Fjalori i anatomise R-SH

Fjalori i anatomise R-SH


R


RETINË
Cipa më e brendshme e kokërdhokut të syrit, që është
e ndjeshme ndaj dritës dhe që ia përçon ndijimin nervit
pamor, rrjetëza e syrit. Retina e syrit.
Shëmbëllim në retinë.

RIMTH
Një si elbth me majë, që ndodhet në anën e jashtme të
organit gjinor të femrës.

RISHTE
Kërcet (e trupit).

RR


RREMB
Enët e imëta të gjakut; damarë. Me
rremba të fryrë. Rrembat e gjakut.

RRËNJË
Pjesa me të cilën një organ me trajtë të zgjatur
është kapur ose është ngulur në një ind; pjesa e
prapme e një organi të tillë. Rrënja e flokut. Rrënja e
thoit. Rrënja e hundës rrëza e hundës.

RRJETËZ
Retinë.

RROKËZ
Pjesa e brendshme e veshit, që ka trajtën e kërmillit,
kërmilli i veshit. Rrokëza e veshit.

RROTULL
Kockë në trajtë unaze ose rrethi të plotë.
Rrotullat e kurrizit (e qafës) rruazat e kurrizit (e qafës).
Rrotulla e gjurit gashta e gjurit.

RRUAZË
1. Eshtër e rrumbullakët me një vrimë dhe me tri
të dala si dhëmbë, që lidhet me të tjerat për të ndërtuar
shtyllën kurrizore të njeriut e të kërbishtorëve të tjerë.
Rruaza e qafës. Rruazat e zverkut. Rruazat e kurrizit.

RRUDHË
1. Vijë e përthyer në lëkurën e ballit, të fytyrës, të
duarve etj., që bëhet kur mblidhet lëkura nga mosha,
nga dobësimi, nga vuajtjet a nga një ndjenjë e rëndë; zhubër.
2. Rrudhat e trurit, të ngritura e të thelluara në cipën e trurit.

RRUGË
Gyp i zbrazët, nëpër të cilin kalon ushqimi, gjaku, ajri etj.
Rrugët e tretjes. Rrugët e frymëmarrjes.

RRYL
Gabzherr, skërfyell. Rryli i fytit.

S

SEGMENT
Secila nga nënndarjet afërsisht të njëjta
të trupit të disa kafshëve ose të kërcellit të disa bimëve;
secila nga pjesët afërsisht të njëjta, nga të cilat
përbëhet një organ ose ndonjë pjesë e trupit; pjesë e
një organi që dallohet nga të tjerat.


SISTEM
Sistem nervor (muskulor, eshtëror).
Sistemi i frymëmarrjes (i qarkullimit të gjakut).

SKELET
Tërësia e eshtrave që përbëjnë mbështetjen e
fortë në trupin e njeriut dhe të kërbishtorëve të tjerë;
eshtrat e një pjese të trupit. Skeleti i njeriut. Skeleti i
kalit (i qenit). Skeleti i kokës (i gjymtyrëve). Gjeti
(zbuloi) një skelet.

SKELETOR
Që ka të bëjë me skeletin, i skeletit. Sistemi skeletor

SKËRFYELL
Pjesa e sipërme e gypit që lidh grykën me
mushkëritë për të kaluar ajri.

STOMAK
Pjesa kryesore e aparatit tretës te njeriu dhe te kafshët,
që ndodhet në pjesën e sipërme të barkut, fill pas
kapërcellit dhe që ka trajtën e një traste muskulore, në
të cilën bluhet ushqimi. Stomaku i njeriut mulla, lukthi.

SURRZËL
Cipa e njomë e zgavrave të brendshme të trupit, cipë
jargore, mukozë.

SY
Nyja ku lidhen dy kocka, kyç. Syri i këmbës
secila nga pjesët e ngritura të kockës te qafa e
këmbës. Syri i gjurit kupa e gjurit.

SH



SHARRËZ
Zgjatime të mishta mbi sipërfaqen e lëkurës e
të disa mukozave, që përmbajnë fundin e fijeve nervore
ose të enëve të gjakut dhe që janë shumë të ndjeshme.
Sharrëzat e gjuhës.

SHARRËZ
Vija dhëmbë-dhëmbë ku lidhen pjesët e kafkës

SHIATIK
Nervi shiatik: nerv që del nga pjesa e përparme e
legenit dhe shkon përgjatë ashtit të këmbës.

SHKOPTH
Qeliza nervore shumë të ndjeshme ndaj dritës në rrjetëzën e
syrit të njeriut dhe të kafshëve kurrizore, që duken si shkopinj të vegjël.

SHPATULL
ecila nga të dy kockat e gjera, rrasike e si
trekëndësh, që janë djathtas e majtas pjesës së
sipërme të shpinës së njeriut; zakon. sh. pjesa e
shpinës rreth këtyre kockave; pjesa e trupit të kafshëve
me katër këmbë, ku lidhet këmba e përparme me
trupin; kocka e kësaj pjese. Shpatulla e djathtë (e
majtë). Me shpatulla të gjera (të ngushta).

SHPATULLOR
Që ka të bëjë me shpatullën, që i përket
shpatullës. Arterie shpatullore. Brezi shpatullor tërësia
e kockave që bashkojnë gjymtyrën e sipërme me
kafazin e kraharorit

SHPRETKË
Organ në trajtën e një gjuhe në anën e majtë të
zgavrës së barkut te njeriu dhe te kafshët kurrizore, që
përbëhet prej një indi të butë si sfungjer e me ngjyrë të
kuqe të errët dhe që merr pjesë në formimin e gjakut e
në shkëmbimin e lëndëve; ky organ i disa kafshëve që
përdoret si ushqim.

SHTRAT
Cipë e mishti si sfungjer, që mbështjell e
ushqen pjellën te gruaja shtatzënë ose të femrat barrsa
të gjitarëve dhe që del jashtë bashkë me të.

SHTUF
Ashti i krahut nga bërryli deri te supi; sup. Shtufi i
krahut. Puna do shtufe e shpatulla.

SHTYLLË
vargu i kockave a i kërceve si unaza që shkon
përmes shpinës së njeriut e të shumë kafshëve dhe që
është pjesë kryesore e skeletit;

SHURRËZ
Kanali nëpër të cilin kalon shurra nga fshikëza jashtë.


Fjalor anatomik - Fjalori i anatomise
Fjalori Stamina 2013
____________________________________


No comments:

Post a Comment