FJALORI I ARTEVE
GERMA M
MINIATURË
1. Pikturë e vogël, e punuar me mjeshtëri e zakonisht me
shumë ngjyra; shkronjë e zbukuruar në krye të kapitujve të
dorëshkrimeve dhe të librave të vjetra. Miniaturat bizantine. Piktor
miniaturash miniaturist.
2. Vepër arti (tablo, portret etj.) në përmasa shumë të vogla, e
punuar hollë e me shije. Miniaturë në dru (në porcelan). Koleksion
miniaturash.
MODEL
Njeri ose send, të cilin e mban përpara një piktor a një skulptor për të
krijuar një vepër arti. E zgjodhi për model. E kishte model. Qëndrimet e modelit.
MODERNIST
Që ka të bëjë me modernizmin; që mbështetet në modernizmin;
që mendon e vepron sipas modernizmit; që e paraqit realitetin nga
pozitat e modernizmit. Pikëpamje (prirje) moderniste.
MODERNIZËM
Tërësi rrymash, drejtimesh e shkollash subjektiviste e formaliste
në artin borgjez të fundit të shekullit XIX e të shekullit XX (si kubizmi,
futurizmi, abstraksionizmi etj.), që i kundërvihen artit përparimtar
realist, heqin dorë nga pasqyrimi i realitetit objektiv dhe nën
ndikimin e ideologjisë reaksionare borgjeze, ushqejnë përbuzjen
për njeriun e u shërbejnë klasave shfrytëzuese. Modernizmi në art
(në pikturë, në artet e zbatuara, në letërsi, në muzikë). Shfaqje
të modernizmit.
MONUMENTAL
Që shquhet me përmasat e veta të mëdha; që shprehet në
trajta shumë të mëdha e përgjithësuese. Pikturë (skulpturë, tablo)
monumentale. Kompozim monumental.
MOTIV
Pjesa më e thjeshtë përbërëse e subjektit të një vepre
letrare a artistike, që shërben si bërthamë organizuese e saj; ideja
kryesore, tek e cila mbështetet një krijim artistik, tema e tij; fill që
përshkon një vepër letrare a krijim artistik nga fillimi deri në fund.
MUZIKË
1. Art që e pasqyron jetën dhe shpreh ndjenjat, përshtypjet,
mendimet etj. me anë të tingujve të bashkërenduar në një mënyrë
të tillë ritmike që të tingëllojnë këndshëm, të formojnë një melodi e
të kenë harmoni; tërësia e veprave të këtij arti ose një vepër e tillë;
melodia e një vepre të tillë; krijimtaria muzikore e një kompozitori;
mënyra e veçantë e krijimtarisë së tij muzikore.
2. Muzikë instrumental muzikë e shkruar për t'u luajtur me një vegël
ose me disa vegla muzikore.
3. Muzikë vokale muzikë e shkruar për t'u kënduar me zë.
4. Muzikë korale muzikë e shkruar për kor.
5. Muzikë simfonike muzikë e kompozuar për orkestër simfonike.
6. Muzikë popullore (klasike, operistike, e përpunuar). Muzikë e lehtë
muzikë këngësh dhe vallëzimi.
7. Muzikë dhome muzikë e shkruar për t'u luajtur me një numër të vogël
No comments:
Post a Comment