Fjalor Muzikor - SH
SHKALLË
Varg tingujsh muzikorë në rend ngjitës ose
zbritës, që përfshin zakonisht një oktavë. Shkallë
muzikorë (melodike, harmonike).
SHOQËROJ
Këndoj ose luaj në një vegël muzikore në
harmoni me dikë që këndon ose luan në një vegël tjetër
të njëjtën këngë a pjesë. Shoqëroj me kitare. I
shoqëroi në piano pianistja e re. Shoqëron kompleksi
i vajzave (orkestra).
SHOQËRUES
Ai që shoqëron me një vegël muzikore dikë që
këndon ose që luan po atë pjesë në një vegël tjetër.
SHTINGËLLOHET
Çakordohet. Është shtingëlluar kitara.
SHUMËZËRËSH
Polifoni.
No comments:
Post a Comment