Fjalor Matematikor L - NJ
LAKESË
Madhësi
që tregon përkuljen e një vije ose të një sipërfaqeje në krahasim me drejtëzën
ose me rrafshin. Lakesë e afërsishme. Lakesa e vijës. Lakesa e sipërfaqes (e
rrafshit).
LËNDOR
Që
shoqërohet me njësinë e matjes ose me njësitë e sendeve të numëruara, konkret.
Numër lëndor. Madhësi lëndore.
LINEAR
Që
shtrihet në vijë të drejtë, që përllogaritet në rrafshin horizontal; i
gjatësisë. Përmasat lineare. Masat lineare masat e gjatësisë.
LOGARITËM
Treguesi
i fuqisë, në të cilën duhet të ngrihet një numër i caktuar (që quhet bazë) për
të dhënë një numër tjetër. Logaritëm dhjetor (i zakonshëm). Logaritmi i një
numri. Logaritëm me bazë dhjetë. Sistemi i logaritmeve. Shkalla e logaritmeve.
Tabela e logaritmeve. Gjeti logaritmin e një numri.
MBETJE
Përfundimi
që del kur nga një numër a madhësi zbresin një numër a një madhësi tjetër.
Heqja e mbetjes nga i zbritshmi. Zbritje (pjesëtim) me mbetje (pa mbetje).
MBLEDH
Bëj
mbledhjen e dy a më shumë numrave për të gjetur shumën e tyre. Mbledh me gojë
(me shkrim).
MBLEDHËS
1.
Numër që mblidhet me një tjetër ose me të tjerë, i mbledhshëm.
2. Që
mbledh në mënyrë automatike disa numra dhe shënon në letër shumën e mbledhur.
Makinë mbledhëse.
MBLEDHJE
Një nga
të katër veprimet themelore të aritmetikës, me anë të të cilit gjejmë shumën e
përbashkët të dy a më shumë numrave. Mbledhja dhe zbritja. Prova e mbledhjes.
Bëj mbledhjen e numrave.
MBLEDHSHËM
Numër
që mblidhet me një tjetër, mbledhës. I mbledhshëm i njohur (i panjohur). Shuma
e të mbledhshmëve.
MIJËSHE
Numrat
nga një mijë deri në nëntë mijë, që përbëjnë rendin e parë të klasës së dytë.
Shtylla e mijësheve. Mbledhja e mijësheve. Veprimet me mijëshe. Klasa e
mijësheve klasa e dytë, ku hyjnë mijëshet, dhjetëmijëshet dhe qindtmijëshet.
Mijëshja ka dhjetë qindëshe.
MINUS
1.
Shenja (-) që vihet ndërmjet dy numrave a dy madhësive për të treguar veprimin
aritmetik të zbritjes; shenjë e tillë që tregon vlerën e kundërt me atë të një
madhësie pozitive; kund. plus. 4-1 (katër minus një). -a (minus a). I vuri një
minus përpara.
2.
Heqim, zbresim (kur zbresim një numër a një madhësi nga një tjetër); pa. Shtatë
minus pesë baras dy.
MOSBARAZIM
Shprehje
algjebrike me anë të së cilës krahasohen dy madhësi të pabarabarta. Dy anët e
mosbarazimit. Vetitë e mosbarazimeve.
NATYROR
Numrat
natyrore, numrat e plotë me shenjë pozitive që përbëjnë një varg.
NDËRPRERJE
Vendi
ku priten dy vija, dy sipërfaqe ose dy trupa. Ndërprerje e drejtëzës me
rrafshin.
NDRYSHESË
Prania
e dy numrave të njëpasnjëshëm me shenjë të kundërt në një varg numrash realë.
NDRYSHIM
Madhësia
që del duke zbritur një shifër nga një tjetër. Ndryshimi midis dy madhësive. Me
një ndryshim të vogël.
NDRYSHUESHËM
Madhësi
e ndryshueshme, madhësi e cila merr vlera të ndryshme sipas kushteve të
problemit.
NËNFISH
Numri
që hyn një a më shumë herë në një numër më të madh pa lënë mbetje. Dyshi është
nënfishi i gjashtës.
NGRE
Shumëzoj
me vetveten një shifër ose një shprehje për një numër të caktuar herësh. Ngre
në katror. Ngre në fuqi të katërt.
NGUSHTË
Kënd i
ngushtë, që është më i vogël se nëntëdhjetë gradë. Kënd i ngushtë.
NORMAL
Që bie
pingul mbi një rrafsh. Drejtëz normale me një rrafsh.
NORMALE
Drejtëz
pingule. Normale kryesore. Ngre një normale.
NUMËRUES
Numri i
sipërm i një thyese, që tregon sa pjesë janë marrë nga ato, në të cilat është
ndarë një numër i plotë. Emëruesi dhe numëruesi.
NJË
Numri i
parë në vargun e numrave të plotë numri 1; numri i plotë më i vogël, që shënon
njësinë më të vogël; njësia më e vogël në një grup, që shënohet me këtë numër.
Numri një. 1
NJËGJYMTYRËSH
Monom.
NJËPASNJËSHËM
Numra
të njëpasnjëshëm, numra të plotë, që vijnë njëri pas tjetrit pa ndërprerje
(p.sh. 1, 2, 3, 4, 5 etj.).
NJËSI
1.
Numri më i vogël në vargun e numrave natyrorë; madhësia që përfaqëson ky numër.
Katra ka katër njëshe ose katër njësi. Shtoj (heq) disa njësi. Është tetë njësi
më i madh.
2.
Madhësi që merret si bazë për të numëruar ose për të matur madhësi të tjera të
një fare. Njësi themelore (bazë).
3.
Njësi këndore.
4.
Njësi e rendit të dyti, dhjeta.
5.
Njësi e rendit të tretë, njëqind.
NJËSHE
Numrat
që nga një deri në nëntë, të cilët formojnë shtyllën e parë nga e djathta në
numrat me shumë shifra. Shtylla e njësheve. Veprimet me njëshe. Mbledhim
njëshet.
NJËVLERËS
Diçka
që ka të njëjtën vlerë, sasi a cilësi me një gjë tjetër, diçka e njëvlershme me
një gjë tjetër; diçka, e cila mund të zëvendësojë plotësisht një gjë tjetër.
Njëvlerës algjebrik.
NJOHUR
Madhësi
e dhënë; madhësi së cilës ia dimë vlerën; kund. e panjohur. E marrim si të
njohur.
Fjalor Matematikor L - NJ
No comments:
Post a Comment