Fjalor Fizik F - G - GJ
FËRKIM
Forca që pengon lëvizjen e një trupi në një
sipërfaqe. Fërkim i brendshëm. Fërkim rrëshqitës.
Fërkim i thatë. Fërkimi i rrokullisjes.
FORCË
Energjia që harxhohet ose që çlirohet në një njësi
kohe për të bërë një punë; fuqia që ushtrohet mbi një
trup dhe që ndryshon gjendjen e tij të qetësisë ose të
lëvizjes; madhësi fizike që karakterizon bashkëveprimin
(tërheqjen, shtytjen etj.) ndërmjet grimcave, trupave e
fushave. Forcë elektrike (mekanike). Forca tërheqëse
(shtytëse). Forcë magnetike. Forcë ngritëse. Forca
molekulare (bërthamore). Forca e rëndesës. Forca e
fërkimit. Forca e plogëtisë. Forca e ujit. Forca e
motorit. Madhësia e forcës.
FOTON
Grimcë elementare e dritës.
FUQI
Energjia që çlirohet a që harxhohet në një njësi
kohe për të bërë një punë ose për të vënë në lëvizje
diçka; energjia që ushtrohet mbi një trup, e cila bëhet
shkak për të prishur gjendjen e tij të qetësisë ose të
lëvizjes. Fuqia elektrike. Fuqi kalorifike. Fuqia e
makinës (e motorit). Fuqia e rrymës. Fuqia e ujit.
FUSHË
Një nga trajtat kryesore të qenies së
materies në hapësirë ose në një pjesë të saj, që nuk ka
masë prehjeje dhe që shfaqet në tipe të ndryshme.
Fusha elektromagnetike. Fusha bërthamore. Fusha e
gravitacionit. Fusha e bashkëveprimeve të dobëta.
Lënda dhe fusha.
GALVANOMETËR
Aparat që shërben për të matur fuqinë e rrymave të
dobëta elektrike. Galvanometër shkollor. Galvanometër
me pasqyrë.
GAMA
Emri i shkronjës së tretë të alfabetit grek (përdoret në
matematikë, në fizikë e në astronomi për të shënuar
pikën e tretë, këndin e tretë etj.). rreze që dalin si valë
elektromagnetike më të shkurtra se ato të rrezeve iks
gjatë shndërrimit radioaktiv të bërthamave të atomit dhe
që kanë aftësi shumë të madhe depërtuese. Rrezatimi gama.
GRAVITET
Rëndesë
GJENDJE
Mënyrë të qeni e një lënde ose e një trupi, që
përcaktohet nga shkalla më e madhe ose më e vogël e
lidhjes dhe e lëvizjes së molekulave. Gjendja fizike e
materies (e lëndës). Në gjendje të ngurtë (të lëngët, të
gaztë). Kalon nga një gjendje në tjetrën. Gjendja
kritike e lëndës.
GJURMUES
Që përdoret për të ndjekur rrugën e lëvizjes së
lëndëve e të elementeve në një organizëm, në një
proces etj. Atome gjurmuese.
GJYSMËPËRCJELLËS
Gjysmëpërçues
GJYSMËPËRÇUES
Lëndë me përçueshmëri elektrike të dobët ndërmjet
përcjellësve dhe izoluesve; përçues prej kësaj lënde që
përdoret në aparate të ndryshme.
Aparat me gjysmëpërçues. Radio me gjysmëpërçues.
Përdorimi i gjysmëpërçuesve.
Fjalor Fizik
No comments:
Post a Comment