Fjalor Muzikor - T
TAKSIM
Pjesë muzikore me ritëm të lirë, që luhet vetëm me një
vegël, zakonisht në ahengje.
TAKT
Një nga njësitë metrike, në të cilat ndahet një
pjesë muzikore; shenjë grafike në trajtë të një vije
pingule, që vihet në kufijtë e kësaj njësie. Luajti
(këndoi) tri taktet e para.
TAMËRR
Tambura.
TAST
Një nga pllakat e gjata prej fildishi a prej lënde
tjetër, që ka pianoja, fizarmonika etj. dhe që, kur
shtypet, bën të goditet një tel a të hapet një vrimë
brenda veglës e të dalë kështu një tingull; pjesë e
ndarë me petëza metali a fildishi në bishtin e disa
veglave muzikore me tela. Tastet e pianos (e
fizarmonikës, e organos). Tastet e kitarës. U ra
tasteve. Shtyp tastet.
TASTIERË
Tërësia e tasteve të pianos, të fizarmonikës
etj.; pjesa me tastet e këtyre veglave. Tastiera e
pianos (e fizarmonikës, e organos, e kitarës). Lëvizte
gishtat mbi tastierë. Mbylli tastierën e pianos.
TEMË
Motivi themelor i një vepre muzikore ose i një
pjese të saj, mbi bazën e të cilit zhvillohet e gjithë vepra
ose pjesa. Tema muzikore. Tema e parë e kohës së parë.
TEMP
Shkalla e shpejtësisë, me të cilën luhet një
pjesë muzikore a një valle, ritëm; fjala që shënon këtë
shkallë. Temp i shpejtë. Tempi i këngës (i valles).
TENOR
1. Zëri më i lartë a më i hollë i burrit; këngëtari që ka
këtë zë, ai që këndon me këtë zë. Tenor i parë.
Tenorët e korit. Me zë tenori.
2. Vegël muzikore frymore që i përgjigjet nga shkalla
zërit më të hollë të burrit.
TETËSH
Që përbëhet e tëra nga tetë njësi ose që ka një pjesë
me tetë njësi. Tel tetësh tel me tetë fije. Strofë tetëshe
strofë me tetë vargje. Notë tetëshe.
TËRRKAT
Tingëllon ndryshe nga toni i duhur, nuk përputhet me
tonin që kërkohet (për veglat muzikore).
TINGULL
Zë në një lartësi të caktuar, që nxjerr një vegël
muzikore kur i biem. Tingull muzikor. Tingull i ëmbël.
Tinguj të gëzueshëm. Tingujt e violinës (e kitarës, e
fizarmonikës). Nën tingujt e orkestrës. Dëgjohen tingujt
e pianos.
TON
Tingull muzikor; intervali më i madh ndërmjet dy
notave të njëpasnjëshme në gamën muzikore; tingulli
muzikor bazë me të cilin nis një këngë a një vepër tjetër
muzikore. Gama ka pesë tone dhe dy gjysmëtone. Një
ton më lart (më poshtë). I dha tonin korit (orkestrës).
TRANSKRIPTOJ
Përshtat për një vegël a për një zë tjetër një
vepër muzikore, që është shkruar për një vegël a për
një zë të caktuar. Transkriptoi një simfoni.
No comments:
Post a Comment