Fjalori i Mineralogjise - Fjalori mineralogjik
II
KONCENTRAT
Mineral
i pastër, që përftohet duke i hequr lëndët e huaja; mineral i pasuruar.
KUARC
Mineral
zakonisht pa ngjyrë, i fortë dhe i patretshëm, i përbërë nga kristale të
ndritshme me gjashtë cepa, që gjendet në natyrë si një masë e ngjeshur në
trajtë guri; gur stralli.
MIKË
Mineral
i përbërë nga silikati i aluminit, që gjendet zakonisht nëpër shkëmbinj
vullkanikë në trajtë petësh e leskrash të tejdukshme dhe me shkëlqim si të
qelqit, shkrin me vështirësi e përdoret si veçues në pajisjet elektrike, për
furra etj.
NEFRIT
Shkëmb
i fortë me ngjyrë të gjelbër, që merr një shkëlqim të bukur kur punohet dhe që
përdoret për shtylla, për të punuar vazo, statuja të vogla etj.
NYJËZ
Përqendrim
i një sasie minerali në trajtë thjerrëzash të mëdha a xhepash brenda një
shkëmbi me përbërje të ndryshme. Nyjëz elipsoidale. Nyjëz në trajtë vileje.
PAMBUK
GURI
Asbest.
PIRIT
Mineral
me ngjyrë të verdhë të hapur e me shkëlqim metalik, që përdoret shumë për
përgatitjen e acidit sulfurik; sulfuri i hekurit.
PORFIR
Shkëmb
i fortë me prejardhje vullkanike, me pjesë të mëdha në ngjyra të ndryshme, që
përdoret si material ndërtimi. Shtyllë (mur) porfiri. Sëpatë porfiri. arkeol.
SAFIR
Gur i
çmuar me ngjyrë të kaltër ose të gjelbër, që është i tejdukshëm dhe gjendet në natyrë
si mineral.
SILICOR
Që ka
silic në përbërjen e vet; që ka silicin si përbërës kryesor. Tokë (shtresë)
silicore. Lëndë silicore. Sfungjerë silicorë.
STIPËS
Shap.
SHAP
Kripë
minerale (sulfati i dyfishtë i aluminit e i kaliumit) që të rrudh gojën; gur i
bardhë që përbëhet prej kristalesh të kësaj kripe minerale dhe që përdoret për
të bërë të qëndrueshme ngjyrat e pëlhurave, për të regjur lëkurët, për të
ndaluar gjakun kur pritemi pak etj.
SHPETËZIM
Vetia
që kanë kristalet për t'u ndarë në petëza sipas sipërfaqeve të rrafshëta.
Sipërfaqja e shpetëzimit.
SHPIM-KËRKIM
Shpim
që bëhet për të kërkuar naftë, gaz etj.
SHPIM-SHFRYTËZIM
Shpim
që bëhet për të shfrytëzuar naftën, gazin etj.
SHPUES
Punëtori
që bën shpime për kërkimin a për shfrytëzimin e mineraleve të dobishme dhe të
naftës; minatori që hap vrimat për vendosjen e lëndës plasëse; punëtori që
punon për hapjen e tuneleve. Shpuesit e puseve të naftës. Shpuesit e tuneleve.
SHTRATIM
Vendburim
mineralesh. Shtratim xeheror. Shtratime të naftës e të gazit.
SHTUPË
Lënda
me të cilën shtupohen birat e minave.
SHTUPOJ
Mbush
me lëndë të ndryshme (rërë, argjilë, pluhur gurësh etj.) birat e minave, që
plasja të jetë sa më e fuqishme.
TAVAN
Shtresë
dheu, shkëmbi etj., që gjendet mbi mineralin e dobishëm a mbi damarin e tij.
Tavani i mineralit (i qymyrit).
TRUNG
Pjesë e
minierës, që shtrihet përgjatë ose pjerrtas dhe që ka dalje në sipërfaqe.
Trungu i pusit të naftës.
TOPAZ
Mineral
me ngjyra të ndryshme, me kristale të tejdukshme dhe të shkëlqyeshme, që
përdoren si gurë të çmuar për unaza, për vathë, për gjerdanë etj.; gur i çmuar,
zakonisht i verdhë, që nxirret nga ky mineral. Gurë topazi. Vathë topazi. Unazë
me topaz. Gjerdan me topaze.
TUNXH
Metal
jo i thjeshtë, që del nga lidhja e bakrit me zinkun. Tunxh i petëzuar. Kandil
(zile) tunxhi. Dorezë (çelës) tunxhi. Ngjyrë tunxhi. Reparti i petëzimit të
tunxhit.
XHAM
VULLKANIK
shkëmb
mineral me ngjyrë
të zezë
në kafe ose i kuqërremtë në të murrme, që përdoret në prodhimin e çimentos për
të rritur cilësinë e saj.
XHEP
E
thelluar a gropë në një send, në tokë etj., në të cilën mblidhet, grumbullohet
një lëndë a futet diçka. Xhep nafte (gazi)
Fjalori i Mineralogjise - Fjalori mineralogjik
No comments:
Post a Comment