Fjalori i Letersisë
-V-
VARG
Njësi poetike, që përbëhet prej fjalësh e fjalish të
shkruara në një radhë dhe që ka një ritëm e një numër
të caktuar rrokjesh; vet. sh. Vjershë, poezi. Varg i
bardhë vargu që nuk ka rimë me ndonjë varg tjetër.
Varg i dyzuar dy lloje vargjesh të lidhura në një varg të
vetëm. Varg heroik varg në metrikën e lashtë që ka
dhjetë rrokje e pesë theksa dhe që rimon me vargun
vijues. Varg i lirë lloj vargu që nuk ka një numër të
caktuar rrokjesh, theksash ritmikë e pauzash ose nuk
formon strofa me rima, sipas skemave tradicionale të
metrikës. Varg pesërrokësh. Varg i përzier. Varg i
thyer varg që për arsye theksimi, intonacioni etj.
copëzohet a shkruhet i ndarë. Strofë me katër vargje.
Roman në vargje. Shkruan (thur) vargje.
VARGËZIM
Sistem parimesh, rregullash e mënyrash për të
thurur vargje, tërësia e kërkesave për të bërë vjersha,
teknika për të thurur vargje. Vargëzim metrik.
VENDOS
Bëj që të veprojë në një mjedis të caktuar (në
romane, në drama etj.).
E ka vendosur heroin e tij në rrethana tipike.
VEPRIM
Ngjarja a tërësia e ngjarjeve që zbulojnë
konfliktin dhe që zhvillohen njëra pas tjetrës e sipas një
plani të caktuar në një vepër letrare. Veprim dramatik
(skenik). Veprimi i romanit. Koha e veprimit të dramës.
VEPRUES
Që kryen veprimin në një vepër letrare. Personazhi veprues.
VËRTETËSI
Veçori e brendisë së një vepre letrare a
artistike, që buron nga vlerësimi i dukurive të jetës në
përputhje me të vërtetën objektive. Vërtetësia artistike.
E pasqyron jetën me vërtetësi.
VISORE
1. Vend i hapur që e zë syri të gjithë; pamja e
përgjithshme e natyrës së një vendi të caktuar, peizazh.
2. Përshkrimi i një vendi a i një dukurie natyrore në
një vepër letrare, peizazh. Visore e goditur.
Fjalori i letersise indeksi
-------------------------------------------------------------------------------
No comments:
Post a Comment