Fjalor Muzikor - R

Fjalor Muzikor - R



RAPSODI
Pjesë muzikore për vegla ose për t'u kënduar,
që mbështetet në krijimet dhe në motivet popullore të
një vendi. Rapsodi për piano e orkestër.

RE
Nota e dytë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë.
Nota re.

RECITAL
Koncert muzikor (me zë ose me vegla) i një artisti të
vetëm. Recital këngësh. Recital në piano (në violinë).
Recitali i këngëtarit. Dha një recital.

REFREN
Strofë, varg a fjalë që përsëritet rregullisht në fund të
pjesëve të një vjershe ose të një kënge. Refren i
shkurtër. Refreni i këngës (i vjershës). Përsëritet si
refren. Mbaron me një refren. Këndoi refrenin.

REGJISTËR
1. Një nga pjesët e shkallës muzikore të një vegle
ose të zërit të njeriut; shtrirja e zërit të një këngëtari.
Regjistër i lartë (i mesëm, i ulët). Regjistri i zërit.
Regjistra të ndryshëm.
2. Tërësia e tasteve ose e gypave të një vegle me
frymë, që japin të njëjtën shkallë muzikore. Regjistri i
fizarmonikës (i organos). Ndërroj (shtyp) regjistrin.

REPLIKË
Pjesë e shkurtër në një copë muzikore, e cila
përsëritet në mënyrë të ndryshme nga një këngëtar ose
me të cilën rifillon një vegël pas një pushimi. Replikë
muzikore. Replika e korit.

RIMARRJE
Copë e një vepre muzikore, që përsëritet edhe
një herë më pas.

RITËM
Lëvizja e rregullt dhe zgjatja e tingujve, që
bëhet në përputhje me njësitë e caktuara të kohës;
zgjatja e rregullt e lëvizjeve të një valleje, që përputhet
me muzikën. Ritëm muzikor. Ritmi i melodisë. Ritmi i
vallëzimit. Me ritëm të shpejtë (të ngadaltë). Ka ritëm.
Mbaj (prish, rregulloj) ritmin. I dha ritmin.

RITMIK
Që ka të bëjë me ritmin, i ritmit; që ka një
ritëm të caktuar. Theksi ritmik. Vargu ritmik. Muzikë ritmike.

RITMIKË
Mënyra e organizimit të ritmit në një poezi
ose në një pjesë muzikore; tërësia e veçorive të ritmit
në një vepër; dega e teorisë së letërsisë dhe e muzikës
që merret me studimin e kësaj mënyre dhe të këtyre
veçorive. Ritmika popullore.

ROMANCË
Pjesë e vogël muzikore me karakter lirik, që
është krijuar sipas fjalëve të një vjershe dhe që
këndohet e shoqëruar me vegla. Romancë për violinë
dhe orkestër. Këndoj një romancë. Luaj një romancë.

Fjalor Muzikor - R

No comments:

Post a Comment