Fjalori i Astronomise - Fjalor Astronomik

Fjalori i Astronomise - Fjalor Astronomik




AKS
Një vijë e imagjinuar rreth të cilës një trup rrotullohet.

ARUSHË
Arusha e Madhe emër i një yllësie në gjysmërruzullin verior
të qiellit, që përbëhet nga shtatë yje të renditura si qerre; Qerrja e Madhe.

Arusha e Vogël emër i një yllësie në gjysmërruzullin verior të qiellit, që
përbëhet nga shtatë yje të renditura si qerre, njëri nga të cilët (ylli i bishtit) është
Ylli Polar i Veriut; Qerrja e Vogël.

AURORË
Ndriçimi i qiellit në mëngjes para se të lindë dielli, agu i mëngjesit; agim.
Drita e aurorës.
Aurora boreale agimi polar i Veriut, agimi verior.

AZIMUT
Këndi që formohet në pikën e vrojtimit ndërmjet rrafshit të meridianit dhe
rrafshit pingul të trupit qiellor ose të sendit që vrojtohet.

BËRTHAMË
Bërthama e kometës. pjesa e ngjeshur dhe më e ndritshme e një komete.
Bërthama e atomit pjesa qendrore e atomit me ngarkesë pozitive, që përbëhet nga
protonet e neutronet dhe që zë pothuaj gjithë masën e atomit

BOSHT
Vijë e përfytyruar që bashkon dy polet e një trupi qiellor, duke kaluar
përmes qendrës së tij. Boshti i Tokës. Boshti i planetit.

BRENDSHËM
Planet i brendshëm. astr. planet, orbita e të cilit ndodhet brenda orbitës së Tokës
(Merkuri, Afërdita).

BYK
Byku i Kumbarës ose Kashta e Kumtërit.

DASH
Yjësia e parë e zodiakut.

DIELL
Trupi i zjarrtë qiellor që gjendet në qendër të sistemit tonë planetar dhe që është burim
drite e ngrohtësie.
Trup i madh qiellor që ndodhet në qendër të një sistemi planetar

DRITË
Tërësia e rrezeve dhe e energjisë që lëshon Dielli a një
trup tjetër i zjarrtë etj., që kapet nga syri dhe e bën të dukshme
çdo gjë mbi të cilën bie; rrezatim që del e përhapet nga një trup,
shkëlqim; ndriçimi që merret me anë të energjisë elektrike;
energji në trajtë valësh elektromagnetike me gjatësi të caktuara,
që kapen me anë të të parit.

VIT DRITË
Vit drite
Ylli i dritës, planeti Afërdita, Ylli i Mëngjesit, Ylli i Karvanit.

EKLIPS
Errësim i përkohshëm i një trupi qiellor kur zihet nga një trup tjetër qiellor.
Eklips i plotë (i pjesshëm). Eklipsi i Diellit errësimi i përkohshëm i Diellit kur Hëna
ndodhet midis Diellit e Tokës. Eklipsi i Hënës errësimi i përkohshëm i Hënës kur
kjo hyn në zonën e hijes së Tokës.

EKLIPSOHEM
Bëhet eklipsi i një trupi qiellor

EKLIPSOJ
I del përpara një trupi tjetër qiellor dhe e zë a nuk e lë të duket për një farë kohe,
shkakton eklipsin e një trupi qiellor (për trupat qiellorë). Hëna eklipson Diellin.

EKUATOR
Ekuatori qiellor rrethi më i madh i sferës qiellore, që përfytyrohet si një rrafsh pingul
me boshtin e rrotullimit të Tokës.

EPOKË
Çast i caktuar nga ku fillon të njehsohet koha e lëvizjes së një trupi qiellor.

FAZË
Secila nga pamjet a gjendjet e veçanta të Hënës ose të një planeti
tjetër, që shfaqen (ashtu siç duken nga Toka) sipas dritës që marrin nga Dielli a
sipas kohës së rrotullimit; gjendje e caktuar e Hënës ose e një planeti, që
shfaqet me ndryshimin e formave a të pamjeve të tyre. Fazat e Hënës. Fazat e
Marsit (e Merkurit).


GALAKTIKË
Tërësi e përbërë prej një numri shumë të madh yjesh, që formojnë një sistem
më vete. Largësitë e galaktikave. Galaktika jonë. Jashtë galaktikës.

GJYSMËBOSHT
Gjysma e një boshti. Gjysmëboshti i tokës.

GJYSMËSFERË
Gjysma e sferës qiellore.

HELIOCENTRIK
Që merr a që ka si qendër Diellin, rreth të cilit rrotullohen planetët.
Lëvizja heliocentrike e Tokës. Teoria heliocentrike e lëvizjes së planetëve.

HELIOCENTRIZËM
Teoria që merr si qendër Diellin, rreth të cilit rrotullohen planetët; sistemi
heliocentrik i botës.

HELIOGRAF
Teleskop i fuqishëm me aparat të posaçëm për të fotografuar Diellin.

HEMISFERË
Gjysmërruzulli i Tokës, i një trupi tjetër qiellor ose i sferës
qiellore. Hemisfera veriore (jugore). Hemisfera lindore (perëndimore).
Hemisferë qiellore. Hemisferat e Tokës. Harta e hemisferave.

HËNË
Trup qiellor që rrotullohet si satelit rreth Tokës, e merr dritën nga
Dielli dhe ndriçon natën; pamja e këtij sateliti nga Toka. Hëna e re (e vjetër, e
plotë, e ngrënë, e zbehtë). Hënë pesëmbëdhjetëshe. Drita e hënës. Disku
(drapri) i hënës.  Eklipsi i Hënës.

HORIZONT
Rreth i madh i përfytyruar, që e ndan hapësirën qiellore përqark Tokës në dy
gjysmërruzuj të barabartë, të cilët kanë si pole, zenitin dhe nadirin. Horizont i
dukshëm (i padukshëm). Horizont i vërtetë.

KARVAN
Ylli i Karvanit Afërdita.

KASHTA E KUMTRIT (rruga e qumeshtit)
Brez i gjerë, i ndritshëm, në ngjyrë të argjendit, që përbëhet prej yjesh të
panumërt dhe duket në qiell në netët e kthjellëta pa hënë.

KASHTULL
Kashta e Kumtrit.

KOHË
Përcaktimi i orëve, i ditëve e i viteve, që bëhet për t'u llogaritur ato me
përpikëri, duke u mbështetur në disa dukuri periodike të qëndrueshme; orë.
Koha astronomike (diellore) ora që përcaktohet në bazë të pozitës së Tokës
kundrejt Diellit. Koha ligjore shtytja një orë më përpara se sa koha lokale për të
shfrytëzuar pjesën e ditës me dritë të mjaftueshme. Koha lokale ora sipas
mesditësit që kalon nëpër një vend.

KOMETË
Trup qiellor që duket si një njollë e ndritshme mjegulle me një bërthamë
vezulluese në mes dhe me një zgjatim në trajtë bishti; yll me bisht. Bërthama e
kometës. Bishti i kometës. Shpërbërja e kometës.

KUMTËR
Kashta e kumtrit

KURORË
Rreth i shkëlqyer që shihet natën përqark një trupi qiellor; brerore. Kurora e Diellit (e Hënës).

LËMSH
Trup qiellor i rrumbullakët, rruzull. Lëmshi tokësor (diellor).
Lëmsh i zjarrtë. Lëmshi i Tokës (i Diellit, i Hënës).

MADH
Arusha e Madhe, Qerrja e Madhe

MATEMATIK
Horizont matematik vija e ndërprerjes së sferës qiellore në rrafshin e horizontit

MBRËMJE
Ylli i mbrëmjes

MEKANIKË
Mekanika qiellore degë e astronomisë që studion lëvizjen e trupave qiellorë.

MESDITËS
Mesditësi qiellor. rrafshi që kalon nëpër pikën e zenitit, nëpër qendrën e sferës qiellore dhe nëpër polet
e Tokës. Gjatësia e mesditësit.

METEOR
Tru i vogël qiellor, i cili hyn me shpejtësi të madhe në atmosferën tokësore
prej hapësirës ndërplanetare dhe nga fërkimi me ajrin thërrmohet e digjet, duke
lënë pas një bisht të shndritshëm; yll me bisht. Me shpejtësinë e meteorit. Ra
një meteor.

METEORIT
Trup i ngurtë, shumë i ngjashëm me gurët tokësorë, që bie nga hapësira
qiellore në Tokë.

MËNGJES
Ylli i Mëngjesit

MJEGULLNAJË
Grumbull i madh trupash qiellorë në hapësirat ndërmjet yjeve, që duket
si një mjegull kur e shohim me sy ose me teleskop të zakonshëm. Mjegullnajë
planetare. Mjegullnaja e Andromedës.

NEBULOZË
Mjegullnajë.



No comments:

Post a Comment