Fjalori i Letersisë -U- Fjalor Letrar


Fjalori i Letersisë 

-U-




UNË
Uni. Tërësia e tipareve që përbëjnë thelbin
e njeriut si individ i caktuar dhe për të cilat ai është i
vetëdijshëm, qenia e vet, vetvetja në botën që e
rrethon njeriun; veçoritë e botës së krijuesit, të
shprehura në vepër

UTOPI
1. Përfytyrim ideal i shoqërisë njerëzore ose i një rendi
shoqëror të përsosur pa shfrytëzim dhe pa luftë,
ëndërrim i parealizueshëm, ëndërr, fantazi.
2. Vepër në të cilën shkrimtari paraqet si diçka të
vërtetë një ëndërr ose një përfytyrim për një vend me
rend shoqëror ideal.

UTOPIK
Që paraqit një utopi. Vepër utopike. Roman utopik.



Fjalori i letersise indeksi
-------------------------------------------------------------------------------

No comments:

Post a Comment