Fjalori i Matematikes F- K

Fjalori i Matematikes F- K



FAKTOR
Një numër i plotë, me përjashtim të njëshit, me të cilin mund të plotpjesëtohet një numër tjetër me i madh; numri me të cilin shumëzohet një numër tjetër; secili nga numrat e shumëzimit që japin së bashku një prodhim. Faktor i njohur (i panjohur). Faktor i përbashkët. Dyshi, treshi, gjashta dhe nënta janë faktorët e tetëmbëdhjetës. Zbërthej në faktorë.

FAKTORIZOJ
Gjej faktorët e një numri, e zbërthej në faktorë të përbashkët. Faktorizoj një numër.

FIGURË
Pjesë e një rrafshi, e kufizuar me një vijë të mbyllur; tërësi pikash a vijash të vendosura në një mënyrë të caktuar. Figurë gjeometrike. Vizatoj (bëj) një figurë.

FORMULË
1. Përkufizim i shkurtër e i përpiktë.
2. Formulë algjebrike (matematikë), shprehje me shkronja që tregon madhësitë dhe veprimet që duhen kryer me to.
3. Formulë trigonometrike

FUNDMË
Madhësi e fundme, madhësi që ndryshon në caqe të caktuara, që nuk është e barabartë as me zeron, as me pafundësinë.

FUNKSION
Madhësi e ndryshueshme, vlera e së cilës varet nga vlera e një madhësie tjetër të ndryshueshme dhe që i përgjigjet asaj. Funksion algjebrik. Teoria e funksioneve.

FUQI
Prodhimi që del nga shumëzimi i një numri bazë me veten e tij aq herë sa është treguesi i tij. Fuqi e dytë (katrore). Fuqi e tretë (kubike). Fuqia e një numri (e një thyese). Treguesi i fuqisë. Baza e fuqisë. Ekuacion i fuqisë së parë (së dytë). Ngre në fuqi.

GAMA
Emri i shkronjës së tretë të alfabetit grek (përdoret në matematikë, në fizikë e në astronomi për të shënuar pikën e tretë, këndin e tretë etj.). Këndi gama.

GRADË
Ekuacion i gradës së parë (së dytë).

GJARPËROR
Kllapa gjarpërore, kllapa gjarpëruese. { }

GJERË
Që është më i madh se këndi i drejtë, por më i vogël se këndi i shtrirë, që është më i madh se nëntëdhjetë gradë, por më i vogël se njëqind e tetëdhjetë gradë. Kënd i gjerë.

GJYMTYRË
Secila nga njësitë më të thjeshta të një të tëre, që mund të ndahen veçan dhe që kanë marrëdhënie të caktuara midis tyre. Gjymtyrët e thyesës. Gjymtyrët e barazimit.

GJYSMËDREJTËZ
Pjesë e drejtëzës, që ka kufi vetëm nga njëra anë. Heq një gjysmëdrejtëz.

GJYSMËQARK
Figure e rrafshët, që kufizohet nga gjysma e një rrethi dhe nga diametri i tij.

GJYSMËRRAFSH
Gjysma e një rrafshi.

GJYSMËRRETH
Gjysma e një rrethi.

HEMISFERË
Trup gjeometrik që ka trajtën e gjysmës së rruzullit, gjysmërruzull.

HEQ
Zbres. Pesë heqim dy. Dhjetë heqim tre.

HERËS
Numri që del nga pjesëtimi i një numri me një numër tjetër, përfundimi i pjesëtimit të dy numrave. Herësi i dy numrave. Gjej herësin.

IDENTITET
Përputhje e plotë e dy anëve të një barazimi, pavarësisht nga vlerat që u japim elementeve të anëve të këtij barazimi. Identitet trigonometrik. Parimi i identitetit.

IMAGJINAR
Numër imagjinar, numër që shpreh rrënjën katrore të një madhësie a të një njësie negative (p. sh. a2 = — 1 ose a = — 1).

INDEKS
Shenjë (numër ose shkronjë), që u vihet përbri shkronjave të një shprehjeje për t’i dalluar. Tek X1 indeksi është 1.

INTEGRAL
Madhësi tërësore, e vështruar si shumë e pjesëve të veta pambarimisht të vogla. Integrali i caktuar i një funksioni. Integrali i pacaktuar i një funksioni bashkësia e funksioneve që kanë derivat funksionin e dhënë. Integral i shumëfishtë. Integral sipërfaqësor.

IRRACIONAL
Që nuk mund të shprehet a të paraqitet në trajtën e një raporti të dy numrave të plotë; që s’është as i plotë as thyesor. Numrat irracionalë. Shprehje irracionale shprehje që përveç veprimeve të mbledhjes, të zbritjes, të shumëzimit e të pjesëtimit përmban dhe veprimin e nxjerrjes së rrënjës.

JASHTËQENDROR
Që nuk ka një qendër të përbashkët me të tjerët, që është jashtë qendrës së përbashkët. Rrathë jashtëqendrorë. Sfera jashtëqendrore.

JASHTËSHKRUAJ
Vizatoj një figurë gjeometrike rreth e rrotull një figure tjetër dhe jashtë saj. I jashtëshkruaj trekëndëshit një rreth.

KATROR
1. Prodhimi që del nga shumëzimi i një numri çfarëdo me veten e vet. Katrori i një numri. Katrori i hipotenuzës. Ngre në katror.
2. Që ka të bëjë me katrorin, që shërben për të matur sipërfaqen; që ka brinjën një metër (për një sipërfaqe ose një katror). Masat katrore masat e matjes së sipërfaqes. Metër katror sipërfaqja e një katrori, që ka brinjën një metër. Dy centimetra katrore.
3. Rrënjë

KOEFICIENT
Numri a shkronja përpara një shprehjeje algjebrike ose përpara një formule kimike, që tregon se sa herë duhet të rritet vlera e shprehjes ose e pjesëve të formulës; numër që tregon se sa herë duhet të rritet një madhësi e panjohur a e ndryshueshme. Koeficient shkronjor. Vendos
koeficientin.

KONKRET
Që shoqërohet me emrin e njësisë së matjes ose të sendeve të numëruara. Numër konkret. Madhësi konkrete.

KOROLAR
Pasojë e drejtpërdrejtë e një teoreme të vërtetuar më parë.

KUB
Prodhimi që del nga ngritja e një numri në fuqi të tretë; fuqi e tretë në të cilën ngrihet një numër. Kubi i një numri. Ngre në kub.

KUBIK
Rrënja kubike, numri, i cili, i ngritur në fuqi të tretë, jep numrin e dhënë.

KUFIZË
Secili numër në një varg numrash që japin një shumë, një prodhim a një mbetje të caktuar. Shuma e kufizave. U ndërroj vendin kufizave. 


Fjalori i Matematikes F- K

No comments:

Post a Comment