FJALORI I LLOJEVE TE PESHQVE
GERMA K
KOCË
Peshk deti me trup të gjerë e shpatuk, me një shenjë të verdhë si
ar midis syve dhe me dhëmbë të fortë, që e ka mishin shumë të
shijshëm.
KORAN
Peshk i llojit të troftës, me pika të kuqe në trup, që jeton në ujëra
të ëmbla (në liqene, në lumenj malorë) dhe që e ka mishin zakonisht në
ngjyrë trëndafili e shumë të shijshëm; Korani i Pogradecit. Korani
i verës lloj korani me mish të majmë, që del zakonisht në verë.
KORB
Peshk i llojit të qefullit, që jeton në ujëra të kripura, me
trup të madh e të zgjatur në ngjyrë të errët dhe me kokë të zezë,
që ka mish të majmë, të shijshëm e me pak hala.
KORROBACE
1. Gjuhëz; cironkë.
2. Peshk i vogël
KRAP: (Carp - anglisht)
Peshk i madh i ujërave të ëmbla, me trup të mbuluar me luspa
në ngjyrë ari të errët dhe me katër fije si mustaqe të gjata në turi,
që e ka mishin me mjaft hala. Krap i madh (i vogël). Krap
gungaç. Kokë krapi. Tavë me krap.
KRAPULIQ
Peshk i familjes së krapit, që rron në ujëra të ëmbla, me trup të
vogël e me një palë fije të gjata si mustaqe në nofullat e sipërme.
KRYEMADH
Peshk i vogël grabitqar, me kokë të madhe e me trup rreth një
pëllëmbë të gjatë, me ngjyrë të murrme e me njolla të çelëta, që
rron zakonisht afër brigjeve të detit.
KUBËL
Peshk me trup të gjatë rreth dy pëllëmbë, në ngjyrë hiri të errët,
me njolla të zeza në të dy anët, që e ka mishin me shumë hala të
holla dhe që rron në det e në ujëra të ëmbla, ku lëshon edhe
vezët.
Fjalori i llojeve te peshqve shqip - anglisht me shpjegim
indeksi.
No comments:
Post a Comment