Fjalori i Astronomise
ORBITË
Rruga
që përshkon në hapësira një trup qiellor natyror ose artificial.
Orbita
e Tokës (e Hënës). Orbita e Marsit (e Jupiterit). Orbita e Diellit. Orbita
e
satelitit. Hyri në orbitë. Doli nga orbita.
ORË
Njësi
kohe, që përcaktohet për të llogaritur lëvizjen sipas rrotullimit të
Tokës
ose të një trupi tjetër qiellor. Orë diellore. Orë hënore. Orë astronomike
kohë e
përpiktë, që përcaktohet me vrojtime të veçanta, duke marrë si bazë
meridianin
e Grinuiçit. Ora zyrtare (ligjore) ora që miratohet me ligj në një vend.
Ora
lokale ora që përcaktohet duke matur kohën e një vendi. Ora galaktike
kohë e
barabartë me 9,1 vjet të Tokës.
PERIGJE
Pika më
e afërt nga Toka në orbitën e Hënës ose të një sateliti artificial; kund.
apogje.
PESHORE
Njësi e
gjysmërruzullit jugor, shenja e shtatë e zodiakut, që mbizotëron
gjatë
periudhës nga njëzet e katër shtatori deri më njëzet e tre tetor.
PLANET
Trup
qiellor, që rrotullohet rreth Diellit dhe merr prej tij dritën e ngrohtësinë.
Planeti
ynë Toka. Planetët e brendshëm planetët që ndodhen ndërmjet Diellit dhe
Tokës.
Nëntë planetët e sistemit diellor.
PLANETAR
Që ka
të bëjë me planetët; që u përket planetëve, i planetëve.
|
PLEJADË
Shenjëzat.
POL
donjëri
nga dy skajet e boshtit të përfytyruar në sferën qiellore, rreth të cilit duket
sikur rrotullohen
yjet gjatë njëzet e katër orëve. Poli i Veriut. Poli i Jugut.
PULËZA
Shenjëzat.
QERRE
Qerrja
e madhe Arusha e Madhe. Qerrja e Vogël Arusha e Vogël.
QIELLOR
Mekanika
qiellore
QUMËSHT
Rruga e
Qumështit
QUMËSHTORE
Udha e
Qumështit, Kashta e Kumtrit.
RI
Yll i
ri.
RRETH
Vijë
rrethore, që përfytyrohet e përshkruar në hapësirën qiellore ose në rruzullin
tokësor.
RRETHSJELLJE
Sjellja
e një trupi qiellor a e një sateliti në hapësirë rreth një planeti duke
u
kthyer përsëri në pikën e nisjes. Rrethsjellja përqark Marsit. Yjet dhe
satelitët
në
rrethsjelljen e tyre lëvizin nga e djathta në të majtë.
RRUGË
Rruga e
Qumështit
SISTEM
Sistemi
diellor.
Sistem
planetar.
SOLSTIC
Secila
nga dy periudhat e vitit kur Dielli ndodhet në pikën më të largët nga
Ekuatori.
Solstici i verës dita më e gjatë e vitit (22 qershor). Solstici i dimrit nata
më e
gjatë e vitit (22 dhjetor).
SHENJË
Shenja
astronomike, vizatime që përdoren në astronomi për të përfaqësuar
planetët
dhe trupat e tjerë qiellorë.
SHENJËZ
Grup
yjesh në yjësinë e Demit ( me sy të lirë shihen 6-9 yje).
SHI
Shi
yjor rënie me shumicë e meteorëve.
UDHË
Udha
(Rruga) e Qumështit, Kashta e Kumtrit.
UNAZË
Unazat
e Saturnit, rrathë të ndritshëm përqark
këtij planeti.
VIT
Koha
gjatë së cilës një planet bën një rrotullim të plotë rreth Diellit. Vit
astronomik.
Viti i
Marsit (i Saturnit).
VIT-DRITË
Njësia
e matjes se largësive të mëdha midis planetëve e yjeve, e barabartë me
rrugën
që mund të përshkojë drita gjatë një viti (afërsisht nëntë trilionë kilometra).
YLL
Trup
qiellor i ngjashëm me Diellin, që ndodhet shumë larg Tokës
dhe që
duket natën në qiell si pikë e ndritshme; çdo trup qiellor, përveç Diellit
dhe
Hënës, që ndrit natën në qiell. Yll i largët (i ndritshëm, i madh). Yjet e
qiellit.
YLL I DYFISHTE
Sistem
prej dy yjesh që ushtrojnë një forcë tërheqëse mbi
njëri-tjetrin
dhe rrotullohen rreth një qendre të përbashkët. Ylli i Mëngjesit
(i
Mbrëmjes, i Karvanit, i Dritës) planeti Afërdita. Ylli Polar ylli në bisht të
Arushës
së Vogël, i cili shënon gjithnjë Veriun.
ZENIT
Pika më
e lartë në kupën e qiellit, që ndodhet drejt mbi kokën e
vrojtuesit;
pika më e lartë që arrin dielli në kupën qiellore vetëm në brezin
tropikal;
kund. nadir. Dielli u ngjit në zenit.
ZODIAK
Brez
rrethor në kupën e qiellit, ku duket sikur kalon Dielli gjatë lëvizjes së tij
vjetore
e ku ndodhen dymbëdhjetë yjësi kryesisht me emra kafshësh, i cili
përfaqëson
në të vërtetë rrugën që përshkon Toka gjatë një viti përqark Diellit;
rrethi
i kafshëve.
Fjalor Astronomik Pjesa 1
No comments:
Post a Comment