FJALORI I ARTEVE - GERMA S


FJALORI  I  ARTEVE

GERMA  S



SIMBOLIST
Që mbështetet në simbolizëm, që është ithtar i simbolizmit; që krijohet 
sipas parimeve e metodës së simbolizmit. Poet simbolist. Poezia simboliste.

SIMBOLIZËM
Drejtim antirealist e dekadent me frymë antidemokratike e 
individualiste në artin e në letërsinë e fundit të shekullit XIX dhe të 
fillimit të shekullit XX, që e shpallte simbolin si bazë të krijimtarisë 
artistike, duke i dhënë kuptim idealist e mistik. Simbolizmi frëng.

STIL
Tërësia e veçorive themelore ideoartistike, e mjeteve 
dhe e mënyrave të shprehjes, që bien në sy në krijimtarinë e një 
shkrimtari, të një artisti, të një rryme a të një epoke dhe që 
përsëriten pak a shumë në një sërë veprash. Stil romantik. Stil 
realist. Stili gotik. Stili bizantin. Stili i arkitekturës popullore. Stili i 
epokës (i kohës) sonë. Stili i Naim Frashërit (i Çajupit, i Migjenit).

SUBJEKT
Tërësia e ngjarjeve, e veprimeve, e konflikteve etj. 
nëpërmjet të cilave dalin në pah karakteret e tiparet dalluese të 
personazheve dhe zbulohet përmbajtja e një vepre letrare; ngjarja 
që shërben si bazë për paraqitjen e figurshme në një vepër të 
pikturës a të skulpturës ose për shtjellimin e një vepre muzikore.

SURREALIST
Ithtar e përkrahës i surrealizmit. Surrealistët francezë.

SURREALIST
Që mbështetet në parimet e në kriteret e surrealizmit, që ndjek 
mënyrat formaliste e dekadente të surrealizmit. Piktura dekadente 
surrealiste. Poetët surrealistë.

SURREALIZËM 
Drejtim krejt formalist e antirealist dekadent, në artin e në letërsinë 
borgjeze të shekullit XX, që mohon rolin e arsyes e të përvojës në 
art, e kërkon burimin e krijimtarisë te dukuritë e pavetëdijes, tek 
ëndrrat e sëmura e te kllapitë dhe e pasqyron botën në mënyrë 
fare të shtrembëruar.


Indeksi

FJALORI  I  ARTEVE


No comments:

Post a Comment