Fjalor latinisht shqip - T -
tabula rasa : letër e pashkuajtur, tabelë bosh; në filozofi mendja dhe shpirti që janë bosh, tabelë bosh në të cilën regjistrohet eksperienca; si rrjedhim kjo shprehje përdoret për të treguar injorancën torale të dikujt për një çështje specifike.
taedium vitae : neveria e jetës
terminus ante quem : kufi kohor, para të cilit ka ndodhut diçka
terminus post quem : kufi kohor, pas të cilit ka ndodhur diçka
terra incognita : e panjohur, zonë e pa eksploruar; injorancë në një sektor dijesh apo eksperienë
testimonium : dëshmim, deponim
testis unus, testis nullus : një dëshmitar, asnjë dëshmitar; dëshmia nga një person nuk mjafton për zbardhjen e të vërtetës
timeo Danaos et dona ferentes : kam frikë nga Danaot dhe nga dhuratat që sjell; frazë nga Virgjili me të cilën Laokoni nuk donte që Trojanët të pranonin Kalin si dhuratë; shprehje për të treguar se dikush duhet të jetë i rezervuar ndaj një armiku sado bujar qoftë
timeo hominem unius libri : kam frikë nga njeriu i një libri; njeriu që bazohet vetëm në një libër dhe e njeh mirë është kundërshtar i rrezikshëm në një diskutim; kjo frazë përdoret edhe për të shprehur frikën për dikë që qëndron i fiksuar në mënyrë dogmatike në pikëpamjet e një libri dhe nuk njeh apo nuk pranon mendime dhe opinione të tjera.
totidem verbis : me kaq shumë fjalë
toto caelo : (fjalë për fjalë nga gjithë qielli), krejt, komplet
- U -
ubi bene ibi patria : ku jeton mirë, atje është atdheu yt
ubi mel ibi apes : ku ka mjaltë, atje ka dhe bletë
ubi solitudinem faciunt pacem appelant : ku krijojnë shkretëtirë e quajnë paqe; shprehje që mund të thuhet për pushtuesit që shkatërrojnë dhe më pas pohojnë së janë bartës të paqes dhe kulturës
ultima ratio : argumenti i fundit
ultima ratio regum : argumenti i fundit i mbretërve; këtë frazë kishte shkuar Ludvigu i XIV-të në topat e tij duke treguar se argumenti i fundit që kanë ata që janë në pushtet janë armët, lufta
ultimatum : ultimatum, shkresë ku shkruhen kushte të padiskutueshme
una salus victis nullam sperare salutem : një shpëtim ka për të humburit, të mos shpresojnë në asnjë shpëtim
una voce : me një zë, njëzëri, unanimisht
urbi et orbi : në qytet (Romë) dhe në gjithë botën; kudo
uti non abuti : përdorim, jo abuzim
- V -
vade mecum : fjalë për fjalë eja me mua; shprehje për libër që e ka dikush me vete dhe e përdor shpesh (librin); shprehje që thuhet për çdo objekt që marrim me vete për përdorim të shpeshtë
vade vale : të priftë e mbara
vae victis : shprehje për të treguar se ai që ka humbur është në dispozicion të fitimtarit
varia lectio : shkrim i ndryshëm në tekst
veni, vidi, vici : erdha, pashë, fitova; fjalët e Qezarit kur shpalli fitoren kundër Farnakës; shprehje për sukses të shpjtë dhe të lehtë
verbatim et litteratim : fjalë për fjalë e gërmë për gërmë
verbi gratia : për shembull
veritas odium parit : e vërteta lind urrejtje
versus : varg (poetik)
veto : veto, e drejta e një kryetari shteti të mohojë miratimin e ligjit
vi et armis : me anë të dhunës dhe armëve
via media : rruga e mesme
vice versa : anasjelltas
vide : shiko
vide infra : shiko më poshtë
vide supra : shiko më lart
video meliora proboque, deteriora sequor : i njoh më të mirat dhe i aprovoj por vazhdoj me më të këqiat
vir sapit qui pauca loquitur : është i urtë ai që flet pak
vita activa : jetë aktive
vita brevis : jetë e shkurtër
vita contemplativa : jeta teorike
viva voce : gojor
vox populi vox Dei : zëri i popullit, zëri i Zotit
Vulgata : kështu quhet përkthimi në latinisht i Biblës që u bë në shekullin e katërt
Fjalor latinisht shqip indeksi
-----------------------------------------------------------------------------------------------
No comments:
Post a Comment