FJALORI I LLOJEVE TE PESHQVE - GERMA L

FJALORI I LLOJEVE TE PESHQVE 

GERMA L

LEJLEK : 
Peshk deti me trup të zgjatur, me bark të bardhë, me shpinë të 
kaltërreme e me bisht të gjatë, të hollë e të mprehtë si sharrë. 

LEVREK : (Striped bass - anglisht
Peshk i ujërave të kripura, më i madh se qefulli, me trupin 
në ngjyrë hiri të errët përsipër dhe të bardhë e të shndritshëm 
poshtë, me dy pendë në kurriz, i cili noton shpejt dhe ka mish 
shumë të shijshëm.

LOJBË : 
Peshk deti, me trup vezak e të gjatë deri në dy metra, me ngjyrë 
të gjelbër ose të hirtë të çelur në kurriz e anash dhe të argjendtë 
në bark, me kokë të gjerë, me dy pendë të dhëmbëzuara e të 
forta në kurriz, që arrin deri në pesëdhjetë kilogramë e ka mish të 
shijshëm. 



Fjalori i llojeve te peshqve shqip - anglisht me shpjegim
indeksi.

No comments:

Post a Comment