Fjalori i sharjeve
-G-
GABERR
I trashë nga mendja; i pagdhendur. Djalë gaberr.
GALLOF
Korbi i bardhë.
Njeri me trup të madh, jo të shkathët e të pahijshëm;
njeri i trashë nga mendja, guhak.
GËRDALLË
Kalë i vjetër dhe i dobët sa i duken kockat.
Njeri me trup të gjatë dhe shumë të dobët; njeri i
plakur dhe shumë i dobët. Gërdallë e gjatë. Gërdallë plakë.
GËRDHUQ
Plak shumë i vjetër, me trup të rrëgjuar dhe pa fuqi.
Plak gërdhuq.
GËRXH
Shkëmb i ashpër, me thepa; vend, me shkëmbinj të mprehtë e
të thepisur, vend shkëmbor e i egër.
Gërxho! njeri i trashe nga mendja
GËRXHEL
Gërxho
GËRXHO
1. Plak i rrëgjuar dhe i dobësuar, që nuk është në gjendje të
gjykojë thellë, plak: matuf.
2. Njeri i pagdhendur.
GOJAÇ
1. Ai që e ka gojën të madhe; ai që e ka gojën të shtrembër.
2. Belbacak, gagaç.
3. Ai që flet shumë, llafazan.
4. Ai që merr nëpër gojë të tjerët, ai që flet keq për të tjerët.
GOJASH
Gojaç.
GOJËBUALL
1. Që e ka gojën të madhe si të buallit, me gojë të madhe.
2. Që flet shumë, që nxjerr nga goja të lara e të palara.
GOJËÇORAP
1. Që e ka gojën shumë të madhe, me gojë të madhe. Burrë gojëçorap.
2. Që flet shumë e pa përgjegjësi; që e ka gojën të shthurur,
që flet të lara e të palara, që flet mbarë e prapë.
GOJËKAMARE
1. Që e ka gojën shumë të madhe, gojëçorap.
2. Që flet shumë, që nuk i pushon goja së foluri.
GOJËLOPATË
Që flet shumë, që nuk i pushon goja, llafazan i madh.
GOJËPIPERKË
Gojëspec.
GOMAR
Njeri i trashë nga mendja, budalla; hajvan. Gomar i madh.
Mori mendjen e atij gomari. Gomar qenka! Gomar me veshë.
GOMARICË
Femra e gomarit,
Gomare.
GRIFSHË
Zog më i madh se harabeli, me ngjyrë të murrme e me
çafkë në kokë, që nxjerr një zë të çjerrë.
Grua a vajzë llafazane e grindavece, që çirret e
bërtet shumë kur flet. Grifshë e keqe!
GROMËSIRË
Gazrat që dalin në mënyrë të pavullnetshme nga goja e me një
zhurmë të papëlqyer, zakonisht pas ngrënies; zhurma e
papëlqyer që shkaktohet gjatë daljes së këtyre gazrave.
Njeri i fëlliqur, njeri i keq. Mos e dëgjo atë gromësirë!
GROPË
Të bëfsha gropën!
GUSHËMADH
Që nuk ngopet së ngrëni, që ha shumë (zakonisht për shpendët).
GUSHËSHPUAR
Që ha shumë, që nuk ngopet së ngrëni; grykës, llupës.
No comments:
Post a Comment