Fjalor Kimik - K

Fjalor Kimik - K


KADMIUM
Metal me ngjyrë të bardhë, i shkëlqyeshëm, i butë dhe i
përkulshëm si kallaji (simboli Cd). Sulfur kadmiumi. Shufra kadmiumi.

KAFEINË
Lëndë e veçantë që gjendet në kokrrat e kafesë
e në disa bimë të tjera dhe që ka veti nxitëse për
sistemin nervor, për zemrën, për qarkullimin e gjakut etj.
Përmban kafeinë. I hoqën kafeinën.

KALCIUM
Metal i butë me ngjyrë të bardhë në të verdhë dhe i
shkëlqyeshëm si argjendi, që është përbërës i kryesor i
gurëve gëlqerorë (simboli Ca). Kalcium radioaktiv.
Kloruri i kalciumit. Sulfati i kalciumit. Nitrati i kalciumit.
Oksidi i kalciumit. I mungon kalciumi.

KALIUM
Metal i butë si dylli, me ngjyrë të bardhë e me shkëlqim
argjendi (simboli K).
Kloruri i kaliumit pluhur i imët, i bardhë, i ngjashëm me
kripën e gjellës, që tretet mirë në ujë dhe përdoret si
pleh në bujqësi. Plehrat e kaliumit. Sulfati i kaliumit
pluhur i imët, në ngjyrë hiri të çelur, që tretet mirë në
ujë dhe përdoret si pleh në bujqësi. Oksidi i kaliumit.

KALLAJ
Metal i butë, me ngjyrë të bardhë në të
argjendtë, që shkrin lehtë dhe që përdoret zakonisht
për të kallajisur enët e për të ngjitur sende prej metali
etj. (simboli Sn). Oksid kallaji. Lidhje kallaji. Fletë
kallaji. Minierë kallaji. Ngjit (lyej) me kallaj.

KARBIT
Bashkim i karbonit me një metal, kryesisht me
kalciumin. Karbit kokërr. Pluhur karbiti. Llambë me
karbit.

KARBOHIDRAT
Bashkime organike të përbëra nga karboni, hidrogjeni e
oksigjeni, që gjenden me shumicë në natyrë, sidomos
në prodhimet bimore, dhe përbëjnë bazën e gjithë
veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut, të kafshës
e të bimëve. Grupi (lloji) i karbohidrateve. I pasur me
karbohidrate.

KARBON
Element kimik, jometal, që gjendet në natyrë i
lirë ose në të gjitha lëndët organike (simboli C). Karbon
radioaktiv. Çelik me karbon. Oksid karboni gaz i
përbërë nga karboni dhe oksigjeni, pa ngjyrë, pa shije,
helmues, që digjet lehtë. Sulfuri i karbonit lëng pa
ngjyrë, helmues, me erë si të vezës së prishur, që
avullohet shpejt.

KARBONIK
I përbërë nga karboni dhe oksigjeni, që përmban
dyoksid karboni. Gaz karbonik gaz pa ngjyrë, më i
rëndë se ajri, i tretshëm në ujë dhe helmues; dyoksid
karboni. Acid karbonik acid që formohet nga shkrirja e
gazit karbonik në ujë, acid i përbërë nga karboni,
hidrogjeni e oksigjeni. Ujëra karbonike. Çelik karbonik.

KARBUR
Trup i përbërë që përftohet nga bashkimi i karbonit me
metale (me hekurin, me kalciumin etj.). Karbur alumini.
Karbur kalciumi.

KATALIZATOR
Lëndë që përdoret për të shpejtuar, për të
ngadalësuar ose për të ndryshuar rrjedhën e një
reaksioni kimik, por që vetë nuk pëson asnjë ndryshim.
Përdorimi i katalizatorëve. Vetitë e katalizatorit.

KAUSTIK
Që ka vetinë të gërryejë, të brejë, të djegë a të prishë
indet e gjalla; që ka veti gërryese, që bren një lëndë
tjetër. Lëndë kaustike. Veprim kaustik. Sodë kaustike.
lëndë e ngurtë me ngjyrë të bardhë, e tretshme në
ujë, që ka veti gërryese, thith lagështirën dhe përdoret
në industri e në mjekësi.

KLOR
Element kimik, gaz mbytës më i rëndë se ajri, i tretshëm
në ujë, me ngjyrë të verdhë në të blertë dhe me veti
helmuese e dezinfektuese (simboli Cl).

KLORIK
Acid klorik: tretësirë e përbërë nga hidrogjeni, klori e
oksigjeni.

KLORUR
Kripë që përftohet nga bashkimi i acidit klorhidrik me
një bazë. Kloruri i natriumit (i potasit). Kloruri i
hidrogjenit. Kloruri i zinkut.

KOMBINOJ
Bashkoj dy a më shumë trupa të thjeshtë në një
përpjesëtim të caktuar për të përftuar një lëndë të re të
përbërë.

KRIPË
Përbërje kimike, formuar nga zëvendësimi i
plotë a i pjesshëm i hidrogjenit të një acidi me metal e
me njëvlerës të tij. Kripëra organike (joorganike).
Kripëra minerale. Kripa e potasit. Kripa e hekurit.
Kripa e argjendit.

KROM
Metal i fortë me ngjyrë hiri në të bardhë e me shkëlqim
si argjend, që nuk ndryshket në ajër dhe që përdoret
zakonisht në industri për të veshur sendet prej metali
(simboli Cr). Nxjerrja e kromit. Përpunimi i kromit.
Lidhjet e kromit. Industria e kromit. Minierë kromi.
Minerali i kromit.

Fjalor Kimik - K

No comments:

Post a Comment