FJALORI I ARTEVE
GERMA N
NATYRALIST
Pasues i natyralizmit
NATYRALIZËM
1. Drejtim letrar dhe artistik i gjysmës së dytë të shekullit XIX, që
paraqiste me imtësi hollësitë e jashtme të jetës e të dukurive, pa
bërë përgjithësimin e tipizimin e tyre, dhe që i zëvendësonte ligjet e
zhvillimit të shoqërisë me ligjet e thjeshta biologjike të natyrës.
Rryma e natyralizmit. Përfaqësuesit e natyralizmit.
2. Paraqitja në një vepër arti e jetës dhe e dukurive drejtpërdrejt e
me imtësi, pa bërë përgjithësimin dhe tipizimin e tyre. Shfaqje
natyralizmi.
NATYRË
Send, qenie e gjallë ose pjesë e mjedisit, që shërben si
model për një vizatim, një skulpturë etj. E vizatoi nga natyra.
NEOKLASICIZËM
1. Drejtim artistik i gjysmës së dytë të shekullit XVIII dhe i shekullit
XIX, që synonte të ringjallte format e jashtme të artit të vjetër klasik
e të klasicizmit dhe e imitonte këtë.
2. Ringjallje artificiale e parimeve të klasicizmit në artin e ditëve
tona. Neoklasicizëm i zbrazët (i ftohtë).
NOVATORE
Ajo që është e re e përparimtare në jetë dhe në art në krahasim
No comments:
Post a Comment