit të librit

sine mora : pa vonesë

sine nobilitate : pa titull fisnik

sine prole : pa fëmijë, pa pasardhës

sine qua non : i domosdoshëm, kusht i padhunueshëm

sine talioni : i padënuar

sol lucet omnibus : djelli ndriçon për të gjithë

status quo : gjendja aktuale e gjërave

status quo ante : regjimi i kaluar, situata që më parë ekzistonte

sub rosa : fshehurazi

sub specie aeternitatis : nën prespektivën e përjetësisë

sub specie temporis :  nën prepektivën e kohës

sub verbo : shiko. sub voce

sub voce : (s.v) nën këtë fjalë; referim në fjalë-titull të ndonjë fjalori, enciklopedie, etj

sui generis : të këtij lloji; shprehje për të treguar karakterin e çuditshëm a të pazakontë të dikujt apo të diçkaje

summa cum laude : me nderin më të lartë

summum jus, summa injuria : drejtësia e lartë, është padrejtësia e lartë; zbatimi i rreptë i ligjit sjell shpesh herë padrejtësi

suo motu : impulsivisht

supra : më lart


Fjalor latinisht shqip indeksi
-----------------------------------------------------------------------------------------------

No comments:

Post a Comment