Fjalor Fizike H - I - K
HARK ELEKTRIK
Dy shufra karboni të lidhura me burimin e rrymës elektrike,
të cilat, kur afrohen, lëshojnë shkëndija me dritë verbuese.
HEQJE
Rëndesë. Qendra e heqjes.
HERC
Njësi e dendurisë së dridhjeve, që është e barabartë me
një lëkundje në një sekondë (shkurt. Hz).
IMPULS
Sasia e lëvizjes së një trupi, e barabartë me
prodhimin që del nga shumëzimi i masës së këtij trupi
me shpejtësinë e tij. Ligji i ruajtjes së impulsit. Llogarit
impulset.
INTENSITET
Sasia e ngarkesës elektrike që kalon nëpër qark
në një njësi kohe, forca e rrymës elektrike; forca e
fushës elektrike ose e fushës magnetike. Intensitet
elektrik (magnetik). Intensiteti i fushës elektrike (i
fushës magnetike). Rritet (bie) intensiteti. Mat
intensitetin.
INTERVAL
Ndryshimi i një tingulli nga një tjetër që
është më i lartë a më i ulët. Interval prej një toni (prej
një gjysmëtoni). Interval oktave intervali i dy notave të
njëjta në dy oktava që ndjekin njëra-tjetrën.
IZOLANT
Lëndë që nuk e përcjell rrymën elektrike, nxehtësinë,
lagështinë ose zërin dhe që përdoret për izolim ose për
të bërë pajisje izoluese; pajisje e bërë me këtë lëndë.
Mbështjell (vesh) me izolant.
IZOLATOR
Izolant
KALË-FUQI
Njësi matjeje e fuqisë së një motori, e barabartë me 75
kilogram metra në sekondë.
KALORI
Njësia e matjes së nxehtësisë, e barabartë me sasinë e
nxehtësisë që nevojitet për të ngritur në një gradë
temperaturën e një grami uji të pastër; sasia e kalorive
që jep një ushqim. Kalori mesatare. Kalori e madhe
sasia e ngrohtësisë që nevojitet për të ngritur ose për të
ulur në një gradë temperaturën e një kilogrami (a të një
litri) uji të pastër. Sasia e kalorive. Jep (prodhon)
kalori. Shprehet në kalori.
KATION
Jon me ngarkesë pozitive
KATODË
Elektrodë e polit negativ në një burim rryme ose
elektrodë e lidhur me polin negativ të një burimi të
rrymës elektrike, elektrodë negative
KOHERENT
Që i ka të bashkuara fort a të lidhura ngushtë
elementet përbërëse; që ka koherencë. Trup koherent.
Valë koherente valë që kanë dritë të njëjtë e të
vijueshme në të gjitha fazat. Lëkundje koherente.
KOHEZION
Forca që mban të bashkuara fort molekulat e një
trupi. Kohezioni molekular. Kohezioni midis shtresave.
Forca e kohezionit
KRITIK
Që lidhet me procese të rëndësishme fizike ose
kimike, që ka të bëjë me ndryshimin e cilësisë ose të
vetive të qenësishme të një trupi a të një lënde.
Gjendja (pika) kritike e lëndës. Temperatura kritike e
gazit (e një lënde). Masa kritike.
KUANT
Sasia më e vogël e energjisë që mund të emetohet ose
të përthithet nga lënda. Teoria e kuanteve. Mekanika e kuanteve.
KUMBIM
Rezonancë.
KUNDËRGRIMCË
Grimcë simetrike me një grimcë elementare të atomit, që
ka ngarkesë të kundërt me të, antigrimcë.
Fjalor Fizike
No comments:
Post a Comment