AGREGAT
Bashkim
i mineraleve të ndryshme në një shkëmb të vetëm.
AMIANT
Mineral
i përbërë prej fijesh të holla, që nuk digjet e nuk e përcjell rrymën elektrike dhe që përdoret
për të bërë pëlhura e sende të tjera të padjegshme, për pllaka izolimi etj.
Fije (pllakë) amianti. Veshje amianti.
ANHIDRIT
Shkëmb
i bardhë, që është i përbërë nga sulfati i paujë i kalciumit dhe që kur bashkohet
me ujë jep gjipsin.
ASBEST
Mineral
i përbërë prej fijesh të holla, që i qëndron shumë veprimit të nxehtësisë e të
acideve, që nuk e përçon rrymën elektrike dhe që përdoret gjerësisht në
industri e në ndërtim.
ASFALT
1. min.
Lloj rrëshire e zezë, që ndodhet në natyrë në gjendje të ngurtë e që zbutet kur
ngrohet; sere. Asfalt natyror.
BITUM
Lëndë
minerale me ngjyrë të errët a të zezë, në gjendje veshtullore ose të ngurtë, me
prejardhje nga hidrokarburet e vajgurit, që nxirret nga toka dhe që përdoret
për të shtruar rrugët etj,; serë.
BOKSIT
Mineral
që përmban me shumë alumin.
DIAMANT
1. min.
Gur i çmuar shumë i fortë, i tejdukshëm e me shkëlqim të madh, që është një
lloj karboni kristalor i pastër dhe që përdoret për stoli e zbukurime etj.;
xhevahir.
DOLOMIT
Mineral
me ngjyrë hiri në të bardhë, që përmban kalcium e magnez dhe që përdoret për
prodhimin e xhamit, të qeramikës etj.; shkëmb prej këtij minerali. Dolomit
gëlqeror. Gurët e dolomitit. Shtresë dolomiti.
DURALUMIN
Metal
shumë i fortë e i lehtë, që del nga lidhja e aluminit me bakër, me magnez, me
mangan e me silic dhe që përdoret zakonisht për ndërtimin e aeroplanëve.
DYSHEME
Shtresë
dheu, shkëmbi etj., mbi të cilën gjendet minerali i dobishëm a një damar i tij.
Dyshemeja e minierës. Dyshemeja e qymyrgurit.
GALENË
Mineral
i ndritshëm me ngjyrë hiri të errët, që përmban squfur e plumb dhe që përdoret
për të kapur valët elektromagnetike.
GERMANIUM
Metal i
fortë, por i thyeshëm, në trajtë kristalesh me ngjyrë të argjendtë, që është
shumë i përhapur në natyrë dhe përdoret si gjysmëpërcjellës në radioteknikë
(simboli Ge).
GËLQEROR
Shkëmb
a shtresë shkëmbore prej guri gëlqeror. Gëlqeror i fortë (i butë). Shtresë (zonë) gëlqerorësh.
GRAFIT
1.
Mineral shumë i butë me ngjyrë hiri të errët në të zezë, lloj i karbonit të
kristalizuar që përdoret për të bërë lapsa, bojëra, në elektroteknikë etj.
GRANAT
Gur i
çmuar, zakonisht në ngjyrë të kuqe të errët, që gjendet kryesisht në shtresat
ranore dhe që përdoret për përgatitjen e letrës së zumparasë, për gurët mprehës
etj.
GUR
GJAKU
Mineral
në ngjyrë të kuqe të errët, që përmban me shumë hekur.
GUR
LIRI
(leshi,
mëndafshi, pambuku) asbest, amiant.
GJIPS
Mineral
gëlqeror, zakonisht me ngjyrë të bardhë, i cili piqet në furra të posaçme,
bluhet si pluhur dhe bëhet allçi. Gjips i bardhë. Vendburim gjipsi.
HEKUR-NIKEL
Mineral
që përmban hekur dhe nikel.
Fjalori i Mineralogjise - Fjalori mineralogjik
No comments:
Post a Comment