Fjalori i sharjeve F


Fjalori i sharjeve
-F-

FAQERROGOZ
Që i ka plasur cipa, që nuk ka turp; i pacipë, faqezi.

FARASHUK
Që ka shumë fara të mbledhura brenda si lëmsh (për pjeprin).
I lehtë nga mendja, budalla; kungull. Djalë farashuk.

FARË
Farë e keqe!

FEÇKË
Zgjatim i madh i hundës së elefantit në trajtën e një gypi të 
lëvizshëm; zgjatim i turirit të disa kafshëve si derri etj. 
Fytyrë e shëmtuar, turi.

FEÇKËDERR
Që e ka turirin të zgjatur si të derrit, i shëmtuar në fytyrë, 
turiderr

FIRAUN
Njeri i keq, shpirtkazmë; njeri i djallëzuar e i pabesë. Ç’na e 
punoi, firauni!

FLOKËSHTRIGË
Grua me flokë të gjatë e të shprishur.

No comments:

Post a Comment