Fjalor anatomik C - F

Fjalor anatomik C - F



C


CEREBRAL

Tronor
Nerv cerebral. Tumor cerebral. Hemorragji cerebrale. Tronditje
cerebrale. Valët cerebrale.

CIPË
Lëkurë ose ind i hollë, që vesh a mbulon një
organ; membranë. Cipa e brendshme. Cipa e barkut.
Cipa (korja) e trurit. Cipa e qelizës. Cipa e
mukozës.Cipë dhjami. Cipa e veshit. Cipa e virgjërisë.
I vuri cipë syri.

CISTERNË
Hapësira në gji, që grumbullon qumështin.


Ç


ÇAPOK
1. Kërdhokull, këllk. Më doli çapoku. Më dhemb çapoku.
2. Kocka e kofshës; kofshë. Çapoku i majtë (i djathtë).
Çapokët e këmbëve.

ÇAPUA
Thua i fortë që kanë disa shpendë shtëpiake
prapa këmbës. Çaponjtë e këndesit.

ÇARK
Varg eshtrash të trupit, të lidhura njëra me tjetrën; nyjë e
eshtrave të lidhura, kyç. Çarku i kokës.

ÇEKIÇ
Eshtra e parë e vogël në veshin e mesëm, që
mbështetet në kudhrën.

ÇELËS
Nyjë e eshtrave, kyç. Çelësat e trupit. Çelësat e duarve.

ÇIMENTO
Shtresa e fortë prej kocke, që vesh rrënjën dhe qafën e dhëmbit.

D


DAMAR
Çdonjëri nga gypat, nëpër të cilët qarkullon
gjaku në trupin e njeriut a të kafshëve; rremb. Damarët
e gjakut. Damari i qafës. Damari i ballit. Duar me
damarë. Iu frynë damarët.

DAULLE
Daullja e veshit: cipë e hollë, që ndan kanalin e
jashtëm të veshit nga veshi i mesëm.

DEGË
gjatimi i një ene gjaku, i një nervi a i një indi;
rremb. Dega e aortës. Dega e nervit.

DELL
Bashkim indesh fijore të forta, në trajtë tejze të
zgjatur, që lidh muskujt me eshtrat në kyçet ose në
vendin ku nguliten, gilcë; tejzë e bardhë, e fortë dhe e
epshme, që lidh eshtra ose organe të veçanta të trupit
të frymorëve. Delli i qafës (i krahut). Delli i këmbës.
Delli i thembrës delli i trashë e i shtypur që gjendet në
pjesën e prapme të këmbës, mbi thembër.

DËRRASË
Dërrasa (dhoga) e kraharorit, eshtër e gjerë dhe e gjatë si
pllakë në mes të kraharorit, ku lidhen brinjët.

DIAFRAGMË
Cipë e hollë muskulore, që ndan zgavrën e
kraharorit nga zgavra e barkut (te njeriu dhe te kafshët
gjitare), mish i varfër; organ a pjesë e një organi në
trajtën e kësaj cipe, që ndan dy hapësira. Lëvizjet e
diafragmës. Diafragma e hundës. Diafragma e veshit.

DUDË
Trysat.

DUODEN
Dymbëdhjetëgishtore.

DYMBËDHJETËGISHTËZ
Dymbëdhjetëgishtore.

DYMBËDHJETËGISHTORE
Pjesa e parë e zorrës së hollë të njeriut, e cila vjen
menjëherë pas stomakut.

E


ENË
Çdonjëri nga gypat e hollë në trupin e njeriut e
të kafshëve, nëpër të cilët kalon gjaku ose limfa. Enët
limfatike. Enët e gjakut.

EPIDERMË
Mbilëkurë. Epiderma e domates. Qelizat e epidermës.

ESHTAK
1. Që është prej eshtre, eshtor. Ind eshtak.
Mbulesë eshtake.
2. Që i duken eshtrat, që i kanë dalë eshtrat, i dobët;
që i ka kockat të trasha e shumë të dallueshme;
kockëmadh; kockëtrashë; eshtor.

ESHTË
Ind i zgjatur në trajtën e një filli të hollë, penjëz.

EZOFAG
Pjesë e aparatit të tretjes, si gyp, që çon ushqimin nga
goja në stomak. Ezofagu i njeriut. Ngushtimi (zgjerimi) i
ezofagut.

F


FALË
Kyç,
Falat e gishtërinjve. Fala e
gjurit pjesa prapa gjurit, ku përthyhet këmba.

FARING
Pjesa e grykës që lidh zgavrën e gojës me ezofagun e
me laringun; pjesa e zgavrës së gojës ku bashkohen
rrugët e aparatit të frymëmarrjes me ato të ushqimit.
Muskujt e faringut.

FIJE
Diçka shumë e hollë dhe e gjatë, që i ngjan perit; fill;
diçka e hollë dhe e imët.
Fije nervore. Fijet muskulore. penjëzat.

FIKTH
Pjesa e dalë në grykën e burrave, që lëviz lart
e poshtë kur ata flasin ose kur gëlltiten. Fikth i madh. I
ka dale fikthi.

FLLUSKË
Organ a pjesë e butë e një organi, si qeskë e
vogël e mbushur me lëng ose me ajër, hojëz; fshikëza e
peshkut. Flluskat e mushkërive.

FSHIKË
Organ si qese e vogël në trupin e njeriut ose të
kafshëve, që mban ujët e hollë, ndonjë lëng tjetër, ajër
etj. Fshika e ujit (të hollë). Fshika e tëmthit. Fshika e
peshkut. Fshikë bagëtie (shpendi).

FYELL
Eshtër e madhe, e gjatë dhe e drejtë e
gjymtyrëve të njeriut a të kafshëve. Fyelli i këmbës
kërciri. Fyelli i dorës (i krahut) eshtra e llërës.

FYT
Pjesa e sipërme e gypit, nëpër të cilin kalon ushqimi
prej gojës në stomak; pjesa e përparme e qafës; grykë.

FYZË
Gyp i hollë e i zgjatur; damar. Fyzat e frymës
degëzimet e bronkeve. Fyzat e gjakut enët e gjakut,
damarët.


Fjalor anatomik - Fjalori i anatomise
Fjalori Stamina 2013
____________________________________


No comments:

Post a Comment