Fjalor Anatomik A-B
A
ALIVER
Pjesa e dytë
e stomakut të kafshëve ripërtypëse, që e
ka faqen e
brendshme hoje-hoje
ALVEOLË
1. Gropëza
në kockat e nofullave, ku ngulen rrënjët e
dhëmbëve;
hojëz. Alveolat e dhëmbëve.
2. Flluska
shumë të vogla në mushkëri, ku mbarojnë
skajet e
rrugëve të frymëmarrjes dhe të enëve të gjakut.
AMË
Vezore
AN
Organ i
gruas dhe i femrës së gjitarëve, ku zihet e
zhvillohet
pjella, shtrati, këmisha që mbështjell pjellën.
Ani i
fëmijës. I bie (i shket) ani. Ngre anin.
ANËSI
Gjymtyrët e
trupit të njeriut (duart ose këmbët). Anësitë
e sipërme
duart. Anësitë e poshtme këmbët.
AORTË
Arteria më e
madhe, që del nga barkushja e majtë e
zemrës dhe
që ushqen me gjak gjithë trupin. Gjaku i
aortës.
Ngushtim i aortës.
ARTERIE
Enë gjaku që
del nga zemra dhe shpërndan
gjakun e
pastër në gjithë pjesët e trupit. Arteria e
mushkërive.
ARRÇ
Arrëza e
fytit.
ARRA
Arra e
fytit, fikthi i fytit.
ARRËZ
1. Rruaza e
parë e qafës, mbi të cilën mbështetet koka.
Arrëza e
qafës.
2. Fikthi i
fytit. Arrëza e fytit (e gushës).
ATLAS
Rruaza e
parë e qafës, tek e cila mbështetet koka,
arrëza e
qafës.
B
BAJAME
Dy gjëndra
në trajtë vezake, që
ndodhen në
anët e grykës rrëzë gjuhës; sëmundje e
këtyre
gjëndrave, që shfaqet me pezmatimin dhe
qelbëzimin e
tyre. Iu qelbëzuan (iu sëmurën) bajamet.
Më dhembin
bajamet. Vuaj nga bajamet. Heq bajamet.
BALLOR
Kocka e
ballit.
BALLOR
Që i përket
ballit, i ballit. Kocka ballore. Pjesa ballore.
BARKOR
Që ndodhet
në pjesën e barkut; që i përket barkut, i barkut.
BARKUSHE
1. Secila
nga dy dhomëzat e poshtme të zemrës, të cilat
shtrëngohen
e lëshohen për të bërë qarkullimin e
gjakut.
Barkushja e majtë (e djathtë).
2. Zgavër në
pjesën e brendshme të kafkës së kokës.
Barkushet e
trurit.
BISHTOR
Që ndodhet
në bisht, i bishtit. Pjesa bishtore e trupit.
BOÇË
Boça e
fytit, fikthi.
BOSHT
Boshti i
kurrizit, shtylla kurrizore
BOSHTOR
Që ka të
bëjë me shtyllën kurrizore; që ka shtyllë kurrizore.
BRENDSHËM
Që ndodhet
brenda trupit të njeriut a të
kafshëve
(brenda në kraharor, brenda në bark etj.).
Organet e
brendshme. Sëmundje të brendshme. mjek.
sëmundje të
organeve që ndodhen brenda trupit të
njeriut.
BRETK
Kryqe
BRINJË
Eshtër e
trupit të njeriut dhe të kafshëve të
mëdha, e
gjatë, e ngushtë dhe e kthyer si hark, që del
nga boshti i
kurrizit e shkon deri te kocka e kraharorit.
BRONK
Çdonjëra nga
të dy degët që ndahen nga trakeja,
nëpër të
cilat ajri shkon në mushkëri. Bronku i djathtë
(i majtë).
Bronket e mëdha (e vogla). Sëmundja e
bronkeve
BRONKIAL
Që ka lidhje
me bronket, i bronkeve. Trungu bronkial.
Gjëndrat
bronkiale. Frymëmarrja bronkiale. Astma
bronkiale.
mjek.
BUBREK
Veshkë.
BULB
Pjesë e
zgjeruar në trajtë qepujke e disa
indeve ose e
disa organeve, qepore. Bulbi i trurit. Bulbi
i flokut.
Bulbi i pendëve. Bulbet e ballit. Bulbi i syrit
kokërdhoku.
BULBOR
Që ka të
bëjë me bulbin, që lidhet me bulbin, i
bulbit; që
ka trajtën e bulbit, qepor. Nervi bulbor.
Qendra
bulbore. Paralizë bulbore. Pjesa bulbore e
nervit.
BULË
Pjesë e
tultë, e butë dhe e rrumbullakët e
ndonjë
organi të trupit. Bula e veshit pjesa e butë në
fund të
veshëve, ku varen vathët. Bula e gishtit mollëza
e gishtit.
BUT
Pjesa e butë
në çaçkën e kokës te fëmijët e
porsalindur;
çaçka e kokës, maja e kokës. Buti i kokës
BYTHË
Pjesa e
prapme e trupit të frymorëve në fund
të kurrizit;
organi i jashtëqitjes dhe mollaqet; të
ndenjurat.
Bytha e foshnjës. Bytha e kalit. Bytha e
pulës. Rri
në bythë.
Fjalori Stamina 2013
____________________________________
No comments:
Post a Comment