FJALORI I ARTEVE
GERMA R
REALIST
Që mbështetet në parimet krijuese të realizmit; që e pasqyron
realitetin me vërtetësi. Vepër realiste. Art realist. Shkrimtar realist. Drejtim realist
REALIZËM
Metodë e njohjes dhe e pasqyrimit artistik të jetës, sipas
së cilës shkrimtari ose artisti i riprodhon jetën dhe karakteret me
vërtetësi dhe në lidhje me rrethanat tipike të formimit e të zhvillimit
të tyre; drejtim në art dhe në letërsi, që ndjek parimet e kësaj
metode; paraqitja e jetës dhe e botës në një vepër letrare ose
artistike sipas kësaj metode.
ROKOKO
Stil i arkitekturës dhe i zbukurimit, që lulëzoi në Evropën
Perëndimore në shekullin XVIII dhe që dallohej për larminë e
stërholluar të formave e të vijave të çuditshme e të tepruara.
ROMANTIKË
Ajo që të ngjall ndjenja romantike dhe të tërheq për diçka të lartë e
fisnike; vështrimi romantik i botës e i njerëzve, që shfaqet në një
vepër a në një punë.
No comments:
Post a Comment