Fjalori anatomik-T-ZH

Fjalori anatomik T-ZH


T


TEJZË
Dell a damar i hollë, gilcë; pejzë. Tejzat e
gjymtyrëve. Tejzat e zërit. Në të gjitha tejzat e trupit

TËMBËL
Fshikëz e ngjitur me mëlçinë e zezë, e mbushur
me një lëng shumë të hidhur me ngjyrë të verdhë në të
gjelbër, i cili kullon në zorrë dhe ndihmon për të tretur
ushqimet; lëngu i kësaj fshikëze, vreri. Fshikëza (qeska)
e tëmblit. Ka gurë në tëmbël. Vuan nga tëmbli. I plasi
tëmbli. Ishte i hidhur si tëmbli.

TËMTH
Secila nga dy pjesët e sipërme anësore, të sheshta ose
pak të futura, të kokës së njeriut, që ndodhen përtej
vetullave ndërmjet ballit, faqeve dhe veshëve.
Tëmthi i djathtë (i majtë). Tëmthat e kokës.

TËRTHORE
Diafragma. Tërthorja e barkut.

TIMONIERE
Timpan, Daullja e veshit.

TRU
Pjesa qendrore e sistemit nervor të njerëzve e të
kafshëve, që përbëhet nga një lëndë e butë, me ngjyrë
të bardheme, e cila mbush kafkën dhe është e
mbështjellë me tri cipa; lënda e përhime e kësaj pjese
të sistemit nervor si qendër e shqisave; e veprimtarisë
mendore, e ndijimeve dhe e lëvizjeve të vullnetshme;
organi i të menduarit te njeriu. Truri i madh. Truri i
vogël. Truri i përparmë. Truri i mesëm. Truri i pasmë.
Cipa e trurit. Korja (lëvorja) e trurit. Tronditje në tru.

TRUNG
Pjesa kryesore e një nervi a e një ene gjaku,
që ka trajtën e një gypi.
Trung nervor. Trungu i aortës

TUB
Tubi i frymëmarrjes. Tubi i tretjes.

TULLUMBACE
Fshikëza e ujit, qeska e ujit; fshikëza e ajrit te peshqit.

TUNIKË
Vemesë.

U


UJTH
Fshikëza e ujit të hollë; sëmundje e fshikëzës
së ujit të hollë.

UNAZË
Unazë e shtyllës kurrizore, rruazë e kurrizit.

URË
1. Ura e supit, heqësi.
2. Ura e këmbës,. pjesa e thelluar e shputës së këmbës.
3. Urë dhëmbësh pllakë e posaçme që mban dhëmbët e
vënë duke u lidhur nga të dyja anët me dy dhëmbët e shëndoshë


V

VEMESOR
Që është i veshur a i mbuluar me një cipë të hollë, me
vemesë (për një farë, për qelizën etj.); që është si
vemesë. Cefël vemesore.

VEND
Vendi i fëmijës, organi që formohet në mitrën e gruas shtatzënë dhe që
shërben për shkëmbimin e lëndëve e për ushqimin e embrionit.

VENË
Enë që sjell gjakun nga pjesët e ndryshme të trupit në
zemër. Venat e kokës (e mushkërive, e krahut). Zgjerimi i venave.
Merr gjak nga vena.

VERTEBËR
Unazë e shtyllës kurrizore te njeriu e te kafshët, rruazë.
Vertebrat e qafës (e kryqeve, e bishtit).

VESH
1. ecili nga dy organet e dëgjimit, që gjenden në të dy
anët e kokës te njeriu dhe te kafshët e larta; pjesa e
jashtme prej kërceje, llapa e këtyre organeve.
2. Daullja (lodra) e veshit.
3. Kërmilli i veshit.
4. Dylli i veshit!

VEZORE
Gjëndër gjinore e femrës në trajtë vezake, ku
përftohen vezët. Vezorja e gruas. Vezorja e kafshëve.

XH


XHIDAVI
Pjesa e ngritur në fund të zverkut te bagëtitë,
që formohet nga zgjatimet e rruazave të shtyllës
kurrizore dhe nga majat e shpatullave.


Y

YZENGJI
Njëra prej tri kockave të vogla që ndodhen
brenda veshit të mesëm dhe që shërbejnë për të
përçuar tingujt. Çekani, kudhra dhe yzengjia.


Z


ZGAVËR
Gropë a vend i zbrazët në trupin e njeriut, ku
qëndrojnë organe të ndryshme jetësore. Zgavra e
kraharorit. Zgavra e barkut. Zgavra e syrit. Zgavrat e
kafkës.

ZGERDHË
Bronket.

ZOG(TH)
Muskuli i gjymtyrëve, zogthi. Zogu i krahut
muskuli i llërës. Zogu i këmbës pulpa.

ZORRË
1. Pjesë e aparatit tretës të njeriut e të kafshëve,
në trajtën e një gypi të mishtë, të gjatë e të ngushtë, që
fillon nga stomaku, përdridhet disa herë në bark e
mbaron në të ndenjurat.
2. Zorra e hollë, pjesa e këtij organi nga stomaku deri te
zorra e trashë.
3. Zorra e trashë, pjesa e këtij organi nga zorra e hollë
deri në të ndenjurat.
4. Zorra e verbër (qorre) pjesë mbeturinore që ndodhet në krye
të zorrës së trashë dhe ka trajtën e një krimbi.
5. Zorra e kuqe, ezofagu, kapërcelli.


Fjalor anatomik - Fjalori i anatomise
Fjalori Stamina 2013
____________________________________


No comments:

Post a Comment